back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Rreth librit “Vjersha” i Luigj Gurakuqit (1940) me parathanje nga Gjon Kamsi (Gjikam)

Gazeta

Luigj Gurakuqi - Vjersha (1940)
Luigj Gurakuqi – Vjersha (1940)

Rreth librit “Vjersha” i Luigj Gurakuqit (1940)

me parathanje nga Gjon Kamsi (Gjikam)

Për të parën herë vjershat e Luigj Gurakuqit dalin në dritë të përmbledhuna në nji vëllim të posaçëm.
I mblodhëm, të shpërndame si ç’ishin aty këtu, ndër revista e libra të kohës.
Rrjeshtimin e bàmë mbas nji rendi e nji kriteri qi e gjykuem mà të mirë e mà të pëlqyeshëm, tue sjellë ato ndryshime alfabeti dhe at njisi, sidomos orthografije, qi leu e u pjek mà vonë në udhëheqjen e Tij, si dihet e dishmohet nga shkrimet qi mbrapa ka lànë.
Oroet qi Gurakuqi u shtoi vjershavet të veta, i vumë në fund të secilës, ashtu si i gjetëm të bàme prej Tij.
Datat nuk mujtëm me i pasë të gjitha, por ato q’i gjetëm të shenjueme, i vùme përposht të çdo vjershe.
Në mbarim, nji radhue kronologjik i të gjitha vjershave të vëllimit, dëften, me rend, të gjithë veprën poetike të Gurakuqit.
Nuk mund të thomi se i kemi mbledhë të gjitha. Të tjera mund të dalin mà vonë prej atyne q’i i dijnë dhe i ruejnë e do t’ua dijmë fort për nderë po të na i njoftojnë.
Kemi shtue, edhè katër vjersha qi i kanë kushtue poetent e shkrimtarët mà në zà të Shqipnis, të cilët dishmojnë në mënyrë të dukshme e në kohë të ndryshme, vlerën e naltë t’artit poetik dhe të ndiemen atdhetare të Luigj Gurakuqit.
Nji e i vetëm ka qenë qëllimi i ynë në këtë punë.
Të këtij mèndatari të naltë, të këtij Atdhetari të pastër e të madh të Shqipnis, me fillue me u dhanë me anë dokumentash të saktë Shqiptarëvet qi mbajnë të gjallë kujtimin e të Mëdhajve T’onë, atyne qi s’e kanë dhe breznìs së ré qi don m’u rritë në besën e tyne, nji njoftim t’imtë e të plotë, të jetës mèndore e morale të Luigj Gurakuqit, të mundit të cenëshëm dhe të përpjekjes së naltë për m’u shprehë dlirët e fuqishëm, me pasunue me visare të reja arti e bukurije gjuhën amtare, me kallë në zèmrat e në mèndet shqiptare dashnìnë për Zot e për Atdhè, për vepra të mbara e bujare.
.
Luigj Gurakuqi (1879-1925)
Luigj Gurakuqi (1879-1925)

Dëshìr!

T’mujshe sot n’k’t ditë t’bukur, gjith lulzue
T’nji zogu me vù mbrapa nji par’ fletë
E fluturim me to n’Shqipni me shkue
E mbrenda s’bukurës Shkodër sot m’u gjetë,
Me gjinì, dhe miq m’u përqafue
Edhe me dhanë gjith ç’kam t’imen rini
T’mujshe me fluturue sot n’Shqipëni
Dheu i huej, 20 prill 1901
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.