S’i duroj dot yjtë… poezi nga Fernando Pessoa

Fernando Pessoa (1888-1935)

Fernando Pessoa (1888-1935)

S’i duroj dot yjtë…

poezi nga Fernando Pessoa

S’i duroj dot yjtë
që xixllojnë prej shumë kohnash
prej kaq shumë kohnash.

S’i duroj dot yjtë.
S’ka me pasë kurrë nji lodhje
prej gjanave
prej krejt gjanave
si prej kambve, o prej nji krahu

Nji lodhje prej të jetuemit,
me jetue
veç me jetue.
Me jetue si dritë e trishtë, o si buzqeshje…

S’ka me pasë pra,
për gjanat që janë, aspak vdekje, por
nji tjetër lloj fundi
nji arsye disi sublime
diçka e ngjajshme, si fjala vjen falja?
Përktheu J. Radi

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Kafe letrare, Përkthime  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook