Shprehje popullore dhe aforizma gege… Jozef Radi

çobanesha

çobanesha

Shprehje popullore dhe aforizma gege… mblodhi Jozef Radi

Pjesa ma e madhe e ktyne shprehjeve dhe aforizmave janë përdorë në familjen tonë… mbasi shpesh mbasdarkave aty mblidheshin mjaft prej atyne që quheshin intelektualët e Kampit po edhe njerëz ma të thjeshtë si: Guljelm Deda, Mark Temali, Ibrahim Sokoli, Shanisha Dosti, Marie Muzhani, Karlet Luka, Lek Dukagjini, Fran Tinaj, Vocërr Sherifja, Ali Dema… e plot të tjerë që me at humorin e tyne karakteristik, me at batutën e gatshme n’maje t’gjuhës, jo vetëm banin hajgare, e thumoheshin bukur me njeni tjetrin, po edhe tregonin barcaleta, histori të tyne… si nji lloj ikje nga realiteti, duke përdorë si “qershinë maje torte” mjaft prej këtyne fjalëve dhe shprehjeve të maposhtme… të cilat unë, duke e shtrydhë kujtesën jam mundue me i mbledhë ndër kohna dhe e gjej mjaft me vend jo vetëm t’i kujtoj këta njerëz të mrekullueshëm, (që ma merr mendja se asnjeni prej tyne s’asht i gjallë…!) po edhe t’i nxjerr n’dritë këto shprehje gege, si nji margaritar i mshehun syndyqesh… Mbetem i bindun se mjaft prej ktyne shprehjeve kanë magjinë e mikpritjes, filozofinë e thellë të malsorit, mallkimet e grave, histori të mbetuna në nji batutë e kështu me rradhë…
Kushdo që dëshiron me lanë ndonji shprehje të kësaj natyre asht gjithnji i mirpritun… 31 korrik, 2013

***
A t’kam thanë moj kopilhane,
mos i nguc grethat me krande
se ke nguc bash t’zezën tande
***
Vesha – kopilesha!
***
Fol me ty, e rruej ve Pashkësh!
***
Tuj u plakë, tuj u rrokatë…
***
Gjuha rrasht s’asht, po rrasht thyen!
***
Dasho Shkrel s’e ban ma nana!
***
Gjethi plepit t’dhesha kpucën
paske kenë vërtet ashik…!
***
S’ka ma qofte ke daja…
***
Mori Shkodër, moj mizore
pak na u duke e shum na dole!
***
Je tuj folë kodra mbas bregut…
***
Si i marri me derë në krah!
***
Po i thashë moj nanë…
O ty t’thaftë vera ma zi se t’ka tha!
***
Ku mbillesh, s’korresh…
***
Lamtumirë o mori Shkodër
lamtumirë o ti Cukal,
zhduket Buna nën nji kodër
zhduket Drini nën  nji mal…
***
Sillu pshtillu shko n’hu e lidhu…
***
Kush asht i zoti mos i kjofte i zi moti!
***
Ke me hasë ndojherë n’hunlesh!!!
***
Ngrefë mustakët kacadre
***
Djè rezil, e sod vezir…
***
Mos u merr me coftina!
***
Unë flas, e ti çka po pjerdh mor bajraktar!
***
Unë ruj – e ata rruj!
***
M’rrove t’rrova – brisku berberit!
***
Kush e han – e han për vedi, kush e ruen – e ruen për tjerët!
***
Pa u vra shtat e m’shtadhetë
rob t’askujt nuk muejmë me u ba!
***
Ti je: ku rafsha… mos u vrafsha!
***
Ndalu beg – se ka hendek…
***
T’u turrsha!
T’pritsha e t’paça!
***
Ma mirë hollë e gjatë – se trashë e shkurtë…
***
Ma mirë mut – se i vogël…
***
Jeni ba si mushkat e Lekës!
***
Ma i zi gërgasi se dorasi
***
N’livadhin pa zot, kullosin kualt qorra…
***
Jo Ali Hoxha, po Hoxhë Alia
***
Kenke ndry si Oso Kuka n’kullë t’barotit!
***
Shkon dreqi e pjell n’prrue
e vjen e fërkohet për mue…
***
Ty duhet me ta ba shpinën ma t’butë se barkun…
***
Mos shif andrra ditën për diell!
***
Pordhi kali n’dere t’hanit
mos i mbetë hatri shkodranit!
***
Mos me të njoftë, shtrenjtë kisha me t’ble…
***
Ka keq e ma keq, ka zi e ma zi…
***
Vjen si hana për Bajram…

***
O ty t’hangshin shtaqin dreqën!
***
As te hapa – as te hupa!
***
O të kjafsha me Shaqe Manen!
***
Ty t’këndoftë qyqja përmi kry!
***
Deka me nder asht kapak florini!
***
Ma mirë me t’dalë syni se nami!
***
Mramë s’ka folë Patër Matia, mramë t’ka folë Patër Rakia!
***
Katërqind derhem Burrë…
***
A don miq he Gjelosh Uka…?
Hajdeni burra… Mirse ju ka pru Zoti…!
***
Mos e shkel bukën… se ti xen sytë!
***
Hajt se gjysa e mijës pesqind!
***
M’ka çu nana… me la gojën…
***
Lypa, faqen e zezë ka, po pa gja s’t’len!
***
Po ta thyj njat rrashtë kreje…
***
Ku shkon me njat kry si babune?
***
E ka hangër marren me bukë…

***
T’lafsha n’teneshir
***
Ta ka tha njat gjuh sh’Martini.  
***
Lumja nana për kët dritë dilli qi ka…
***
E ka djalë dishiri…
***
Çohu, mor t’çofshin me katër vetë…
***
Njiqin spata me i ra nji ashkël nuk ia hjekin…
***
Për inat të s’eme re – Shtifsha t’em bir n’dhe!
***
Nepi mar za filmit…
***
Uh ty t’plaçin sytë e ballit, t’plaçin!!
***
Tesh pa t’bjen mas qafet!
***
M’asht njitë m’asht ba rriqën…

***
E kam hallin për t’gjallë se për t’dekun po t’baj pallë…
***
Kush s’ka mend, ka kamë…
***
Mendja e madhe e zeza t’zot.
***
Ça sillesh, si me ken maranjyrë!
***
Ia ban vedit me sy…
***
Shkon i njomi nëpër t’thatë…
***
E dan qymen m’dysh…
***
I marri brina s’ka!
***
Lype se s’ta jep… merre se s’thot gja…
***
E din luga ça ka vegshi…
***
Tuj u rrit… tuj u çorodit…
***
Pse bërtet mar, si zog gomarit!
***
Nuk druj se m’des, po druj se m’ndrron ves…
***
A je i marrë, a shtihesh?
(Shprehjet me ngjyrë kafe janë sjellë prej Liliana Rotanit, të cilën gjejm rast ta falenderojmë!)

Një përgjigje

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook