Rrëfim për statujën e ushtarit ilir në një muze të Holandës Arbëresh Dalipi

Luftëtari ilir - Lauriti

Luftëtari ilir – Lauriti

Rrëfim për statujën e ushtarit ilir në një muze të Holandës

Arbëresh Dalipi

i atribuohet shkeljes së parë të tokave të Holandës së sotme

Ard Islami, në hapësirën shqiptare, njihet për aktrim dhe skenare. Projektet e tij më të njohura për publikun, janë seritë televizive: “O sa mirë”, “Kombinati”, “Tre gjermanët e trashë”, “Kosova 0”, “Spital X”, por edhe për një sërë shfaqjesh teatrale.
Për ata, të cilët nuk e kanë njohur përpara këtyre projekteve televizive, Ardi, karrierën e tij artistike e ka nisur me muzikën dhe rrugëtimi i tij artistik ndahet mes muzikës, aktrimit dhe skenarëve.
Para pak kohësh, aktori Ard Islami ka mbaruar një master në Kompozim të Muzikës Klasike në Konservatoriumin e Arteve në Amsterdam. Nga ngritja e tij akademike do të presim rezultatet në projektet e ardhshme, por këtë herë nga ai do të shkëpusim një rrëfim interesant nga qëndrimi i tij në Assen, qytetin verilindor të Holandës, përkatësisht kryeqytetin e provincës Drenthe.
“Në një muze të artit dhe historisë në Assen të Holandës, ndodhet Statuja e një ushtari ilir me emrin Lauritus.
Sipas ciceronit të Muzeut të Pallatit Mbretëror, i cili për vizitorët është i hapur gjatë dy ditëve të weekend-it, statuja i përket një ushtari ilir, për të cilin tregohet një legjendë.
“Ciceroni holandez, jepte këtë përshkrim për ushtarin ilir, të cilit i referohej me thonjëza, d.m.th. kur i referohej emrit të tij, duke lënë të nënkuptohej që rrëfimi ishte mes legjendës dhe të vërtetës historike” – nis rrëfimin skenaristi Ard Islami.
Megjithatë, histori interesante të cilën s’e kisha dëgjuar më parë, as nuk e gjeta më pas në internet, për të mësuar diçka më shumë rreth saj. Kam kontaktuar madje edhe persona kompetentë kur jam kthyer në Kosovë, pasi vazhdon të më intrigojë kjo histori, por nuk kam gjetur shpjegim për këtë statujë”! – thotë Islami!
Ushtari njihet si “Ushtari i këngës” – ushtar ilir – me emrin Lauritus!
Lauriti – sipas ciceronit i cili shpjegon legjendën – ishte një ushtar ilir, në fakt prijës, trupmadh, i bardhë si bora e me sy të kaltër. Ai ishte nisur me 1500 ushtarë ilirë prej Ilirisë dhe kishte mbërritur në tokat e Holandës së sotme me 200-300 ushtarë. Lauriti, thuhet se kur ka ardhur në tokat e Holandës së sotme ka gjetur vetëm mjegull dhe shi – pra, përpara se ky vend të banohej nga paraardhësit e holandezëve të sotëm…”
Kjo është një histori, edhe në qoftë legjendë, të rrëqeth trupin.
Në foton origjinale, shihni statujën e ushtarit ilir, Lauritit.
http://www.gazetaexpress.com

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook