back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shqipëria e Madhe: Një projekt i Shteteve të Bashkuara kundër botës ortodokse? Alexandre Latsa

Gazeta

Gazetari Alexandre Latsa
Gazetari Alexandre Latsa 

Për interesat e vehtvetes
edhe djalli mund ta citojë Biblën.
(Shekspir)

Shkrimin në fjalë e lexova nga shtypi italian, dhe mbasi reflektova ca e përktheva dhe po e paraqes ca me vonesë mbasi është i rreth nji viti më parë…
Sigurisht prej athere kanë rrjedhur mjaft ujra… por thelbi i problemit mbetet… Ajo që më bëri përshtypje, ishte fakti se shkrimi ishte i një gazetari të ri francez (gjithnji francez) që jetonte prej vitesh në Rusi!!  Shkrimi në fjalë kishte fare pak gjëra pozitive (asnji) në adresë të shqiptarëve dhe ishte nji dhimbje e madhe për serbët… Fakti që Ai jetonte prej vitesh në Rusi, dhe kishte botuar disa libra atje, sikur s’më përputhesh fort, dhe m’u vërtit në mendje ky cirkus vicioz, “Francë, Rusi, Serbi, Gazetari…” Në përfundim synopsysi i tij ishte mjaft negativ për Ballkanin dhe të ardhmen e tij, duke theksuar në të arthmen mundësinë e nji lufte ndërfetare në këtë hapsirë…
Uroj që ta ketë menduar gabim… j. radi
Korrik 2014

Konferenca e Londres - mbylli vendimet e saj me 29 korrik 1913
Konferenca e Londres – mbyll vendimet e saj me 29 korrik 1913

 Shqipëria e Madhe:

Një projekt i Shteteve të Bashkuara kundër botës ortodokse?

Alexandre Latsa

Në dhjetor 2012, Kryeministri shqiptar Sali Berisha, u ka ofruar shtetësinë shqiptare të gjithë shqiptarve, kudo që jetojnë. Kjo deklaratë u bë gjatë një vizite në qytetin e Vlorës, qytet ku 100 vjet më parë u shpall Pavarësia e shtetit shqiptar dhe Shqipëria u çlirua nga sundimi osman. Kjo deklaratë u pasua nga një tjetër e po kësaj natyre, të cilën Sali Berisha e bëri me homologun e tij të Kosovës, Hashim Thaçin para disa javësh, duke i premtuar bashkimin e të gjithë shqiptarëve. Diçka e zgjedhur mirë, po të marrim parasysh se shumica e popullsisë së Kosovës së sotme, është me origjinë shqiptare, edhe pse nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Greater Albania (Harta e paraqitur në kët shkrim)
Greater Albania (Harta e paraqitur në kët shkrim)

