Statuti i atyne që lindin të lodhun… humor

 

I lodhuni...

I lodhun…

Statuti i atyne që lindin të lodhun… humor

I.Njeriu lind i lodhun dhe jeton për me i gëzue pushimet…

II.Dueje divanin njashtu si vedin…

III.Dita asht me pushue… dhe nata asht me fjetë…

IV.Nëse shef ndokënd tuj pushue, mos u kurse – ndihmoje…

V.Puna s’asht asgja tjetër – veçse mundim…

VI.Mos e ban kurrë sot, diçka që mundesh me e ba nesër…

VII.Ban ma të paktën e mundshme, dhe ajo qe asht e domosdoshme për ty, lenia ndokujt tjetër…

VIII.Nga pushimi i tepërt nuk ka vdekë askush…

IX.Edhe nëse të vjen ndoj grimë dëshire për punë, prit do kohë, se ka me të kalue.

X.Nëse puna t’sjell shnet, rroftë e qoftë sëmundja…

Përshtati jozef radi

(p.s. Statuti mund të plotësohet me çdo gja pikante që mund të sugjerohet prej lexuesve… pra asht statut i hapun!)

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook