Shën Agustini – Poezi

Shën Agostini - Rrëfimet

Shën Agostini – Rrëfimet

Shën Agustini – Poezi

Deka s’asht kurrgjâ.
Veçse kam kalue n’anën tjetër:
asht si me u pas’ mshehë n’oden përbri.
Unë jam gjithmonë unë e ti gjithmonë ti.
Ajo ç’ka kena kenë përpara për njeni-tjetrin jena prep.
Më thirr me emnin që m’ke thirrë gjithmonë, njatë qi ke për zemër;
Më fol njisoj, me dashninë qi ke pasë gjithmonë.
Mos e ndërro tonin e zanit,
mos mbaj qwndrim solemn a të trishtuem.
Vazhdo me qeshë për atë çka na bante me qeshë,
për ato gjana të vogla qi na pëlqejshin shumë kur ishim bashkë.
 
Lutu, buzëqesh, më kujto!
 
Le të jetë emni jem gjithmonë nji fjalë e afërt si përpara:
shqiptoje pa asnji gjurmë hijet o trishtimit.
Jeta jonë e ruen krejt kuptimin qi ka pasë gjithmonë:
njisoj si përpara,
ka nji vazhdimësi qi nuk shkëputet.
Pse duhet me kenë jashtë mendimeve tueja
dhe mendjes tande,
vetëm pse jam lerg syve t’tuej?
Nuk jam lerg,
jam n’anën tjetër,
njaty mbas qoshes…
 
Qetësoju, gjithçka ásht në rregull.
Ke me e gjetë prep zemrën teme,
ke me gjetë prep dashninë e ambël e t’pastër.
Shij lotët e tu e mos kjaj, nëkjoftëse m’don mue:
buzëqeshja jote asht paqja jeme.
 
(marrë nga muri i fb i Gino Lukas)
 

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Kafe letrare  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook