back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Studimet mbi Inteligjencën njerzore…

Gazeta

Intelegjenca e shpërndarë
Intelegjenca e shpërndarë

Studimet mbi Inteligjencën njerzore…

“Të jeshë i mençur” deri më tash ka qenë të keshë koeficient të lartë inteligjence(IQ). Shkenca moderne konkludon se individët shoqërisht të suksesshëm dhe njerzit individualisht më të kënaqur nuk janë ata që zotërojnë një koeficient të lartë e të rastësishëm të inteligjences racionale. Realizimi i tërësishëm i Personalitetit Individual varet nga inteligjenca emocionale.

Koeficienti i inteligjences (IQ) është i ndryshëm në persona të ndryshëm.
Zbulimet më të fundit kanë treguar se ky koeficent e humbet rëndesinë e vet kur përballet me koeficentin e emocionalitetit, të moralit apo të inteligjencës fizike.
Kërkimet e ndryshme kanë treguar se 85% e suksesit tuaj financiar varet nga marrëdhëniet që keni ju me njerëzit, mënyra se si komunikoni apo bini dakort me ta.
Psikologë të ndryshëm kanë arritur në përfundimin se njerëzit do të bënin biznes me një person, i cili iu pëlqen dhe iu ngjall besim, se sa me dikë që iu ofron një shërbim më cilësor dhe me një çmim më të ulët, po nuk u jep besim.

Inteligjenca Emocionale:
…ka të bejë me mënyrën se si ne kontrollojmë emocionet tona, si ndikojmë ne  tek emocionet e të tjerëve, duke i përshtatur ato sipas situatave.
Siç mund të jenë, përshembull, vetmotivimi apo krijimi i marrëdhenieve të sukseshme.
 Tregoni kujdes dhe vëmendje ndaj dialogut tuaj të brendshëm. Gjithashtu, ruhuni nga stresi. Ai është shkatërruesi kryesor i Inteligjencës suaj Emocionale.

Inteligjenca Emocionale - Goldman
Inteligjenca Emocionale – Goldman

Inteligjenca Morale:
…ka të bejë me integritetin, përgjegjsinë apo simpatinë. Mënyra se si ju i trajtoni të tjerët, është e njejtë me atë se si të tjerët iu trajtojnë ju. Të qenit korrekt, të ndershëm dhe të sinqertë, janë thelbësore për inteligjencën morale.
 Shmangni justifikimet dhe merrni me tepër përgjegjsi mbi vete. Pakësoni numrin e të ashtuquajturave gënjeshtra të bardha si dhe tregoni më tepër simpati ndaj të tjerëve. Jini sa më mendjehapur dhe praktikoni tolerancën. Mos harroni, se të falësh nuk ka të bejë me të tjerët, por me vetë ju; me mënyrën se si ju vetë ndiheni nëse falni dikë ose jo.

Inteligjenca Trupore:
…ka të bëjë me ate se çfarë dini ju për trupin tuaj, si kujdeseni për të, apo si iu bën të ndiheni. Trupi juaj eshte vazhdimish ne dialog me ju, por a jeni duke e dëgjuar? A hani ushqime të shëndetshme apo të dëmshme? A keni pushuar mjaftueshëm? A bëni stërvitje fizike? Duket sikur diçka e tillë nuk ka lidhje me performancën tuaj në biznes, por në fakt inteligjenca trupore ndikon në punën tuaj, pasi në një masë të madhe, është ajo që percakton ndjenjat tuaja, mendimet, vetëbesimin dhe nivelin e energjive.
 Të paktën një herë në ditë, dëgjoni mesazhet që trupi iu dërgon për shëndetin tuaj. Ushqimi i mirë, ushtrimet fizike, dhe pushimi janë çelesi i të paturit të një inteligjence të lartë trupore. Duke mbajtur në kontroll peshën dhe konsumimin e alkoolit, mund të ndikojë mjaft në funksionimin më të mirë të trurit tuaj, duke bërë që të keni arritje më të mëdha në punë…

Çfarë ju duhet për të patur sukses?
Nuk ka dhe aq rëndësi nëse nuk keni patur rezultate maksimale gjatë arsimimit tuaj. Një person me një nivel inteligjence mendore më të ulët, por i cili ka ekuilibruar Inteligjencën e tij Emocionale, Morale dhe Trupore, mund të ketë më tepër sukses nga ju. 
Natyrisht që është mirë të jeshë inteligjent, të dish shumë dhe të jeshë racional në mënyrën e të menduarit, por kjo nuk mjafton. Nëse arrini t’i perfeksiononi edhe format e tjera të inteligjencës, rezultatet e këtij kërkimi të fundit shkencor, tregojnë se do të keni më tepër sukses. Gjithashtu, do të vlerësoheni si një njeri mjaft i aftë dhe kompetent në fushën e vet.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.