Qetë e Zihniut (Rrëfime me humor nga Savra)

Qetë (skicë nga Leonard Pervizi)

Qetë (skicë nga Leonard Pervizi)

Qetë e Zihniut (Rrëfim nga Savra)

Nji personazh mjaft simpatik në Savër, ishte edhe Zihni Asllani nga Tepelena… Me nji humor të natyrshëm, me nji batutë spontane, me nji sens të hollë ironie, Zihniu shpesh bëhesh epiqendra e shakasë dhe diskutimeve… Dhe ja nji prej perlave të tij… që ende sot e kësaj dite kujtohet…

Zihniu zakonisht punonte me qerre… Nji ditë, së bashku me ndihmsin e tij, person i njohur si raportues (fuks), punonte me qetë në lesim gruri… Aty rreth orës dy e mbarojnë punën e planifikuar (diçka më shum ë se norma), lidhin qetë dhe nisen për në sektor… Të nesërmen brigadieri i nervozuar i thotë Zihniut: “Zihni, për dje s’e ke ditën e punës! I ke zbrehur qetë fiks në orën dy! Edhe pse e kundërshtoi Zihniu i shkretë, brigadieri vazhdoi në të vetën duke i theksuar “I ke zbrehur fiks në orën 2!!!” I mërzitur, ai kur mbrrin te stalla e qeve, ku e gjen ndihmësin ulur që priste. I bindur se veç ai ishte raportuesi dhe askush tjetër, ai merr hostenin dhe i hyn me sa i hante krahu njerit prej qeve duke i bërtitur: “Po mirë o Balash, mirë që na raportove, po orën nga e more vesh që ishte fiks dy…?! Po unë s’kam as orë mor qen!” bërtiste Zihniu vazhdonte t’i binte sa i hante krahu kaut të shkretë… Raportuesi (fuksi) që ishte ulur aty instiktivisht lëvizi krahun e xhaketës dhe pa orën… Po njiherësh ndjeu se Zihniu po ndiqte me sy, ndërsa i binte kaut… Pra, at dru që po hante kau i shkretë, e meritonte ai… spiuni që mbllaçitesh duke ngrënë mëngjesin... j.r

Veli Hoxha tregon per Zihni Asllanin…

Kam shumë histori me Zihniun, ndjesë pastë, po tregoj nja dy të vogla.
***
Udhëtoja me makinë nga Lushnja për në Athinë. Ishin kohë të këqia ato të vitit ’97. Te Uji i Ftohtë në Tepelenë, policia kish bërë postbllok duke ndaluar shumë makina për kontroll. Udhëtoja me makinën time me targa greke, kur polici më bën shenjë të ndaloj. Zbrita unë, nëna dhe gruaja dhe na duhesh të qëndronim me “duart lart”, derisa të mbaronte kontrolli i policisë. U bë radhë e gjatë. O zot, thashë. Po unë ç’desha që erdha në Shqipëri në kësi kohrash. Kur befas dëgjoj nji zë të fortë polici që bërtiti… Ej, ju të të tre atje ulini duart shpejt. Ju janë njerëz ballëlart dhe duhet të kaloni pa u penguar… Kaloni shpejt! Po na shihnin të gjithë! Kur u nisëm… ç’të shikoj… Ishte Zihni Asllani, që më përqafoi si vëlla…
***
Eh, Zihniu i mirë çfarë njeriu ishte… (sepse u bë kohë që s’është më midis nesh).
I ishte qepur përgjegjësi i sektorit (R.N.), sepse Zihniu natën vidhte silazh dhe ushqente qetë e tij të fermës, që ai i trajtone si “shokë”. Një natë vunë shenjë me gëlqere te silazhi dhe të nesërmen, ndërsa Zihniu, po pinte kafen e mëngjesit ke klubi Alijes, vjen brigadieri dhe i thotë: O Zihni, Përgjegjsi ka vendosur të ta heqë qerren, sepse “qetë e tu i kanë flokët kaçurrel, më të bukur se të përgjegjesit…” (kjo ishte nje batutë që e kishte bërë Zihniu) sepse natën e shkuar ke vjedhur silazh për qetë…
Aq iu desh Zihniu dhe u kthye: Vërtet qetë e mi kanë kaçurrela, po unë i kam tredhur ata,  dhe jo si përgjegjsi që shkon me normisten e sektorit! Le ta shikoj përgjegjesi të tridhet nji herë dhe po s’iu bënë flokët  si të qeve të mi…!!

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Humor, “Savra-MonAmour!”  Etiketat: , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook