back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024

Si është e mundur që shtëpive të mëdha botuese u ka shpëtuar kjo kryevepër?! Paolo Perlini për romanin “Talianka” të Agron Gashit

Gazeta

Paolo Perlini
Paolo Perlini

Si është e mundur që shtëpive të mëdha botuese

u ka shpëtuar kjo kryevepër?!

Paolo Perlini për romanin “Talianka” të Agron Gashit

Vlerësim i shkrimtarit italian,
Paolo Perlini, për romanin Talianka
– intermezzo nga jeta e një heroi i Agron Gashit)
Portali italian “Crunc Ed” (http://bit.ly/Crunched_Talianka)
botoi një recension të shkrimtarit Paolo Perlini
mbi romanin Talianka të Agron Gashit. Në mes tjerash,
editoriali e shoqëron botimin e recensionit me këto fjalë
 
Talianka - roman nga Agron Y. Gashi
Talianka – roman nga Agron Y. Gashi

“Diktatorët nuk kanë pasur kurrë frikë nga kryengritjet, nga komplotet, nga armët dhe helmi. Kundrejt tyre kanë gjetur gjithnjë një rrugë shpëtimi. Por veçse nga një gjë janë frikësuar: nga librat. Dhe ka libra që shtijnë, siç është romani Talianka i shkrimtarit Agron Gashi, botuar nga Ensemble.

Shkrimtari, Paolo Perlini, është befasuar nga Talianka si të ishte një mahnitje dhe na rrëfen se edhe një vizitë në Panairin “Più libri più liberi” (në Romë) mund të jetë magjik.
Talianka është e dyta dhe e fundit befasi e 2016-tës
Para një spektakli të magjishëm, prestigjioz apo iluzionist, çfarë tipi spektatoresh jeni? Vështroni me kujdes, në kërkim të një kaluare të rremë të magjistarit, që dëshiron të zbulojë trukun, apo parapëlqeni të jetoni çastin, për të shijuar të gjithë si të ishte një mrekulli?
Unë bëj pjesë tek të dytët dhe është për këtë që nuk ju flas shumë mbi Taliankën. Do t’ju them vetëm se historia vërtitet rreth një pushke lindur në një ofiçinë të Torinos, farkëtuar nga duart e mjeshtrit Salvatore di Varese.
Një pushkë që lubrifikohet, dashurohet, trajtohet si të ishte një fetish.
“Mixha, siç e njihnin pothuajse të gjithë andej, kishte tri pasione:
Gruan dhe natyrisht gratë,
Pushkën dhe natyrisht armët,
Rrëfimin dhe natyrisht historitë”
E shihni si flet autori? Menjëherë, në faqet e para, keni rrudhur buzët, pastaj e kam kuptuar që ishte stili i tij ironik, sarkastik, i aftë të shkruajë siç do të bënte një pushkë, po te ishte e aftë. Thuajse disa lista të shënuara, disi të shpërndara, goditje të vogla me germa të plumbta sepse, talianka në të vërtetë shtie pak.
“Për Mixhën, gruaja dhe pushka i kishin tri të përbashkëta, të cilat në çdo kohë ishte në gjendje t’i përsëriste:
Grueja dhe pushka nuk provohen!
Grueja dhe pushka nuk lihen n’dorë t’huej!
Grueja dhe pushka ta ruejnë dhe ta marrin ftyrën!”
Nikolin Ivanaj - Mixha dhe Kulla
Nikolin Ivanaj – Mixha dhe Kulla

Një pushkë fshihet nën dhé. Po ashtu edhe librat, sepse në disa vende ballkanike ata që lexojnë shkaktojnë frikë, ndaj vëllimet varrosen, aq më tepër kur parashikohet vizita e një politikani të rëndësishëm. Varrosja bëhet në një vend të largët nga shtëpia, por jo në një tokë të panjohur, ku bari rritet me shpejtësi në mënyrë që të bëjë të mundur humbjen e gjurmëve, pranë ndonjë peme dhe në një vend që askush mund t’i gjejë.

Talianka është një pushkë megjithë përkujdesjen – mplaket, por është e vështirë të ndahesh nga ajo:
“Kot e arsyetoja se talianka e tij ishte shumë më e vjetër:
se ajo ishte prodhim i 1938 -ës,
se ajo nuk zinte shumë plumba,
se ajo tashmë nuk ishte hajri as sherri i kujt.”
Është shumë e vështirë të shkëputesh nga ky roman. Autori duket sikur ka ngjyer penën në realizmin magjik të G. G. Marques e na rrëfen episode, anekdota, personazhe nga të cilët të bëjnë të magjepsesh.
Pasi e ke lexuar mendon me vete: “Si është e mundur që shtëpive të mëdha botuese u ka shpëtuar kjo kryevepër? Si vallë është botuar nga një shtëpi e “vogël” botuese, Ensemble Edizioni?”
Përgjigja është e thjeshtë: botuesit e mëdhenj jetojnë me emrat e të kaluarës, mbështeten mbi një grusht autorë të shquar dhe pastaj mbi një politikë botuese që është gjithçka përveçse kulturë. Vetëm shtëpitë e vogla botuese ruajnë shijen e kërkimit, zbulimit, e të rrezikut. Është kënaqësia e përzierjes me letërsitë e tjera.
Talianka është e dyta dhe e fundit befasi e 2016-tës, dhe e ndërmend shumë mirë, blerja e fundit në Panairin “Più Libri Più Liberi”, para se të ikja nga Palazzo delle Esposizioni. Ndoshta për ballinën, ndoshta për arsyen sesi ma publiçicoi punonjësi i standit, ndaj nuk pata hezitim.
Talianka është romani i parë kosovar përkthyer në Itali, jeni edhe ju të parët që do ta lexoni.
Përktheu: Iris Hajdari
Marrë http://www.kultplus.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.