back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

“Shqipëria mund të luante në Kupën e Botës si një përfaqsuese të madhe…”

Gazeta

Disa prej "shqipeve" të Botërorit 2014...
Disa prej “shqipeve” të Botërorit 2014…

Gianni de Biasi:

Shqipëria mund të luante në Kupën e Botës

si një përfaqsuese të madhe…  www.mundodeportivo.com

Gianni de Biasi, trajneri italian që drejton Shqipërinë, dëshpërohet sa herë sheh një raund të Kupës së Botës 2014, ndërsa ndjek evolucionin e lojtarëve, të cilët thotë ai: “…do të mund të luanin për “Vendin e Shqiponjave”, për shkak të lindjes ose origjinës së tyre familjare…”

Gianni De Biasi - trajner i Përfaqsueses shqiptare
Gianni De Biasi – trajner i Përfaqsueses shqiptare

Lojtarë mjaft të mirë me origjinë nga ky vend
Shqipëria, është një vend i vogël europian, me më pak se tre milion banorë, e megjithatë ky vend është një “fabrikë” e vërtetë lojtarësh të mirë të cilët i përdorin federatat e vendeve të tjera.
Në Kupën e Botës (Botërori 2014) paraqiten mjaft lojtarë, të cilët mund të kishin luftuar fare mirë për Kombtaren Shqipërisë, nëse ajo do të qe kualifikuar për Brazil 2014, gjë e cila s’ka ndodhur kurrë deri më sot, sepse ekipi i përfaqsueses Shqiptare s’ka arritur asnjiherë të kualifikohet për në fazën finale të një Botërori apo Europiani…

Shaqiri i shenjtëruar
Më e rëndësishmi nga të gjithë është futbollisti Xherdan Shaqiri, ylli zviceran, i cili luan për Bayernin e Mynihut, e që u zbulua nga FC Basel. Qysh në hapat e parë ai ishte mjaft i tunduar të militonte për Shqipërinë, sepse kishte shtetësi të dyfishtë zvicerane dhe shqiptare. Ai ka lindur në Gjilan, (Kosovë, sh. im) Jugosllavi. Origjina e tij është nga shqiptarë të Kosovës, dhe vëttëm pas përzgjedhjes në radhët e Konfederatës Zviceriane, ai vendosi përfundimiht të luante me ta. Është vetëm 22 vjeç…

Januzaj dhe van Persi
Januzaj dhe van Persi

Januzaj, talent i madh
Talent tjetër për t’u ndjekur është e Adnan Januzaj, mesfushori më i ri i Manchester United dhe i Përfaqsueses Belge. I lindur në Bruksel, ku prindët e tij, shqiptarë të Kosovës emigruan pas luftës në ish-Jugosllavi. Ai është vetëm 19 vjeç dhe është përzgjedhur e ka luajtur fillimisht për Anderlehtin. Më pas është thirrur për të bërë histori në duart e Louis van Gaalit në Old Trafford.

Vëllezrit Xhaka - Granit e Taulant
Vëllezrit Xhaka – Granit e Taulant

Vëllezërit Xhaka: Granit dhe Taulant…
Shumica e futbollistëve zviceranë janë “shqiptarë” që luajnë me kët Përfaqësuese në Kupën e Botës. Janë ata tashmë rivalë përballë  Argjentinës dhe Leo Mesit në raundin e dytë të eliminatoreve. Granit Xhaka, luan te Borussia Mönchengladbach si mesfushor, ka lindur në Basel dhe ka luajtue edhe për FC Basel. Edhe vëllai i tij Taulant Xhaka është gjithashtu nji futbollist i talentuar.

Xhemaili dhe Behrami - Napoli Calcio
Xhemaili dhe Behrami – Napoli Calcio

Xhemaili dhe Behrami të  Napolit
Grupin e plotëson edhe Blerim Xhemaili mesfushor i Napolit, i cili ka qenë futbollist mjaft i suksesshëm i Rafa Benitez. Lojtar shumë teknik. I lindur në Tetovë (ish Jugosllavi) 28 vite më parë, ai është lojtari më i lartë nga të tjerët.
E njëjta gjë vlen edhe për Valon Behramin, i cili luan gjithashtu për Calcio Napoli, ai është 29 vjeç, me origjinë nga Mitrovica e Kosovës. Fillimisht ai luajti me Luganon dhe prej aty nis edhe karriera e tij e gjatë, ku ai ka luajtur me shumë skuadra si: Genoa, Verona, Lazio, Fiorentina dhe West Ham.

Mehmedi i Freiburgut
Së fundi është Admir Mehmedi, sulmues i skuadrës gjermane të Freiburgut, 23 vjeç. Ai u rrit dhe u bë i rëndësishëm në FC Zyrih, më pas iu bashkua Dinamos së Kievit, për të mbrritur më pas te Freiburgu, duke realizuar kështu blerjen e tij më të suksesshme për punën e kryer. I lindur në Gostivar, (Maqedonia sot), në një familje me prejardhje shqiptare prej disa brezash.
Gianni de Biasi… mendon se mund të realizonte një përzgjedhje më të mirë nëse futbollistët shqiptarë në Zvicër dhe në Belgjikë, nëse ata do ta kishin kërkuar një gjë të tillë…
Marrë nga http://www.mundodeportivo.com
(Përshtati dhe përktheu në shqip Jozef Radi)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.