back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Si e vranë, vodhën dhe dogjën komunistët Libohovën – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Kalaja e Libohovës
Kalaja e Libohovës

Si e vranë, vodhën dhe dogjën komunistët Libohovën

nga Kastriot Dervishi

Në fund të korrikut fillim gushti 1943, forcat komuniste të disa batalioneve dhe çetave partizane sulmuan fshatin Libohovë. Nuk bëhej fjalë për kurrfarë pushtuesi, por veprim i pastër antishqiptar. Libohovitët mbronin shtëpitë e tyre. Veprimet e komunistëve që ia kalonin atyre të pushtuesve u shoqëruan me vrasje, djegie shtëpish dhe vjedhje pasurie. Raporti i një komandanti çete flet për ngjarjen, e cila nuk ka fashistë, por civilë që mbrohen dhe komunistë që sulmojnë.
Shefqet Peçi kishte inati të vjetra me Libohovën, qysh nga vitit 1924, kur shërbente si roje i bejlerëve.
 
***
Raporti i datës 2 gusht 1943, i komandantit të çetës “Toto Bolena” Iljaz Kofina
për komandën e batalionit “Asim Zeneli” për luftimet ndaj civilëve në Libohovë (ekstrakt)
Më datën 2 gusht 1943 u mblodh çeta “Toto Bolena” dhe në kritikën që bëri u shënuam këto pika:
1.Plani i dhënë për rrethimin e Libohovës ishte i mirë, por nuk u plotësua rrethimi prej batalionit të Zagorisë në kohën e caktuar.
2.Sa për rrethimin e dytë (të kalasë) nuk pati plan sulmimi fare, as pikë të caktuar se ku ishte kalaja, udhëheqësit vendas u fshehën qysh në fillim.
3.Deri në kapjen e qytetit, skuadërkomandantët dhe komandantët e çetës “Toto Bolena” kanë qëndruar shumë mirë, pastaj kush më parë e kush më pas, nuk patën lidhje të rregullt.
4.Tërheqja ka krejt e çrregullt, boria nuk është dëgjuar në shenjën e tërheqjes në të gjithë shokët, mbasi ka rënë fare rehat.
5.Tërheqja ka qenë e nevojshme, vrasja e shokëve nuk ka (bërë) përshtypje të mirë, mbasi ka munguar plani i rregullt për sulmin e kalasë. Sulmi i kalasë është bërë vetëm prej pak shokëve pa mos ditur drejtimin dhe pikën e caktuar për sulm.
6.Djegia e shtëpive ka qenë shumë e pëlqyer, mundësisht të ishin djegur gjithë shtëpitë e tradhtarëve.
7.Shokët e çetës “Toto Bolena” të gjithë kanë luftuar mirë në afërsitë e kalasë nga pjesa verilindore. Më të shquar kanë qenë këta shokë: nënkomandant Sulo Vehipi, ekonomi Ymer Ago, nënkomisar Sheme Beqiri, Dervish Leli, Et’hem Haxhi. Në krye të këtyre luftëtarëve ndodhej komisari politik i batalionit “Asim Zeneli” shoku Shefqet Peçi dhe zv/komandanti Fuat Iljazi e Ferhat Seferi. Gjatë luftës mbeti i vrarë Kabo Kabi nga Borshi, i datëlindjes 1920, marrë pjesë në çetën “Toto Bolena” më 7 korrik 1943…Të plagosur Et’hem Haxhi nga Kuçi dhe Male Ceka nga Borshi.
.
Pjese nga iaporti i 2 gusht 1943, nga komandantit të çetës “Toto Bolena” Iljaz Kofina
Pjese nga iaporti i 2 gusht 1943, nga komandantit të çetës “Toto Bolena” Iljaz Kofina
Autokritikë:
1.Organika e çetës. Mosmbajtja e rregullt e ndërlidhjes me çetat e tjera ndërmjet skuadrave të çetës në sulmin e brendshëm (në kala)
2.Çeta për mostërheqjen e rregullt.
3.Çeta për lënien e shokëve të vrarë në fushën e luftës dhe dokumentet e të vrarëve.
 
Autokritikë personale:
-Abdyl Haki. Për mbetjen prapa në tërheqjen pa patur lidhje me çetën.
-Ymer Ago e Sheme Beqiri. Për moskujdesje në ngritjen e shokut të vrarë.
-Dervishi Leli me shokë. Për nisje dhe mosmarrje të të vrarit.
 
Kritikë…
-Çetës “Çerçiz Topulli”. Që nuk është parë brenda qytetit dhe në rrethimin e kalasë dhe për mospërdorimin e mortajës.
-Çetës “Avni Rustemi”. Për mospërdorimin e mortajës që ishte caktuar, qëlloi kalanë dhe për marrje sendesh në shtëpi private, si duhan, etj.
-Çetës “Hajredin Tremishti”. U janë parë këpucë e sende të marrë në shtëpira.
.
Marrë nga http://www.55news.al 08 maj 2019
Hito Cako i shkruan Komandës së Cetës
Hito Cako i shkruan Komandës së Cetës

“Nacionalçlirimtarët” vrasin, djegin shtëpitë e vjedhin shqiptarët

nga Kastriot Dervishi

Dy raporte të tjera nga masakra mbi shqiptarët e Libohovës. D.m.th. “nacionalçlirimtarët” që drejtoheshin nga Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha dhe Enver Hoxha sulmojnë shqiptarët e fshatit Libohovë, të cilët mbrojnë shtëpitë e tyre nga një gjëmë që as pushtuesi nuk ia bëri. “Rezistenca armike” janë banorët e Libohovës.
 
***
31 gusht 1943, letër e Hito Çakos (“Çobanit”) drejtuar komandës së batalionit “Asim Zeneli” për luftimet e çetës “Hajredin Tremishti” në Libohovë (ekstrakt)
 
Ndeshja me pararojën armiku filloi në orën 9.30 në afërsitë e Libohovës. Çeta “Hajredin Tremishti” ka bërë sulmin e parë kundra rezistencës armike. Me urdhrat e dhëna nga komisari i batalionit “Tërmeti” (Shefqet Peçi), njësitë e çetës sonë hynë nëpër rrugët e qytetit dhe i janë afruar pozitës së armikut në vendin që ishin mbrojtur në kala…
Shoku “Automatik” (Balil Peçi) me shokun “Stralli” (Ismet Baçi), kanë vrarë një ballist që i qëllonte nga shtëpia e vet. Afër mbarimit të luftës, njësia e çetës sonë dogji 9 shtëpi të tradhtarëve me urdhër që u dha nga shtabi…
 
***
2 shtator 1943, raport i komandës së çetës “HajredinTremishti” (komisari Abdyl Hakiu dhe komandanti Shaban Idrizi -“Kamioni”) për batalionin “Asim Zeneli” mbi të metat e vërejtura në sulmin e Libohovës (ekstrakt)
 
Rrethimi i Libohovës është bërë në formën më të mirë dhe përparimi është bërë në rregull, me gjithë që lufta plasi në befasi, por komanda e shtabit, duke ditur se në Libohovë ekziston një fortesë (kala), duhej të kish sjellë një armë të rëndë, murtajë ose top…
Vrasja e 4 shokëve nuk ka bërë përshtypje të keqe, pasi kanë çmuar rëndësinë e luftës nacionalçlirimtare, vetëm u ka bërë përshtypje të keqe mbetja e trupave në vend.
Djegia e Libohovës ka bërë përshtypje shumë të mirë, vetëm se duhej dhënë urdhër më parë që të ishin djegur edhe lagjet e tjera…
Sulmi i bërë i dedikohet më shumë Shefqet Peçit, “Automatikut”, “Kamionit” që ishin në vijat e para dhe mandej gjithë organikës së çetës.
Kanë treguar trimëri në luftim dhe Karafil Bisha e Pano Xhixho.
Gjatë aksionit, nga ana e partizanëve në shtëpitë e djegura janë marrë 2 palë këpucë, 7 vargje duhan (10) kallë sapun, 2 këmishë, 1 mbulesë jastëku prej 3 metro pëlhurë dhe ua shpërndamë luftëtarëve më të nevojshëm.
.
Marrë nga http://www.55news.al 08 maj 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.