back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Refleksion mbi 6 shkurtit 1967, 55 vite mbas – nga Nest Zefi

Gazeta

Nest Zefi & Ernest Troshani
Nest Zefi & Ernest Troshani

Refleksion mbi  6 shkurtit 1967, 55 vite mbas 

nga Nest Zefi

Fjalimi i 6 shkurtit 1967 i diktatorit Hoxha, ndryshe prej nji narrative formale zyrtare, simbas të cilës u mbyllën institucionet fetare të religjoneve zyrtare në Shqipni, në fakt ishte faza e parë përmbyllëse e krimit monstruoz që iu ba martirëve të fesë katolike, e nisun fill me ardhjen e bandës kriminale të partisë komuniste të Shqipnisë në fund vitin ’44.
Shënjestër e vandalizmit retorik të Enver Hoxhës ishte sall feja katolike në atë fjalim turpi para organizatësh të partisë të Tiranës dhe referencat e përgjithshme depistuese mbi fetë, ishte thjesht nji artific me zbut pak rrezikun e ekspozimit eventual të nji lufte fetare ndaj të kshtenve. Kishat u rrafshuen gati krejtësisht, përfshi ata me vlerë historike të epërme, si ajo e Dejës, ndaj meshtarëve të mbetun ende gjallë, filloi nji fazë tjetër eskaluese persekutimi. Ma shumë se “njeriu i ri”, sikur thuhet në reflektimet “skolastike” te studiuesve të sotëm, unë jam i idesë, sikur e kam shtjellue në librin tem, se bahet fjalë për “luçidimin” e njeriut të vjetër otoman.

Kisha e Vaut të Dejës
Kisha e Vaut të Dejës – e hedhur ne ere

Enver Hoxha ishte mishnimi i atij revanshi të kamufluem të otomanëve të diskretituem prej historisë dhe zani i tij hypi në minaret e reja të faltores/foltore të partisë dhe tashma, në vend të Allahut Akbar, vikatej Enver Hoxha Akbar… Megjithëse, donkishotizmit të Enverit i erdhi fundi në fundin e viteve ’90, duhet thanë se forma “mentis” që perversioni i tij pati induktue, ka molepsë shumë mendje e zemra shqiptarësh, përfshi çuditinisht edhe ata që psuen persekutimin e tij mizor. Martirët e kishës në vend që me njallë respektin, vlersimin e pse jo edhe dashninë pa kushte jo sall të komunitetit katolik, por të tanë shqiptarëve për veprën e tyne stoike të qëndresës, intrumentalizohen simbas leverdisë të “shqiptarisë” amnistuese dhe jo rrallë herë i nënshtrohen kosës krasitëse të identitetit të tyne ma të thellë, pra fesë të Krishtit, e kjo ndodh thjesht për servilizëm mbijetojës ndaj otomanëve të shumtë e të shtrimë kapilarisht.
Shembulli unik i martirëve tanë, nëse pranohet vërtet me fe e arsye, asht antidoti ma i mirë kundër servilizmit mbijetojës, reklamimit të harmonisë hipokrite, inferioritetit të pakuptimtë të nji pjesë të mirë të subjektit komunitar katolik në mozaikun plural të shoqnisë shqiptare. Kjo pikë mbi të cilën insistoj deri në mërzi, asht thembra e Akilit e pamundësisë 30 vjeçar të komunitetit katolik shqiptar për me shprehë nji konsistencë kulturore e politike në naltësinë e dinjitetit të vet ontologjik, antropologjik e historik. Ka ardhë koha me lëvizë për me ndryshue në kët aspekt, se fjalimet e 6 shkurtit do të vazhdojnë me na shurdhue në foltore, faltore apo podiume të tjera të galaksisë të madhe otomanësh të pareformueshëm që vegjetojnë në nahijen tonë shqiptare.

Marre nga Muri i FB i Nest Zefit, 6 shkurt 2022

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.