back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Shqiptarët ortodoksë të Prizrenit… nga Fahri Xharra

Gazeta

Fahri Xhara - Autor i shkrimit
Fahri Xhara – Autor i shkrimit

Shqiptarët ortodoksë të Prizrenit…

nga Fahri Xharra

“Mos i rrëmoni varret tona, na leni të qetë, mos i tundoni reliktet tona, o ju të padenjë, që mohoni veten dhe prejardhjen prej nesh, për t’u shporrë sa më parë nga kombësia që e keni për krenari trashëgim nga të parët…” po të dëgjohej me kujdes, mbase dikujt do t’i bëhej, se dikush, nga andej, jeta në amshim, përmjet varrit, vijë një porosi, një dëshpërim, po pse jo me “meritë” edhe një mallkim, që u bëhet pasardhësve ilirë, që vendet e tyre/shtete/ po lënë “pus e dri” dhe shkojnë për të mos u rikthyer, po ç’është kjo?
Këtë pyetje zhurmuese, për shurdhmemecët dhe të çoroditurit, do të kumtonte çdo varr, çdo sarkofag, çdo tempull, çdo shenjë, çdo asht, çdo rrashtë…” (nga Dedë Mirdita)
“Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë shqiptarë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes Kostandinopojes kur u be skizma ndarja e kishës Perëndimore (Romake katolike) me Kishën Lindore (Ortodokse) në vitin 1054. Nga fjala skizma ka dal fjala shkij-shkja pra është emërtim shqiptar që emërtuan të gjithë ata që u shkëputen nga kisha katolike Perëndimore. Edhe pse ishin shqiptarë, deri tash iu është “holluar” aq shumë gjaku i pasardhësve, sa nuk do të diskutojmë mbi çfarëdo gjëje të rilidhjes me ta, dhe se këtu askush nuk po kërkon vllazërim apo bashkim me shkije, por po bisedojmë me të dhëna dhe burime historike, si u formuan serbët si komb, andaj është mirë t’i dimë proceset e asimilimit të popullatës shqiptare që për fat të keq ka qenë plagë e rëndë, të cilin ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.
Pra ka të bëjë edhe me atë, arsyeja e ndarjes së kishës, sepse në një moment historik, gjatë kohës së ‘çlirimtarëve’ otomanë, popullata jonë ortodokse, ka pasur vetëm dy mundësi: të mbetet ortodokse, dhe të sllavizohej, ose të islamizohej, ‘turqizohej’ , që kinse të shpëtojë nga sllavizimi. Pra, shkak i ndarjes edhe më të madhe të shqiptarëve otodoksë – shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni, Serbi dhe Kosovë nga trungu shqiptar ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që u ka bërë sllavëve nën presionin Rus, për zhdukjen e elementit katolik shqiptar!” (f. xh. Kush janë shkijet?)

Prizreni i Vjeter
Prizreni i Vjeter

Meqë po dua ta shtjelloj temën e ortodoksëve shqiptarë të Prizrenit, e që egzistimi i tyre është i pamohueshëm; e që humbjen e tyre e favorizuan rrethanat historike; e që humbëm shqipëtarë të rrënjës, e që u zvogluam, e që sa humbëm shqiptarë ortodoksë dhe tani janë të humbur nëpër serbistane, e që po aq apo 10 fishin e tyre pra të shqiptarëve muslimanë që ikën shkuan apo u dëbuan në turkistane, po thirrëm në shkrime të freskëta (Mitrush Kuteli; Maj 1943, Prizren) të cilat e dëshmojnë këtë që dua ta shkruaj.
Në Prizren, midis të vdekurve dhe të gjallëve e gjen laramaninë historike të shqiptarëve, të cilët u ngjajnë shtresimeve shkëmbore nga e cila lexohet evolucioni dhe historia e planetit ashtu mund të lexohet e kaluara e jonë.
“Ah, është fort e rëndë të vizitosh gjithë varret e një qyteti kaq të madh e kaq të vjetër, se janë të shumtë e të përhapur. Dhe shumë gjurma janë zhdukur. Po ne bëjmë sa mundim, – shkruan Mitrush Kuteli, dhe vazhdon – Përpara kësaj Xhamie (Bajrakli Xhamia f.xh) me minare çuditërisht të hollë, si fije kallmër, është një oborr dhe në oborr disa varre të vjetra zonjash e zotërinjsh, nga të fuqishmit e një kohe. Tani, kur asnjë dorë nuk zgjatet t’i përkujdesë, as varret as qoshkun aty pranë, pllakat e mermerta kanë rënë poshtë, ku i shkel këmba dhe i bluan koha. Megjithëkëtë më pëlqen t’i vështroj e t’i prek me gishtrinj. Sepse më duket se kur i prek me gishtrinj këto veprat e artit skulptural, i afrohesh shpirtit të artistit që i punoi.
Ja, të gjithë të vdekurit të këtushëm që flenë nën shenjën e komplikuar të svastikes ariane në trajtë dielli, që i patën sjellë dikur të gjallët, me bujë e me lot. Pastaj u ardhi radha edhe atyre të ikin nga kjo botë – si na ka për të ardhur edhe neve, nesër – dhe mbetën të shkretë.” Që aty te lumi duket, mbi një kodër, Kisha e Shën Spasit… Kjo e ka historinë e saj. Serbët e kanë djegur disa herë në kohën e Turkut.

Prizren - Marashi
Prizren – Marashi

“Varret e ortodoksëve, nën sallkëmet e lulëzuar. Janë varre te kujdesur mirë këta të borgjezisë serbe, zotëronjëse në vitet e fundit. Gurë me shkronja të arta, lule, fotografi.
Reshpërojnë gra shumë, veshur nër të zeza. Pata besuar, në fillim, se do ish ndonjë varrim, po jo. Sot qenka e Shtuna e të Vdekurve, 22 maj 1943. Vaje e lotë shumë. …Aty, pranë njëj varri të freskët është shembur një grua e re dhe qan e lodhur, e dërmuar. Përtej, disa të tjera, me zhurmë. Disa gra rrahin të ngrehin që poshtë, me këshillime, një plakë që vajton edhe përsërit litaninë “dushe moje, dushe, dushe, dushe!”, “shpirti im, shpirt, shpirt, shpirt”. Një tjetër i drejtohet të birit, që tretet brenda, me një fjalë serbisht – një shqip: “sine – bir-o! sine – bir-o!” E qan e dëshpëruar. Është pa fjalë, ndonjë shqiptare tani e “serbizuar”, po e cila birit të vdekur i thotë në gjuhën e vjetër gjith’ “bir-o”!
Edhe në kohën e vizitës së Mitrush Kutelit në qytetin e Prizrenit ishin edhe të gjallë edhe të vdekur shqiptarët ortodoksë të kësaj ane. “dushe moje, dushe, dushe, dushe”, sa do që mundohej të fliste serbisht e ngrata, nga dhëmbja e madhe e vdekjes i lëshonte thirrjet e saj melankolike, rrënqethëse dhe në gjuhën e të parëve “shpirti im, shpirt, shpirt, shpirt!”.
Pra në varrezet ortodokse të Prizrenit ndiheshin ofshamat, klithmat vajtuese dhe dënesjet edhe shqip : “sine – bir-o! Sine – bir-o!” E qan e dëshpëruar…
Meqë nuk kemi shënime shqiptare për Dhimitër Çemeri-n, atëherë po thirrem në shënime serbe për Dimitrije Çemer-kiçin (Dимитрије Чемерикић), i cili e paska “mbledhur” pasurinë e gjuhës serbe të “serbëve” të Prizrenit.
Serbët e thërrasin Prizrenin Sërbski Carigrad (Stambolli serb). Të vazhdojmë me Çemeri-n , një shqiptar ortodoks, i cili e fliste shqipen dhe turqishten.
“Sipas serbëve” e folmja serbo-prizrenase i takon pjesës së dialektit serb të Prizren-Timokut. Karakteristiket e kësaj së folmeje janë ndikimet turke dhe shqiptare dhe gjuhëve tjera jo sllave, dhe nganjëherë fitohet përshtyepja që kjo është një gjuhë e huaj e folur serbisht. Gjuhën që e ka shkruar Çemeri-kiqi, gati që më nuk egziston. Fjalët e shënuara të Çemeri-t janë një enciklopedi në vete e Prizrenit (Б. Лијескић објављено: 28.10.2013.)

Prizreni - Shtepi dhe veshje qyteti
Prizreni – Shtepi dhe veshje qyteti

“Po ne do vijmë tjetër herë t’i shkelim. Arrijmë në ura e fundit – Urë e drunjtë. Duhet ta kalojmë. Ja aty, më të djathtë, një fushë e madhe me varre: Varret e musulmanëve. Rrasa të rrepta prej guri të hirtë. Shumica pa kryeshkrime. Disa që kanë, janë arabisht. Bari është i gjelbër, i freskët, po ne mundim të kalojmë përmes se dielli e piu vesën e mëngjesit. Aty nën një hije fle një njeri: i qetë, me duar nën kryë, pranë një guri. Si nesër do flemë gjith’ aty, po nën dhe, përgjithmonë.
Ah, këtu në varret e katolikëve të Prizrenit ka mbishkrime shqipe! Shqipe – në kohën e Turqisë dhe të Serbisë! Është ky një afirmacion shqiptar i shkruar vendimtarisht dhe guximtarisht mbi gur, të cilin duhet ta nënvizojmë, me ngjyra të dukshme, si një nga shprehjet e ndërgjegjes kombëtare. Emra të njohur: Shirokanj, Mjedanj e të tjerë.
Ja një varr mjaft i moçëm, me një kryq të rëndë. Dhe mbi kryq një mbishkrim: “Këtu pushojnë Balta e Mana Tarabolluzi të mbytun prej Lumjanve më 2 Tetuer 1880”. Kanë aty edhe fotografitë e tyre. Balta me kostumin si gjiritli, me pantallona të zeza të gjera; Mana në dimitë e vendit. (e përfundon shkrimin e tij)”
E Hënë, 22.09.2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.