back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Qemoran Toptani – nga Universiteti i Romës – te beteja e mbijetesës

Gazeta

Qemoran Toptani (1912-1981)
Qemoran Toptani (1912-1981)

Qemoran Toptani (1912-1981)

nga Universiteti i Romës – te beteja e mbijetesës

E bija e Fuatit, dy herë kryetar i Bashkisë së Tironës, pjesëmarrës në Kongresin e Triestes (1913) dhe senator (1915), kjo pinjolle e njohur me emrin Lona dhe pjesë e asaj familje autoktone, lindi në Tironë më 9-12-1912, ku bëri edhe shkollën fillore.
Arsimin e mesëm e kreu në Vjenë, ku banonte me familjen e saj; ndërsa arsimin e lartë në Romë. Në Tironë, e kthyer menjëherë mbas mbarimit të studimeve, punoi me detyrën e mjekes, duke u angazhuar njëherësh edhe në ndihmë të njerëzve të plagosur, me që ajo kohë përkonte me vitet e fundit të Luftës së dytë Botërore.
Pas çlirimit të vendit, Lona ishte mjeke e përgjithshme në Spitalin Civil të qytetit, ku shumë shpejt u dallua për vlerat dhe punën e saj. Për aftësitë e treguara, ra në sy të emrave të shquar të kirurgjisë së atëhershme, profesorit italian Loci dhe mjekut të shquar shqiptar Frederik Shiroka.
Edhe pse vetëm asistente, të gjitha operacionet që ju besuan asaj, ajo i kreu me sukses dhe për këtë fitoi besimin e plotë të personelit dhe të pacientëve. Pas vitit 1950, kur nevojat për mjekë ishin të mëdha, me detyrën e kirurges së parë, atë e transferojnë në Spitalin e Peshkopisë.
Lonën, historia e përcaktoi kështu si themeluesen e kirurgjisë për atë qytet dhe më gjerë për të gjithë zonën e Dibrës, ku përfshihej edhe Mati e Kukësi. Atje punoi, madje në kushte tepër të vështira, deri pa aparaturën e nevojshme dhe nganjëherë pa ndriçimin elektrik. Gjithnjë e suksesshme në kryerjen e operimeve të niveleve të ndryshme, kishte edhe një detyrë tjetër, që po ashtu e përballoi me mjaft rezultat. Lona përgatiti edhe kirurgët e rinj dibranë që do ta zëvendësonin atë. Pas dhjetë vjetësh, ajo u kthye përsëri në Tironë, por këtë herë në Spitalin Gjinekologjik.
Në krah të emrave të dëgjuar si Glozheni, Kosturi, Gjylbegu, etj. Edhe këtu, ajo përsëriti aftësitë dhe talentin e saj të kirurgut. Jo vetëm si një mjeshtre e bisturisë, por edhe si një edukatore dhe qytetare e kulturuar, Lona punoi shumë gjatë edhe në këtë institucion të rëndësishëm të shëndetësisë.
Kjo tironase e shquar, dhe njëra nga gratë më intelektuale të kohës, mund të jetë mjekja e parë shqiptare femër dhe, në mos qoftë tamam kështu, me siguri është kirurgia e parë. Për këtë, ajo jep një tjetër “rekord”, ashtu siç ka dhënë rekorde të tjera edhe familja e saj Toptani dhe vetë tironasit.
Lona u nda nga jeta në moshën 69 vjeç, më 23 maj të vitit 1981. Për vlerat e gjithanëshme që kishte ajo, kolegët dhe pacientët e vet e mbajnë mend dhe e kujtojnë edhe sot. Në përkujtim të saj, për të, mund dhe duheshin gjetur forma edhe më të dukshme e krejtësisht të merituara.
Burimi: Shoqata Tirana
https://tirona.website/qemoran-toptani/

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.