back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Sfidat vlejnë gjithmonë – nga Agim Baçi

Gazeta

Agim Baçi
Agim Baçi

Sfidat vlejnë gjithmonë

nga Agim Baçi

Ndoshta në ditët e para të kësaj karantine të pamenduar e të paimagjinuar kemi menduar nëse do gjejmë apo jo kohë më shumë kohë për të folur me fëmijët. Pastaj, ditë pas dite, na është dashur ndoshta të rimendojmë edhe një herë situatën e të pyesim: po ata, fëmijët tanë, duan të flasin më shumë me ne?!
Teksa nisim bashkëbisedimin ndjejmë pastaj kaq papritur se sa shpejt rriten. Kjo për shumë shkaqe. Kur kthejmë kokë pas, e dimë se hendeku mes gjyshërve dhe prindërve tanë ka qenë shumë i vogël, sepse gjërat që lëviznin rreth tyre apo nëpër botë ose viheshin re vonë, ose kurrë. Mes prindërve tanë dhe nesh hendeku mund të jetë zgjeruar. Ndryshimet, sidomos ato pas viteve ‘90, lëvizjet tona nëpër botë, televizioni, leximet mund të kenë hapur disa dritare që kanë qenë të pamundura për t’u mbyllur të gjitha në kohë.
.
Prindër ose çati e fëmijëve
Prindër ose çati e fëmijëve
Por, hendeku mes nesh dhe fëmijëve tanë zgjerohet çdo ditë. Ne, shpesh duke nxituar, shpesh duke mos qenë të gatshëm t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve të tyre, herë kemi përdorur autoritetin e prindërve që të mos vijojnë me kërkesat e tyre, e herë kemi dëgjuar pa nervat e domosdoshme dëshirën e tyre për lojë apo për më shumë kohë së bashku. Ama, mund të pohojmë, dikush më shumë e dikush më pak, se jo gjithmonë kemi ndalur të flasim në kohën e duhur me fëmijët. Por, një situatë si kjo, kaq e pamenduar, na ka vënë tashmë përballë fëmijëve, apo edhe fëmijët përballë prindërve.
Nuk është vetëm lojë. Është një sfidë, që mund të mos e kemi menduar, por që na duhet t’i japim zgjidhje. Nuk ka justifikime. Nuk ka shmangie. Sepse edhe nëse justifikohemi për pak ditë, apo shmangemi, do ta kuptojmë që nuk po u shmangemi atyre. Thjesht po i shmangemi vetes sonë.
Nuk e dimë nëse pas disa javëve do kenë marrë ata më shumë nga ne apo do kemi marrë ne më shumë nga ata. Por kjo pak rëndësi ka. E rëndësishme është se na është dhënë shansi të rregullojmë disa ura që në nxitim e sipër i kemi lënë thjesht si projekt.
.
Prindër dhe fëmijë...
Prindër dhe fëmijë…
Njeriu vërtet nuk mund të zgjedhë atë që i ndodh, por mund të vendosë vetë se do ta lexojë atë që i ka ndodhur. Nëse jemi duke menduar të gjithë se bota nuk do jetë më si më parë pas kësaj karantine globale, mund ta nisim duke besuar se Zoti na ka dhënë një shans për të rimenduar se çfarë është më e rëndësishme për ne.
Sfidat gjithmonë vlejnë. Sfidat për të dhënë dhe për të marrë dashuri janë edhe më nxitëse për t’i fituar! E rëndësishme është që t’u mësojmë se informacioni nuk është as mençuri, as dashuri, por më shumë mundësi.
.
Marrë nga Muri i Agim Baçit 27 Mars 2020
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.