Shënim historik nga Hamid Gjylbegaj (1927)

Haxhi Bektash Veliu (shek XIII)

Haxhi Bektash Veliu (shek XIII)

Shënim historik

nga Hamid Gjylbegaj

Begtashitë, n’bazë t’alfabetit arab të deshifruem prej Fazli Hurufisë, n’orgjinë, janë dy copash; njëna palë, asht orthodoks islam; Nakshibendi, sunit, hoxhagjanë; që veprojnë simbas kuranit; e tjetra përkundrazi asht heteredoks islam, që ndjek vijën manikeiste të Ballim Sulltanit; i cili, këta (muhibantë, bogamil) i ka nda n’dy kategorishë; të martuemit, Celepi (Zotni si Popat); dhe të pamartuemit, Nazeninë (murg të zgjedhun si priftat); dikush prej këtyne e mban virgjininë e shejtnon përnjimend; e dikush tjetër, e ka, vetëm për kuvend; megjithkëte, Begtashitë me shkencën okulte hindopersjane të moçme, e me kabalizmin e Danjelit Profit, pagëzimin shpirtnuer e ushtrojnë n’formën praktike; me anën e hypnotizmit magnetic; tuj e përdorë magjinë e bardhë, si fe; për kshillë rrëfimit; e prandej, kjo, mbahesh msheftë prej tyne; e me kët mënyrë veprimit, jeniçert, dikur, patën lujt nji rrol të madhë n’historinë e përgjithshme të njerzimit; n’sa që, u pat tronditë gjithë Europa prej sish; vetëm se, Skënder-Beg Kastrioti, si nji kapiten renegat i begtashizmit; qe aj që mujti me i ba ballë për njëzet e sa vjet me rradhë, ushtrive turke, ma t’rrepta t’asaj kohe; e prandej atij:
Ju pat lumnue dora,
Si ngadhnjimtar i t’parve;
Edhe iu pat falë kunora,
Si mbret i të gjithë shqiptarve…
1927

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook