back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Shuplaka e fatit mbi derë të juajë është aq e tmerrëme… – Sotir Kolea i shkruan Musine Kokalarit

Gazeta

Musineja dhe i vëllai saj në Romë - 1940
Musineja dhe i vëllai saj në Romë – 1940

Shuplaka e fatit mbi derë të juajë është aq e tmerrëme…

Sotir Kolea i shkruan Musine Kokalarit

Zonjëzës Musine Kokalari
Tiranë
.
Zonjëz e dashur, 
Megjithëse lajmet që më pru Nasmiu kur ktheu nga Tirana këtë herë të funditë, qenë sadopakë të buta dhe të mbara, po prapë se prapë nuk m’u hoq nga zemra frika mos lëndonj një plagë të hapurë që vetëm gjyqimi, dhe mëndja dhe koha do t’mundin të tulasinë. Lashë të shkojën prapë ditë përmbi ditë dhe mezij sot guxonj të vënj gur në zemërë. 
Shuplaka e fatit që shkrepi mbi ju, Zonjëzë dhe mbi derë të juajë është aq e tmerrëme sa ndofta as emër nuk ka të posaçëmë në gjuhën’ e njëj kombi që për të gjat’ të shekujve, ka pasë qënë rrahur dhe pjekur e djegur ndër cen’ e rrëbjera. 
As fjalë ngushudhimi nuk’ kam ku t’i gjenj, se helëm i zi që ju shtrydhi zëmrënë juve dhe të juajëve është nga ata që nuk kanë të zbutur me fjalë e as me lotë.
Bashkë me ju dhe me miqt’ e mirë të derës së juajë, kam qarë së largu dy miqtë të çëmuarë që hikën e na lanë në lulen e moshës; kam qarë të dy të rinjtë që nuk qenë vetëm lëvdijë për të vehtëtë, po qenë së bashku dhe shpresa për ne për të paskëtajrmenë, se kombi ka nevojë për bijë, si ç’qenë Muntazi dhe Vesimi, me zemër për së mbari dhe me gjykim të matur’ dhe mendje të pjekurë. 
Vdekja ka detyra, si çka ç’do gjë në botë, po rrethi i tyre është veht-vehtintë tepër i kufiturë; me qënë se detyrat të jetës së të gjallit as anë kanë e as masë; çdo ditë që shkon u zgjat e u rrit’ vargunë, se janë të shumëduarëta detyrat faqe vehtesë, jo vetëm sa rreh zemëra po dhe më pas, se jeta zgjatet pak a shumë edhe përtejë varritë, detyra faqe njerëzvet që ka njeriu të vehtë dhe faqe atyre që kanë qën’ më parë, detyra faqe miqëvet dhe faqe njerëzimitë, detyra faqe kombitë, atdheut’ edhe botësë. 
Zemërëz së juajë dhe Zotit Hamit ju qoftë ngushëllim të kryerët’ të detyravet të ra dhe të rënda që her’ e prapë e sotëme ju shtoj mbi gjithë tjeratë edhe faqe prindërvet dhe faqe miturvet’ dhe nënavet të tyre, që jeta nëpërkëmbi me kaqë egërsim.
Një gurrë ngushullimi gjith’ aqë të vërtetë do t’jua falinj’ puna, kjo detyr’ e shenjtë edhe faqe vehtesë dhe faqe botësë, që është prëjt’ e zëmrësë dhe shëndet’ i trupitë dhe pus’i harrimit për troçet’ të jetësë. 
Labor consolator no protector maximus, ka qën’ një e vërtetë për kohët e shkuara, pa është dhe sot dhe ka për të qënë gjithmonë e vërtetë. 
Fati ju ruajtët, Zonjëzë, bashkë me gjithë të afërmit’ të zëmrës’ së juajë, nga çdo mërxij’ e brengë.
.
Elbasan, 19 prill 1945
.
Marre nga faqja e FB Muzeu Kokalari
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.