back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Takim në Uashington DC për të përkujtuar viktimat e komunizmit

Gazeta

Viktimat e Krimeve të Komunizmit
Viktimat e Krimeve të Komunizmit

Takim në Uashington DC

për të përkujtuar viktimat e komunizmit

Me ftesë të fondacionit përkujtimor për Viktimat e Komunizmit me qendër në Ushington DC të SHBA dhe i shoqëruar nga shqiptaro-amerikani i mirënjohur në komunitet, z. Cezar Ndreu, z. Beniamin Bakalli, kryetar i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit për degën e Tiranës u takua me Z. Marion Smith, drejtor ekzekutiv i Fondacionit dhe me Dr. Murray Besset nga departamenti i edukimit të fondacionit.
.
Cezar Ndreu & Benjamin Bakalli
Cezar Ndreu & Benjamin Bakalli
Në takim, i cili zgjati për më shumë se nëntëdhjetë minuta, z. Smith shprehu simpatinë e tij për Shqipërinë, për vuajtjet e kombit shqiptar nga komunizmi, dhe tregoi për punën që bëjnë ata si fondacion dhe ftoi miqtë të ndanin eksperiencat dhe njohuritë e tyre nga jeta nën komunizëm në Shqipëri.
Z. Bakalli, pasi falenderoi zotërinjtë mikpritës për takimin dhe për punën e tyre shumë domethënëse, foli në veçanti për historinë e familjes së tij gjatë periudhës së komunizmit, tregoi se familjarët dhe të afërmit e tij mbajnë mbi supe mbi 100 vite burgim në burgjet famëkeqe të Spaçit, Burrelit, Qafë Barit, Ballshit dhe Sarandës për aktivitetin dhe përpjekjet e tij për zbardhjen e së vërtetës kombëtare shqiptare dhe ndau me zotërinjtë amerikanë disa nga punët e tij përmes faqeve të tij informuese si Gjenocidi Komunist në Shqipëri dhe Krimet e Komunizmit si dhe për leksionet që ai bën në institucionet edukuese në Shqipëri në mënyrë që brezi i ri të mësojë të vërtetën.
.
Nga takimi ne fondacionin për Viktimat e Komunizmi
Nga takimi ne fondacionin për Viktimat e Komunizmi

Z. Cezar Ndreu, gjithashtu përzemërsisht falenderoi mikpritësit dhe i përgëzoi ata për punën e madhe edukative dhe fruthdhënëse lidhur me të vërtetat e komunizmit dhe frutet famëkeqe të kësaj ideologjie dhe pastaj ndau disa episode nga historia e familjes së tij, por edhe bëri një pasqyrë të përgjithshme të historisë së kombit shqiptar gjatë periudhës së egër të komunizmit.

Z. Smith, tregoi interes të veçantë për rrëfimet ngjethëse që u paraqitën dhe ftoi gjithë ata persona, përmes këtyrve vizitorëve, që kanë dëshmi personale t’i ndajnë me këtë organizatë. Z. Smith theksoi se punët e fondacionit janë të fokusuara në edukimin e brezit të ri, tregimin e së vërtetës lidhur me atë ideologji skllavëruese e shkatërruese siç është komunizmi që është përjetuar në vendet e lindjes dhe sidomos në Shqipëri dhe premtoi se do vazhdojë komunikimin me shqiptarët dhe shprehu mirënjohje e falenderime për vizitën.
.
Pjesmarres ne takim: Ndreu, McCormack, Besset, Smajlaj, Bakalli,
Pjesmarres ne takim: Ndreu, McCormack, Besset, Smajlaj, Bakalli

Në takim merrte pjesë edhe Merita B. McCormack, autore dhe aktiviste shqiptaro-amerikane në zonën e Uashingtonit si dhe Mariza Smajlaj asistente ekzekutive e Fondacionit.

Korrespondenti i Diellit

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.