Pas Luftës Ballkanike të vitit 1913, serbët ende përbënin shumicën e popullsisë. Në vitin 1941, Kosova ishte aneksuar në Shqipërinë e Madhe, e cila tashmë ishte një protektorat i fashistëve italianë. Mbas lufte, Marshalli Tito ndaloi imigracionin e shqiptarëve drejt Jugosllavisë, e cila do të ishte më e fortë me nji Serbi sa e dobët të ishte e mundur. Në vitin 1974, qe pikërisht ai (Tito) që i dha Kosovës statusin e krahinës autonome, status që do t’i hiqesh nga Sllobodan Millosheviçi në vitin 1989, kur serbët ishin tashmë vetëm 15% e popullsisë. Në vitin 2008, kur Kosova shpallte pavarësinë, pothuaj një dekadë pas ndërhyrjes ushtarake perëndimore, të paktë ishin ata që mendonin se shqiptarët do ta dominonin këtë shtet të ri e të vogël. Në të vërtetë, kishte ardhur koha për të festuar edhe këta njerëz të quajtur të shtypur, më së fundi edhe ata mund ta gëzonin lirinë. Në shumicën e vendeve perëndimore dhe të Bashkimit Evropian, njohja qe e menjëhershme, pa u shqetësuar në lidhje me trajtimin e pakicës serbe dhe të ardhmen që e priste atë, pavarësisht precedentit të tmerrshme të vitit 2004, kur të krishterët u bënë viktima të pogromeve, kur kishat u dogjën dhe të drejtat themelore të njeriut u shkelen. Është e vërtetë se Europa, falë Bashkimit Europian, kishte prioritete të tjera në këtë moment: si organizimi i Paradës së Krenarisë së Homoseksualëve në Beograd. U deshën vetëm katër vjet për t’u siguruar që farsa e pavarësisë së Kosovës të shfaqej qartë. U deshën vetëm katër vjet që Kryeministri i Shqipërisë t’u japë të drejtë nacionalistëve serbë, të cilët pretendonin, dhe ende pretendojnë, se s’kanë të bëjnë fare me kosovarët (duke qenë banorë të Kosovës edhe serbët), por më tepër me shqiptarët, në një episod të ri të luftës që zhvillohesh tashmë prej gjashtë shekujsh në Ballkan, midis sllavëve ortodoksë dhe pasardhësve të kthyer në besimin e Perandorisë Osmane. Mbështetja perëndimore për krijimin e Kosovës dhe zemërimi i saj ndaj Serbisë, duket krejtësisht i pashpjegueshëm. Edhe gjatë 1991-2008, e njejta gjë dhe e vetmja logjikë vuri në lëvizje strategjitë e Bashkimit Europian: shkatërrimi i Serbisë, për ta bërë atë sa më të dobët të ishte e mundur në të ardhmen, deri në momentin historik kur në mënyrë të pashmangshme ajo do të kthehej nga Rusia. Sigurisht, në të njëjtën kohë ajo kishte nevojë edhe për një Rusi të dobësuar në maksimum.

Krimet në Kosovë
Krimet në Kosovë

Nga viti 1991 deri 2000, ajo qe e angazhuar në luftë kundër ushtrisë dhe medias Serbe të Millosheviçit për ta shkatërruar, dhe në të njëjtën kohë në një lufte morale dhe ekonomike kundër Rusisë së Jelcinit. Kryqëzata kundra botës komuniste u kthye në një kryqëzatë kundra botës ortodokse, dhe kundër qendrës së saj politike nervore më të rëndësishme, Rusisë.
Teoricieni i raporteve ruse për Euro-Azinë, amerikani Zbigniew Brezinski, tha të njejtën gjë në vitin 2007: “Armiku kryesor i Amerikës tani është Kisha Orthodokse e Ruse.”
Krijimi i Shqipërisë së Madhe ndoshta është parë nën këtë prizëm historik e gjeostrategjik. Kjo mund të jetë shkëndija që do të lëshojë një ferr të ri në Ballkan, e që do të rezultojë me një dobësim të mëtejmë të Europës, por edhe me një destabilizim të botës ortodokse (Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, Serbi…) dhe do të ngadalësojë afrimin e tyre me Rusinë. Nga ana tjetër, ndikimi rus në Europën Lindore mund të vihet në pikëpyetje dhe, rrjedhimisht edhe afrimi i saj me Europën Perëndimore. Kështu që Shtetet e Bashkuara ia kanë arritur edhe një herë qëllimit e tyre kryesor: për të parandaluar një afrim mes kontinent Europian pra midis botës katolike dhe asaj ortodokse.
Marrë nga http://www.statopotenza.eu
13 janar 2013

***

Autori Alexandre Latsa është një gazetar francez që jeton në Rusi prej vitit 2008.
Sipas tij, në vitet e fundit gjithnjë e më shumë europianë, në veçanti francezë, janë zhvendosur në Rusi.
Para pak kohesh shtëpia botuese AST, në Rusi ka botuar një libër të ri të Alexandre Latsas “Mitet e Rusisë. Nga Ivani Tmerrshëm te Putin. Nën sytë e të huajve.”

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.