Skemës “qarkulluese” e fletëve të votimit… – nga Titi Seranaj

Basha - Rama - Kryemadhi ne betejen e 25 prillit 2021

Basha – Rama – Kryemadhi ne betejen e 25 prillit 2021

Skemës “qarkulluese” e fletëve të votimit…

nga Titi Seranaj

Votuesi i paguar monitorohet për votën e hedhur, për këtë i kërkohet fotografimi i saj.
Në rastin e moslejimit të aparatit celular në dhomën e votimit duket se do të jetë e pamundur.
Atëherë si monitorohet?
Me anë të skemës “qarkulluese” të fletëve të votimit.
Futet votuesi i parë me një flet-votimi pa vulë apo fallco, merr fletën e rregullt nga komisioni dhe futet në dhomën e fshehtë.
Fut fletën e rregullt në xhep dhe nxjerr fallcon dhe shkon e hedh atë në kuti të votimit.
Fletën e rregullt të votimit që i jep komisioni e merr me vete dhe del nga qendra e votimit, ja jep grupit dhe merr pagesën.
Fleta e rregullt që sjellë plotësohet nga “grupi” dhe i jepet votuesit të dytë, i cili futet dhe e hedh në kutinë e votimit dhe sjellë jashtë fletën e vetë të paplotësuar. Dhe kështu përsëritet veprimi në “operacionin zinxhir”.
Mendo që një skemë e tillë të aplikohet në çdo qendër votimi deri në mbyllje, se çndodh me deformimin e rezultatit të zgjedhjeve…
Dhe kështu Toma me shokët e tij bëhen deputetë.
.
Marre nga Muri i FB i Titi Seranajt, 28 mars 2021
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook