back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

“Shtëpia me dy çati” i autorit Rezart Palluqi nderohet me çmimin “Azem Shkreli” në Gjermani

Gazeta

Rezart Palluqi, Roman "Shtepia me dy çati"
Rezart Palluqi, Roman “Shtepia me dy çati”

“Shtëpia me dy çati”

i autorit Rezart Palluqi nderohet

me çmimin “Azem Shkreli” në Gjermani

Suksesi dhe vlerësimi që ka marrë romani i Rezart Palluqit, “Shtëpia me dy çati” si nga kritika ashtu edhe nga lexuesi, nuk ka qenë e rastësishme, as artificiale.
Kjo u vërtetua edhe në konkursin e madh letrar që zhvilloi Shoqata e Shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani. Atje, romani në fjalë fitoi çmimin e vetëm, Azem Shkreli si libri më i mirë i botuar gjatë vitit 2016.
Juria shprehet si më poshtë.
Vendimi i Jurisë së Konkursit Letrar për Çmimin “Azem Shkreli” 2017:
“Romani ‘Shtëpia me dy çati’ i autorit Rezart Palluqi, shquhet me përzgjedhjen e temës së madhe ose metarrëfimit si lajmotiv të përshndërruar në temë minirrëfimore apo individuale të personazhit. Përmbajtësorja e kësaj reference procedohet përmes një stili të lartë poetik. Tragjedinë e gjenocidit etnik të dy popujve të syrgjynosur nga atdheu i tyre, ky autor e ndërlidh bukur me fatin e zymtë dhe të kobshëm të individit intelektual.
Në këtë roman gjejmë imazhe, situata, pamje, mesazhe, konflikte, dashuri, tradhti, humanizëm, insinuata, intriga që e determinojnë fatin e intelektualit në një rreth konkret dhe në një realitet aktual. Dialogët sofistikë me nuanca ironike e bëjnë këtë vepër krejt të veçantë. Imagjinata, historia, dokumentariteti, ironia, vegimet, fiksionet, ndërtekstualiteti me njohuri diskursive të harmonizuara me një gjuhë të bukur dhe të pasur i japin elementet e posmodernizmit këtij roman dhe njëherit mund të konsiderohet prurje e re në letërsinë shqipe.
.
çmimi Azem Shkreli 2017 - Rezart Palluqi
çmimi Azem Shkreli 2017 – Rezart Palluqi

Të gjitha këto cilësi e bëjnë romanin e Rezart Palluqit “Shtëpia me dy çati” të favorshëm dhe meritor për fitimin e çmimit letrar të sivjetëm “Azem Shkreli”

Duke e përgëzuar autorin i urojmë suksese të mëtutjeshme në letërsi!
Juria: Shaip Beqiri; Sadik Krasniqi, Kujtim Shkreli
Autori i romanit, u shpreh i befasuar nga ky çmim, jo për vlerat e padiskutueshme të romanit, por sepse proza e tij është përjashtuar rregullisht nga konkurenca e njëanshme në konkurset letrare për arsye politike si dhe kritikës së parreshtur që autori ka demonstruar ndaj qarqeve të mbyllura soc-realiste letrare në mbarë hapësirën shqiptare.
“E dërgova për kortezi romanin në këtë konkurs, sepse gjithnjë më është dukur se romanin po ia dërgoj Drejtorisë së Varrezave të Qytetit”- shprehet autori me ironi.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.