back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Rranja e siguron mbijetesën e nji kombi e të nji qytetnimi – Koncert përkujtimor në Vjenë

Gazeta

Programi përkujtimor për 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit dhe veprës së Prenkë Jakovës
Programi përkujtimor për 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit dhe veprës së Prenkë Jakovës

Rranja e siguron mbijetesën e nji kombi e të nji qytetnimi

Koncert përkujtimor në Vjenë

E bukura trashigohet dhe na shqiptarët kudo që jena edhe të shpërndamë nëpër botë, kërkojmë me lëshue rranjët si ajo lulja e Goethes që hapi edhe koncertin tonë në Bazilikën e Belvederes në Vjenë, nën nji atmosferë magjike Krishtlindjet.
Nën moton: “Brezi i dytë i Diasporës u këndon gjenive të kombit”, u nderuen dy gjenitë e jashtzakonshëm, Heroi Kombtar: Gjergj Kastrioti – Skanderbeg, në 550 vjetorin, dhe kompozitori Prenk Jakova, në përkujtim të operas së parë shqiptare “Mrika”.
Kështu brezi i dytë, Jane Plumbini nga Torino, e Patrick e Julia Kola nga Vjena, me zanin dhe lojën virtuale në Piano afruen shumë shprese për të ardhmen, se rranja asht tu’ lëshue lulet e saj të shëndetshme.
Mbi 15 artistë nga Europa dhe Shqipnia e nderuen koncertin në Vjenë.
.
Bazilika e Belvederes Vjenë - Rita Ndoci, Bardh Jakova e Vasenka Rangu
Bazilika e Belvederes Vjenë – Rita Ndoci, Bardh Jakova e Vasenka Rangu
Ky koncert organizue me poezinë ma të përzgjedhun gjermanofolëse si Goethe, Rilke, Hesse dhe atë shqiptare, Fishta, Poradeci, Koliqi, Camaj, dhe Primo Shllaku, Jozef Radi, Visar Zhiti e Leon Lekaj, ndërthurë me muzikë po ashtu të përgjedhun botnore nga Bach, Chopin, Bethoven, Mozart e tek ajo shqiptare, Martin Gjoka, Prenk Jakova, Simon Gjoni, Pjetër Gaci… u përformuen nga brezi i parë po edhe prej atij të dytë, të fmijëve të lindun e të rritun në Diasporë. (Programi dhe ftesa për autorët pjesmarrës).
Motrat Ndoci, Rita dhe Juli, me muzikën dhe interpretimet e tyne aktoriale, ishin padyshim qershija mbi tortë e këtij koncerti që zgjati mbi dy orë dhe u prit me entuziazëm prej të pranishmëve të ftuem, familje shqiptare në Vjenë, porse edhe ato austriake, ku mbi të gjitha ra në sy trupi pedagogjik i shkollës austriake në Shkodër, që kishte ardhë për pushimet e Krishtlindjes pranë familjeve në Vjenë.
Vjena, ka mbi 400 vjet që përkujdeset për rranjën shqiptare. Ajo e ka ujitë edhe atëhere kur historia ia kishte ndërpre te tana rranjët. Në shekullin e 19, kur në trojet shqiptare gjuha shqipe ishte e ndalueme me ligjin osman, në Vjenë hapeshin shkolla dhe ju mësohej gramatika e shqipes mësuesve të ardhshëm. (Shiko: Protektorat kultus në K und K Monarchie. Arkivat austriake.)
.
Bazilika e Belvederes Vjenë - Bardh Jakova, Jane Plumini e Vasenka Rangu
Bazilika e Belvederes Vjenë – Bardh Jakova, Jane Plumini e Vasenka Rangu
Mirnjohje ndaj këtij kryeqyteti të muzikës botnore që ka bà e vazhdon me bà kaq shumë për artin e kulturën tonë; mirnjohje Bashkisë së Vjenës që na u gjend afër në ëort und Tat (me Fjalë dhe Vepra) dhe mirnjohje Familjes Jakova që u përfaqsue denjësisht me nipin e kompozitorit Prenkë Jakova, instrumentistin virtuoz, Bardh Jakova dhe grupin e tij italo-shqiptar me qendër në Bologna: I Njajti Detë. Gjithashtu ekspozita e fotografit Nikolin Jakova, nip i kompozitorit, i dha koncertit nji dimension ma tepër.
