Roja e shpís – poezi nga Ernest Koliqi

Ernest Koliqi i ri (1903-1975)

Ernest Koliqi i ri (1903-1975)

Roja e shpís

poezi nga Ernest Koliqi

 
N’ahër, lum bija
t’lutem me zbritë:
n’kandin mâ t’errshëm, qi s’pau kurr dritë,
kadalë
avitu
dhe shif
a del
gjarpni qi mshehej dikúr n’themel:
âsht roja e vjetër
e shpís atnore,
n’gurt e themelit
ora pajtore:
mejher’ tue t’njoftun
ka me t’përshndetë
mbi bisht
i ngrejtun
me krye përpjetë
dhe pse s’t’ka pâmun kurr,
n’er’t’gjakut
ai ka me t’njoftun
si bij’ e oxhakut.
.
Marrë nga muri i Greta Ljarjas, 12 shkurt 2021
.
Gjarperi - simbol i Ilireve

Gjarperi – simbol i Ilireve

.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Kafe letrare  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook