back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Sipas… – nga Agim Morina

Gazeta

Agim Morina
Agim Morina

Sipas…

nga Agim Morina

Sipas edukatës, arsimtari do të duhej me i eduku fëmijët – në Kosovë i dhunon.
Sipas ligjit, polici duhet me i mbrojtë fëmijët – në Kosovë i ridhunon.
Sipas betimit të Hipokratit, mjeku do të duhej me i shëru pacientët – në Kosovë i qun majmunë, idiotë – derisa janë tue gjëmu prej dhembjesh – dhe i ban me dështu fëmijën e nxanun fill prej dhunimesh.
Sipas një fiqiri elementar njerëzor, kleriku do të duhej me i ndihmu më nevojtarët e shoqnisë – në Kosovë i detyron me shitë viç për me kry një varrim!
Sipas Kushtetutës, kryetari duhet me e rujtë sovranitetin – në Kosovë hyn në negociata për kufijtë.
Sipas moralit qytetar, deputetët dhe qeveria duhet me u kujdesë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve – ata ia rritin rrogat vetes.
Sipas një logjike të qeverisjes, kryeministri do të duhej me dijtë se çfarë ndodh në shtetin e tij – në Kosovë aterrojnë aeroplanë banditësh dhe kidnapojnë qytetarët pa dijeninë e tij.
Sipas funkcionit, Shërbimi Sekret do të duhej me punu për sigurinë e shtetit të vet – në Kosovë Shërbimi Sekret asht në shërbim të shteteve të hueja diktatoriale.
Sipas mendjes së shëndoshë, analfabetët do të duhej me qenë tue sharru dru – në Kosovë mbajnë poste të nalta politike dhe, sidomos, tituj doktoratash.
Sipas thirrjes që ka televizoni shtetnor, do të duhej me qenë në shërbim të shtetit – në Kosovë asht në shërbim të ndonjë partie.
Sipas gjithë asaj që dihet në historinë e përbotshme njerëzore, agresori asht aj që dënohet – në Kosovë ata që e kanë mbrojtë veten dhe familjet e tyne gjykohen…
Prandaj, nuk bahet fjalë për botën e çudinave të Lizës,
Por për shtetin e përmbysun – shtetin e gjizës.
.
Michelangelo... cappella sistina
Michelangelo… cappella sistina
Mefail Maliqi
Agim, në vargun e parë të kësaj poeme tragjike ke prekur kompaninë time në të cilën punoj që 25 vite. Kjo e keqe ka egzistuar në çdo kohë e në çdo vend. Sot për ta parë këtë të keqe nuk është vështirë. Sa mësimdhënës nxënësen e vet e ka marrë për grua? Në Gjilan, një mësimdhënës në vitet e ’60-ta e merr për grua nxënësen e tij, i gjithë kolektivi distancohen nga ky mësimdhënës dhe pas pak vitesh kishte vdekur. Në varrim të tij marrin pjesë pak njerëz, asnjë nga kolektivi. Varroset jo si mësues po si qen. Me këtë dukuri nuk e di kah jemi kah shkojmë!!! Nxënësja është vetëm nxënëse përjetë edhe kur i jep mësim edhe kur del nga shkolla, edhe kur bëhet kolege në pune, edhe… edhe… edhe… ajo është nxënëse.
.
Marrë nga Muri i Fb, 7 shkurt 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.