Shqipëria humb në një ditë: Dr. Ymer Dishnicën e Dr. Lazër Radin

Dr. Ymer Dishnica - Prof. Hazir Shala - Dr. Lazër Radi - Krujë 1996

Dr. Ymer Dishnica – Prof. Hazir Shala – Dr. Lazër Radi – Krujë 1996

Shqipëria humb në një ditë të mëdhenjtë:

Dr. Ymer Dishnicën dhe Dr. Lazër Radin

Në harkun e 24 oreve, me datë 22 dhe 23 shtator 1998,
u larguan nga jeta dy personalitete – dy Doktorë të laureuar
njeri në Francë dhe tjetri në Itali…
ishin Dr. Ymer Dishnica dhe Dr. Lazër Radi…
Njeri ishte 86 dhe tjetri 82 vjeç
Mbas ’90, të dy ata u rikthyen nga persekutimet në qytetin e Tiranës
dhe u përpoqën herë vetëm e herë bashkarisht
të bënin shumë më shumë se sa ju lejonte mosha e humbur humbëtirave…
Një nderim përkujtues i përcjellë asokohe nga gazeta “Liria” j. radi

“Takimi i këtyre dy burrave, i dy bijve të Korçës dhe Prizrenit,
i dy kështjellave të lartësive shqiptare,
ishte përqafimi i përzemërt i dy qyteteve të traditës,
ishte shtrëngimi vllazëror i duarve të tyre,
ishte takimi i dy botkuptimeve, i dy të çarave historike,
i dy doktrinave, i dy epokave shqiptare…”

Agim Musta dhe Dr. Ymer Dishnica

Agim Musta dhe Dr. Ymer Dishnica

Të nderuar të afërm të Doktor  Dishnicës
Të nderuar shokë dhe miq të tij
Të nderuar bashkvuejtës të tij…
Nga oborri i kësaj shtëpie që mban brenda vuajtjen e 5037 burrave dhe 450 grave të vrara, 26768 burra dhe 7367 gra të burgosura, 7022 të vdëkur nëpër kampët ë untërrnimit, dhe 988 burra dhe 7 gra të vdekura nëpër burgje si dhe 250.000 të dëbuar dhe të interrnuar…
Pra nga oborri i kësaj shtëpie hallemadhe përcjellim me dhimbje për në banesën e fundit shumë të respektuarin Dr. Ymer Dishnica. Nderimi i tij bëhet më i veçantë, kur është edhe ndër të parët personalitete të antidiktaturës, që i bëhen homazhe në shtëpinë e genocidit komunist…
Dr. Ymer Dishnicën e njihnin të gjithë, e njihte e gjithë Shqipëria, madje edhe jashtë saj… Ai njihet si njeri patriot, si demokrat i rrallë, si politikan me vizion vllazërimi dhe bashkimi gjithë shqiptar… I tillë u shfaq Dishnica në Pezë, dhe kështu u konfirmua edhe në Mukje. Për këtë e dënoi dhe e përsekutoi gjatë gjithë sundimit të tij diktatori Enver Hoxha… Kështu e njohim të gjithë kët figurë kombëtare.
Por unë e njoh edhe ndryshe… Dhe e njoh kur isha fare i ri, 18 vjeçar. E njoh si autoritet absolut në ambientet e burgut, autoritet nga i cili burrëroheshim ne të rinjtë… E njoha krenar para presionit dhe dhunës… Krenari që na frymëzonte guxim e dinjitet ne të rinjve të burgosur.
Por e njoha edhe si njeri human dhe tepër të veçantë… e njoha si shërues plagësh të njerzve të sakatuar… e njoha si doktor të shpirtrave të mjeruar…
I tillë ishte Dr. Ymer Dishnica, i tillë do të mbetet në mendjet tona…
I përjetshëm  në shekuj ky personalitet shqiptar dhe vepra e tij…
Gazeta “Liria” e shtunë, 26 shtator, 1998

Qerim Lajçi, Agim Musta, Mujё Rrugova, Lazёr Radi, Imer Ademi, Hazir Shala, Sami Mulaj, Ymer Dishnica, Azis Murati - Krujё, 21 shtator 1996

Qerim Lajçi, Agim Musta, Mujё Rrugova, Lazёr Radi, Imer Ademi, Hazir Shala, Sami Mulaj,
Ymer Dishnica, Azis Murati – Krujё, 21 shtator 1996

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Arkivi Dr. Lazër Radi, Shkrime mbi Dr. Radin  Etiketat: , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook