back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Si ia zgjidhi hallin Lazrit “Ndoc Rroku”!

Gazeta

Lazër Radi 1997
Lazër Radi 1997

Si ia zgjidhi hallin Lazrit “Ndoc Rroku”!

Doktor Vasil Kuli, ishte shkodran, njiherësh sherbente si mjek mjaft i njoftun jo vetëm në Lushnje po edhe ma gjanë… Shpesh, në ditët e vizitave, në klinikën e tij ishte e pamundun mos të gjeje rradhë pafund.
Mbasi kishte kalue do peripeci shëndetsore, nji ditë të bukur i vjen radha edhe Lazrit për vizitë te doktor Kuli, me të cilin njifeshin qysh nga koha e Gjimnazit…!!
Edhe pse shkoi herët, Lazri pa se kishte aq shumë njerëz sa as të nesërmen s’i vinte rradha… Pra, duhej sajue ndonji marifet elegant me u futë pa rradhë… Kur infermierja doli me regjistrue pacientët e rradhës, Lazri mbasi kish pritë gati nji orë, i thotë prej larg infermieres: “A ka mundsi, me ma lajmërue pak doktor Vasilin… I thuej se ka ardhë Ndoc Rroku prej Shkodre, veç me të përshndetë… Asgja ma shumë!
Infermierja hyn me vërtik mbrenda dhe i thotë: “Doktor, doktor, dikush nga Shkodra ka ardhë për ju veç t’ju përshëndesë!!”
-A e pyete për emrin!!? – i tha doktor Vasili…
-Po e pyeta, më tha jam Ndoc Rroku nga Shkodra!!
Doktori Vasili me zor po e mbantetë qeshurën…. Problemi ishte se kush mund të ishte ai që e kishte gjetë fillin me hy pa rradhë!!!
-Fute mbrenda…! i tha doktor Vasili, dhe i ndërpreu vizitat…
“Kur iu shfaqa në derë, – tregonte Lazri, doktor Vasili shpërtheu në nji të qeshun që s’kishte burrë nane me e ndalë… Qesh ai… e qesh unë…
-Pash Zotin Lazër, po si të shkoi mendja…?
-Po çka me ba mor Doktor, kur je aty mbas dere n’rradhë, mendja veç për ksi mbrapshtinash të shkon… – i tha Lazri, – dhe veç me Ndoc Rrokun n’dorë, mendova se mundem me zgjidhë hallin e me mbarue punë! Përndryshe do të rrijsha aty mbas dere. Isha i sigurt se do t’thojshe: “Po kush mund t’jetë ky zog kurve, që i paska ra ndërmend Ndoc Rroku…?”
Me thanë të drejtën u vizitova e mbarova punë…
Ishte nji vizitë që u ba veç me lot gazi… Infermierja e shkretë, kishte mbetë e tulatun në nji qoshe, e pazonja me marrë vesh sensin e asaj të qeshune të çmendun, me Ndoc Rrokun…!!

Sqarim… Për shkodranët termi “Ndoc Rrroku” ka nji nëntekst të veçantë, nënkupton diçka mashkullore…

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.