Shpërthen vullkani Tavurvur në Papua e Guinea e Re

Vullkani Tavurvur

Vullkani Tavurvur

Shpërthen vullkani Tavurvur në Papua e Guinea e Re

Spektaklet e frikshme të Natyrës…

Ndërsa në Islandë ndjehet frikë nga vullkani Bardarbunga, në anën tjetër të botës, në ishullin e Britanisë së Re, në Papua e Guinea e Re, është futur në veprim vullkani Tavurvur

Tashmë shumë komunitete janë evakuuar, shumë fluturime ndërkombëtare janë shmangur si pasojë e shpërthimit të dhunshëm të vullkanit në Papua e Guinea e Re. Autoritetet vendore kanë evakuuar menjiherë gjithë banorët që jetojnë në zonat përreth vullkanit Tavurvur, qysh në orët e para të shpërthimit. Banorët e Rabaul-it janë urdhëruar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura për shkak të rrjedhës piroklastike. Siç është raportuar edhe nga David Flinn, i cili dëshmoi ngjarjen personalisht në vend, vullkan nisi fillimisht me lëshimin e gazrave dhe me një shpërthim të vogël e të shkurtë, dhe më pas filloi nji fazë më agresive. Në nji kohë të shkurtë e gjithë zona u mbulua nga një shtresë nji cm me hi vullkanik.
Vullkan është nji nga më aktivët e rajonit. Në vitin 1994, ai shkatërroi qytetin Rabaul, kur  shpërthimi ndodhi pranë malit Vulcan.

Vullkani Taurvur me 31 gusht 2014

Vullkani Tavurvur me 31 gusht 2014

***
Vullkani Tavurvur vazhdon të shpërthejë në Papua, dhe nga ishulli arrijnë imazhe spektakolare. Zona tashmë është e pasigurt, për shkak se në të shkuarën, vullkani Tavurvur ka shkaktuar dëme të shumta, e megjithatë imazhet që vijnë nga Papua e Guinea e Re mbeten spektakolare.

Tmerr i Vullkanit Tavurvur

Tmerr i Vullkanit Tavurvur

Si gjithnji në kësi rastesh, kritikët janë të ndarë mes atyre që përcaktojnë se çfarë po ndodh e çfarë do të ndodhë me vullkanin e rrezikshëm Tavurvur. Popullsia vendase ndodhet larg rrezikut, edhe pse në orët e fundit ai ka vazhduar pa ndërprerje në aktivitetet e tij. Tani ai ka nisur të bëhet me të vërtetë i frikëshëm. Tavurvur është nji vullkan me diametër prej 8-14 kilometra dhe është e vendosur në Caldera Rabaul, dhe sipas disa studimeve, ai do të jetë i ngjajshëm me atë çka ka ndodhur në shekullin e gjashtë, në epokën e ndryshimeve klimatike…

Nji spektakël në Natyrë

Nji spektakël në Natyrë

Përktheu dhe përshtati Jozef Radi

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Përkthime  Etiketat: , , , , , ,
Një përgjigje
  1. lola shehi Tha:

    çfarë emri paska vullkani… në fillim m’u duk si Vullkani Turivarur… paska qenë Tavurvur…

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook