Revista “Shkëndija” dëshiron bashkëpunim me Ju… – Ernest Koliqi i shkruen Musine Kokalarit!

Ernest Koliqi - 1938

Ernest Koliqi – 1938

Revista “Shkëndija” dëshiron bashkëpunim me Ju…

Ernest Koliqi i shkruen Musine Kokalarit

Tirana 01.01.1942 – XX
Corso Vittorio Emanuele III
 
Fort e ndershmja
zonjusha Musine Kokalari,
Në numrin që vjen, Revista “Shkëndija” dëshiron të nisë një veprimtari të re në fushën e kulturës shqiptare, ku jo vetëm letërsia ka qenë argument i zhvilluem, porse dhe artet: qofshin figurative, qofshin muzikore, qofshin dekorative.
Për t’ia arrijtun qëllimit qi të zgjohet nji interesim e të thellohen sa ma tepër prirjet e ndryshme artistike e kulturore, kemi vendosë me iu drejtue shkrimtarëve dhe intelektualëve të vjetër e të rij, tue u caktue pak a shumë subjektet mbi të cilat do të kenë mirësinë të bashkëpunojnë.
.
Koliqi e fton Musinenë në Revistën Shkëndija

Koliqi e fton Musinenë në Revistën Shkëndija

Për Zotninë Tuej kemi mendue te na shkrueni 6 artikuj dhe subjekte të ndryshme letrare.
Artikujt nuk do të jenë ma të shkurtën se tri faqe të Revistës “Shkëndija” as ma të gjatë se pesë faqe. Secili artikull ka me u shpërblye me 50 franga shqiptare.
Do të ishim mirënjohtës të na jepni një përgjigje rreth kohës qi do t’Ju nevojitet për kryemjen e këtij bashkëpunimi…
.
Me nderime Ernest Koliqi (firma)
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook