Requiem për Pashko Gjeçin Jozef Radi (Fletorja e Vjeshtës)

Prof. Pashko Gjeçi dhe Jozef Radi 2007

Prof. Pashko Gjeçi dhe Jozef Radi 2007

Requiem për Profesor Pashko Gjeçin…

Jozef Radi (Fletorja e Vjeshtës)

u shue si qiri nji njerì… jo, s’u shue bota
u shue pak homer, pak gëte, pak dante shqipnie
u shue shum njeri te “nji tesh” prej shkodre
e kori i kambanave nënzà e këndoi alelujen e mbrame.

cili qiell s’ka me e pranue shpirtin tand prej shenjti
cila shkamb ka me e msheh mermerin e bustit tand,
ehh, ne jemi shum ma të vegjël se kokat që mbajmë mbi supe
dhe ti shum ma i madh se shtati që zoti t’fali…

janar 2010

(marrë nga libri “Fletorja e Vjeshtës” Jozef Radi, 2011)

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Poezia  Etiketat: , , , ,
Një përgjigje
  1. I paharruar kujtimi i Tij, u prehtë në paqe!

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook