back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Tё dalim ta presim Migjenin… – nga Mitrush Kuteli

Gazeta

Mitrush Kuteli (1907-1967)
Mitrush Kuteli (1907-1967)

Tё dalim ta presim Migjenin…

nga Mitrush Kuteli

Njё lajm i mirё pёr leçitёsit shqipёtarё: komisioni pёr shqyrtimin e librave qё vepron pranё Ministrisё tё Kulturёs Popullore, dha pёlqimin e vet pёr qarkullimin e “Vargjeve tё Lira” tё Migjenit.
Vargjet e Lira!
Njё histori mё vete kjo e librёs sё Milosh Gjok Nikollёs.
M’buroj nga njё shpirt i bardhё, sulmin e tё cilit pёr drejtёsi e liri nuk ia pat ndaluar as dogmatika e theologjistёve, as stastika e trajtave tё fjetura, edhe as balta e sёmurё qё i pёrbёnte trupin e tij.
Bota shqipёtare i njihte kёto vjersha, sepse ishin shtypur dhe rishtypur nё revistat e kohёs. Por bota desh mё shumё. Desh njё pёrmbledhje tё plotё.
Paradoksale kjo botё shqipёtare!
.
Migjeni - "Vargjet e Lira" 1944 - Ismail Mal'Osmani
Migjeni – “Vargjet e Lira” 1944 – Ismail Mal’Osmani
Asohere nuk kish blojtur edhe (as edhe sot!) edicionin prej 500 copё tё “Valles sё Yjeve” tё Lasgush Poradecit dhe kёrkonte njё pёrmbledhje tjatёr vjershash.
Edhe Migjeni iu pёrul kёtij vullneti: i vuri nё shtyp “Vargjet e Lira”. Asohere kish dalё nё botё editori shqiptar. Sidoqoftё pёr Migjenin, jo. Duhej pra, qё vetё autori tё jepte paratё e shtypjes. Dhe kёtё e bёri poeti. Ish asohere mёsonjёs nё Pukё. Pra, nёpunёs me rrogё tё ulёt qё e merrte, sipas mёnyrave tё ahershme, nё dy-tre muaj njё herё. Sё kёndejmi kёputi paradhёnijen e dёrguar me dorё, miku shtypshkronjёs. Tё hollat e tija; kursimet e bukёs e tё ilaçeve qё i duheshin aq fort njёj trupi tё sёmurё!
Kjo ngjiste mё 1936.
Lёftohej asohere nё Spanjё, pёr tё provuar armёt e reja; bёrtitej nё Piazza Venezia sa dridhej e gjithё bota; kurse shtypi shqiptar
(Ku jini gazetaxhinj, ku jini?) u binte zalija dyke lёvduar Aleaten e Madhe edhe shpirt-madhёrinё e Kontit Çiano…
Nё Shqipёri kisht ardhur asohere nё fuqi qeverija e Mehdi Frashёrit. Ministёr i Brendshёm ish Et’hem Totua. Frynte njё fllad liberalizmi dhe lirie. Rriheshin nё shtyp mendime tё mёdha. Kish rilindur liria e fjalёs dhe e shkrimit.
.
Migjeni - Millosh Gjergj Nikolla (1911-1938)
Migjeni – Millosh Gjergj Nikolla (1911-1938)
Nёr kёto rethana i vuri Migjeni nё shtyp Vargjet e tija. Vetё caktoi formatin e librёs, vetё zgjodhi kartёn, vetё i bёri korekturat. Ay nё Shkodёr, libra nё Tiranё – por edhe kёsilloj puna mbarohej. Ish i nxituar fort me nxjerjen e kёsaj libre, sepse ndjesija e tij e hollё parashihte re tё zeza. Mbase mund tё parashihte edhe Torre Peliçen e Italisё, ku duhej tё shuhej nё gushtin e vitit nёnqind e tridhjet e tetё.
Tё lutem fort, nxitoju tё mё dalё libra, i pat dёrguar fjalё shtypshkronjёs. Ja po ta çoj edhe njё pjesё tё çmimit.
Paratё e siringave kёto tё Milloshit qё duhej tё bёheshin kartё e shtypur pёr tё pёrhapur fjalёn e tija.
Dhe pёrpara se tё mbarohej libra, (i mungonte kolla e fundit dhe kopertina!) ra nga fuqia Qeveria e Mehdi Frashёrit, dhe vazhduan ngjarjet e Gjirokastrёs. Iku lirija e shtypit siç ik rrezja e diellit, kur i del pёrpara reja e zezё.
Dhe kёsilloj nuk u dёgjua kёnga e fundit e Mjellmёs shqiptare.
Vargjet e Lira, tё pambaruara, hynё nё burgun e qilareve, ku merimangat dhe kёmbёshumjet iu bёnё miq e shokё.
Vet Milosh Gjok Nikolla, u nis pёr nj’atё rrugё tё gjatё ku kemi pёr tё vajtur – shpejt a von – e ne tё gjithё.
Kjo pat ngjarё me 26 tё gushtit 1938, nё Torre Pelice, ku kish vajtur pёr njё rreze dielli e pёr njё fije erё mё tё pastёr pёr nj’ato mushkritё e tija tё lodhura fort.
Nuk kish asohere as njёzet e shtatё vjet…
Po ç’janё vjetёt pёrara talentit?! Ç’janё vjetёt pёrpara zjarrit qё rreh sё brendshmi, ç’janё vjetёt pёrpara njё shpirti tё madh?!
Asgjё!
Dhe pikёrisht kjo “asgjё” nuk e ndaloj Migjenin tё jetё poet megjithse ish i ri fort.
Poet sepse e njomi pendёn jo pёr trajtat konvencionale tё njё arti konvencional, po nё nj’atё mellanin e dhembjes sё vёrtetё, tё dhembjes tё tё gjithёve pёr tё mjerёt e tё mjeruarit me njё gjenerozitet e sulm pa shoq.
Kёsaj dhembje, pёr tё cilёn kёrkonte jo mёshirё po liri, Migjeni gjeti edhe trajtat buçitёse tё vargut tё lirё.
Sikundёr se njё esencё e lartё fort, s’ka se qysh tё mbahet pёrgjithmonё nёn tokё, ashtu edhe fjala e Migjenit nuk u ndal tё dalё nga t’errtit e qilareve. U kopjua e u shumua me dorё – si bёhej edhe me vjershat e Fan Nolit – edhe u pёrhap kudo.
Edhe tani nё kёtё fillim parvere kur rin bari mbi varri e Torre Peliçes, po derdhet e lirё, fjala e tё vdekurit nё botёn shqiptarё:
 
“Dhe pranvera erdhi,
nёpёr ftyrat t’ona rrёshqiti njё gёzim/ Dhe ndёr zemrat t’ona ngriti njё fole
E nji jetё e bukur e nji jetё e re/ Me dёshira tё shumta po buzёesh nё lulzim.
 
Dhe dallёndyshja erdhi…”.
 
Po vjen midis nesh Poeti vetё, mi krahёt e fjalёs sё tij.
T’i dalim pёrpara ta presim.
-Mir se vjen vёlla!
 
Marrё nga “Revista Letrare” – e Pёrkohёshme Letrare – Viti I, Nr. 3, Tiranё, 15 Mars 1944

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.