back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Takimi i Shkrimtarëve të Diasporës (22 shkurt 2020) – Opinione nga Demalia, Martiko, Marku

Gazeta

Konferenca e Shkrimtarëve të Diasporës
Konferenca e Shkrimtarëve të Diasporë

Takimi i Shkrimtarëve të Diasporës (22.02.2020) – Opinione

Shkrimtarët e diasporës – Ilir Demalia

Një takim i organizuar në Tiranë me 100 shkrimtarët e diasporës, për nga formati, mënyra dhe fallsiteti, të dukej si ato takimet e udhëheqësve të lartë të PPSH-së, me ata shqiptarë që vinin nga diaspora si mbështetës të regjimit komunist për festat e nëntorit apo Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Janë po ai model i shërbimit shërbesave të kopesë pa integritet dhe principe, por si shfrytëzues të zellshëm të shërbëtorizëllimit të pavlefshmërisë karakteriale si kulturë manipulim-simulimi.
Zonja e Ministrisë Diasporës përcaktonte dhe numrin e tyre 100. Pse? Si? Pse 100 dhe jo 50, 30, apo 10 mijë?
Ajo që ishte dhe më e turpëshme këta shkrimtarë diasporistë nuk paskan mësuar kurrgjë nga vendet ku jetojnë. Tashmë i duhet shqiptarëve të varfër t’i xhvaten para nga buxheti shtetit të përkthehen e botohen librat e tyre.
Kur këta janë kaq të zotët sa që mblidhen rreth Pandit, dhe kaq të talentuar dhe me vlerë letrare, pse nuk gjejnë një agjent, shtëpinë botuese atje ku jetojnë dhe ja botojnë ata dhe marrin dhe fitim pa i futur duart në xhepat e shqiptarëve?!! Jo si botimet e librave të Enver Hoxhës nëpër botë me paret e shtetit shqiptar apo një shkrimtari të madh model manipulimi dhe fallsifikimi.
Janë po ata të djeshmit që që kontribuan dhe i shërbyen me zell socrealizmit edhe me propogandën e artit të tyre, pra të keqes dhe demagogjisë kriminale dhe media dhe politika na i paraqesin si ikona, yje, modele edhe sot pas 30 vjetësh. Kjo pavarësisht trumpetave të antikomunizmit tregon se sa jemi larguar si mendësi si gjendje psiko-emotionale nga ajo kohë
Kjo spjegon dhe gjendjen politike, kulturore, sociale dhe moszhvillimit qytetërues të shqiptarëve.
.

Rreth takimit të Shkrimtarëve të Diasporës – Robert Martiko

Në rradhë të parë përshëndes gjithë shkrimtarët që u ftuan në takim, por edhe ata që nuk u ftuan. Ajo që ka shumë rëndësi është se, për t’u futur në temën jetike për Shqipërinë, Mendimin e Kualifikuar, që i korrespondon realitetit shoqëror të Vendeve Perëndimore, si një Model tashmë i sprovuar në praktikë, kërkohen dy gjëra themelore. E para, të njihet ne thellësi Mendimi Perëndimor i dhjetëra gjenive të mendimit, duke eliminuar kulturën e falimentuar marksiste, që mbizotëron. Dhe e dyta, të vihen në plan të parë Modelet Absolute Shqiptare si: Pjetër Meshkalla, Nënë Tereza, Lasgush Poradeci, etj. që mësojnë heroizmin fisnik, ndershmërinë, sakrificën, Hapjen e Shpirtit.
Me të tilla Modele Humane dhe Mendime Mbizotëruese në ditë të errëta, ndodhi mrekullia ne vendet qe sot kanë Shtet me Ligje, Mirëqenie, Siguri, Arsim, etj. Ky duhet të jetë pikësynimi kryesor për të mundur një ditë edhe Shqipëria të futet në Kohë…
.

Refuzova ftesën! S’e meritoja t’isha pjesë e atij takimi Kastriot Marku

Të jem shumë i sinqertë, kësaj herë kam marrë ftesë për të marrë pjesë në Takimin e Shkrimtarëve të Diasporës që u mbajt në Tiranë. Me sinqeritet, e refuzova ftesën sepse mendoja dhe vijoj të mendoj plotësisht i bindur se nuk e meritoja dhe nuk e meritoj të isha apo të jem pjesë e atij takimi, sepse veprimtaria ime në këtë fushë, është tërësisht modeste. Me ra në sy pjesmarrja e pjeses masive të të ftuarve (përjashto moderatorët), të cilët ishin shqiptarë të atyshëm që nuk jetojnë/rezidojnë jashtë Shqipërisë, sepse për nivelin e letërsisë së tyre nuk ka pse marr mundimin të gjykoj. Bazuar në këtë nismë, mendoj që Qendra e Botimeve për Diasporën duhet të ketë prioritet të saj një takim të ngjashëm me ata që zhvillojnë veprimtarinë studimore në disiplinat e tjera albanologjike (përveç letërsisë dhe përkthimit) jashtë Shqipërisë. Nëse do të më premtonte koha dhe mundësitë do të provoja të shkoja, natyrisht nëse do të më ftonin. Askush më shumë se Akademia e Studimeve Albanologjike nuk do të ishte e interesuar për këtë organizim të mundshëm. Pse jo të programohej në 2-3 ditë ky “takim”, si një mënyrë për të zhvilluar ide dhe projekte lidhur me kërkimet e lëna “jetime” nga shteti shqiptar dhe institucionet e tjera gjegjëse, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me historinë dhe gjuhësinë shqiptare.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.