Momenti ma emocionues në rrafshin njerzor ishte takimi mbas 25 vjetësh i dy ish nxanësve t’nji klase Juli Ndocit dhe Bardh Jakovës, pikërisht në Vjenë, në koncertin për Prenk Jakovën si me dashtë me vërtetue dhanien se “jeta i shkruen historitë ma të forta!”.
Përformimi i koncertit mund të ndjeket në youtube. Urojmë që urat e artit t’i shërbejnë shkrimjes së natyrshme të kulturës shqiptare me atë europiane, ku synohet me ardhë nji ditë, tue ruejtë origjinalitetin, e njiherësh tue u bashkue me kontinentin, të cilit gjithherë i kena takue.
Këtij koncepti i shërbeu edhe nderimi me çertifikatën “Baketa e gjeniut shqiptar” që ju dorëzue shkrimtarëve dhe muzikantëve shqiptarë ma të dalluem sot në botën antikonfomiste të artit ma cilësor shqiptar. Ky nderim u përformue nga Kryetarja e Jurisë së ardhun posaçërisht prej Milanos, menaxheres së artit Dr. Av. Vasenka Rangu, të cilat iu dorëzuen shkrimtarëve e muzikantave të pranishëm. Kështu shkrimtarët e pranishëm Jozefina Traboini dhe Marcel Hila u nderuen për krijimtarine e tyne moderne antidiktaturë e në mbyllje ndanë librat me autografe.
.
Gjergj Jozef Kola - "Tre Kalvaret e gjenisë së Prenk Jakovës”
Gjergj Jozef Kola – “Tre Kalvaret e gjenisë së Prenk Jakovës”
Momenti kulmor për mue së pari si autor e së dyti si organizator i Koncertit ishte ai kur artistja Juli Ndoci, e ardhun prej Hanoverit të largët në Vjenë, interpretoi pjesë prej dramës “Tre Kalvaret e gjenisë së Prenk Jakovës”, dramë e cila uroj të vihet në skenë prej Bashkisë së vendlindjes së Prenk Jakovës, në Shkodër, me që në Janar të 2019, përkujtohet edhe 50 vjetori i Operas Skanderbeg. Falë Prenk Jakovës na renditena ndër ata kombe të paktë e të përzgjedhun që kanë krijue Opera.
Rita Ndoci ishte edhe Zana e mirë e aktivitetit me interpetimin e kangëve të Prenk Jakovës, i pari i këtij lloji në Vjenë.
Artistat e familjes Ndoci, Frederiku, Rita dhe Juli u nderuen nga Bashkia e Vjenës, Media Verlag dhe Familja Jakova për karrierën e tyne në atdhe dhe në botë.
Natyrisht, i mbetem mirnjohës ndihmës morale të Ministres së Jashtme të Austrisë, Ambasadorit të Austrisë në Tiranë, Konsullit të Nderit të Austrisë në Shkodër si dhe Ambasadorit shqiptar në Vjenë, të cilët me mirësjellje dhe edukatë, i uruen suksese me shkrim aktivitetit tonë. Mbi të gjitha i mbetem mirnjohës Sr. Luiza Milani që na hapi dyert e Bazilikës së Belvederes dhe u ndjemë si në shpinë tonë ku edhe shtruem darkën përkujtimore për gjenitë e kombit shqiptar.
(Heshtja prej sfinksi e Ministrisë së Kulturës, asaj të Jashtme dhe të Diasporës në Tiranë ndaj aktivitetit tonë, që i shërben kulturës shqiptare, kallxon mungesë të theksueme serioziteti në edukatën dhe kulturën e mirësjelljes qytetnuese të komunikimit).
Me shpresën që aktivitete të tilla të bahen traditë në kryeqytetin vjenez, ju përshëndesim e ju urojmë Për Shumë Mot Krishtlindjen e në gëzime Vitin e Ri 2019!
Gjergj Jozef Kola – Organizator.
Vjenë 25.12.2018
Disa nga fituesit e Baketës së Gjeniut Shqiptar
Disa nga fituesit e Baketës së Gjeniut Shqiptar
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.