back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pushkatimet, burgosjet, torturat, internimet e klerit katolik në Shqipëri gjatë regjimit komunist 1945-1989

Gazeta

Klerike Shqiptare
Klerike Shqiptare

Pushkatimet, burgosjet, torturat, internimet e klerit katolik

në Shqipëri gjatë regjimit komunist 1945-1989

Pas luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ishin Pesë Ipeshkëvi apo Arqipeshkëvi:

1.Argjipeshkëvia e Shkodrës,
2.Argjipeshkëvia e Durrësit,
3.Ipeshkëvia e Lezhës,
4.Ipeshkëvia e Sapës dhe
5.Ipeshkëvia e Pultit.

Në atë kohë ishin mbi 200 famulli, më shumë se 200 meshtarë, e një numër i madh studentë të teologjisë, të cilët disa më vonë u shuguruan meshtar. Mirëpo me ardhjen në pushtet të regjimit komunist në vitin 1945, filloi rruga e Kalvarit për Klerit Katolik. Menjëherë filluan pushkatimet, burgosjet e një pas njëshme.
Gjatë regjimit komunist u pushkatuan tre Ipeshkëvinj, 30 meshtarë dhe afër 100 meshtarë vdiqën nëpër burgje, internime dhe fusha të përqendrimit.
Në vitin 1990, me lirinë e fesë mbeten gjallë vetëm 32 meshtarë.
Ipeshkëvijtë e pushkatuar dhe të burgosur:

-Imzot Vicenc Prennushi – Arqipeshkëv i Durrësit, burgoset, vdes në burgun e Durrësit në vitin 1949,
-Imzot Frano Gjini – Abat i Mirditës, Neurosh, pushkatohet në vitin 1948 në Shkodër,
-Imzot Gjergj Volaj – Ipeshkëv i Sapës, pushkatohet në vitin 1948,
-Imzot Bernardin Shllaku – Ipeshkëv i Pultit, pushkatohet,
-Imzot Nikollë Deda, pushkatohet në vitin 1948,
-Imzot Nikollë Troshani – Ipeshkëv i Lezhës, burgoset,
-Imzot Luigj Bumçi, burgoset,
-Imzot Ernest Çoba – Ipeshkëv i Shkodrës, burgoset,
-Imzot Pjetër Demaj – Ipeshkëv i Durrësit, burgoset,
-Imzot Antonim Fishta – Ipeshkëv i Pultit, burgoset,
-Imzot Jul Bunati, pushkatohet në Vlorë.
Meshtarët e pushkatuar të burgosur dhe të interuar
1.Dom Ndre Zadea, pushkatuar në Sheldi në vitin 1945,
2.Dom Lazër Shantoja, pushkatuar në Tiranë në vitin 1945,
3.Dom Dedë Maqaj, pushkatuar në Gjirokastër në vitin 1946,
4.Dom Alfons Tracki – Polak, pushkatuar në Shkodër në vitin 1946,
5.Dom Luigj Pici, i vrarë tradhetisht në Koplik në vitin 1946,
6.Dom Pjetër Quni, vdes në burg në vitin 1946,
7.Dom Aleksandër Sirdani, vdes në burg në vitin 1948,
8.Dom Nikollë Gazulli, i vrarë pa gjyq në vitin 1947,
9.Dom Engjëll Deda, vdes në burg në vitin 1948,
10.Dom Anton Muzaj nga Vernavakolla, Viti-Kosovë. Vdes nën turtura në vitin 1948,
11.Gjakoni Mark Quni, pushkatohet në vitin 1946,
12.Atë Gjovani Fausti – italian, pushkatohet në vitin 1946,
13.Atë Daniell Dajani, pushkatohet në vitin 1946,
14.Atë Gjon Pantalia, vdes nën turtura në vitin 1947,
15.Atë Anton Harapi, pushkatohet në Tiranë në vitin 1946,
16.Atë Mark Harapi (vllezër), pushkatohet në Tiranë,
17.Atë Gjon Shllaku, pushkatohet në Shkodër në vitin 1946,
18.Atë Çiprian Nika, pushkatohet në Shkodër në vitin 1947,
19.Atë Mati Prennushi, pushkatohet në Shkodër në vitin 1947,
20.Don Luigj Prennushi, pushkatohet në vitin 1947,
21.Dom Nikollë Shelqeti, vdes në fushat e përqendrimit në vitin 1948,
22.Dom Jak Bushati, vdes nën turtura,
23.Atë Serafin Kodra, vdes nën turtura,
24.Atë Bernardin Palaj, pushkatohet në Rubik,
25.Dom Nikollë Laska, vdes në burg – Shkodër 1948,
26.Dom Mark Bicaj, vdes në burg të Shkodrës 1949,
27.Dom Mark Gjani, vdes nën turtura në Mirditë 1947,
28.Atë Martin Gjoka, i burgosur,
29.Dom Mark Hasi, vdes në burg,
30.Atë Filip Mazreku,
31.Atë Bernardin Lupi, pushkatohet në Prizren 1946,
32.Atë Gegë Luma, i burgosur,
33.Atë Dionis Makaj, i burgosur,
34.Atë Mihill Miraj, i burgosur,
35.Atë Gjon Karma, e shtinë të gjallë në Arkivol,
36.Atë Mihill Troshani,
37.Atë Mark Dedaj
38.Atë Ndoc Luli, i burgosur,
39.Dom Injac Gjoka,
40.Dom Mikel Koliqi, vuajti burg 38 vite, Papa e emëroi Kardinal 1993.
41.Atë Alfons Quni,
42.Atë Gaspër Suma,
43.Atë Sebastian Dedaj,
44.Dom Zef Maksen – gjerman, pushkatohet në Pult,
45.Dom Ejëll Kovaçi, i pushkatuar në vitin 1959.
46.Dom Dedë Malaj, pushkatohet në vitin 1959,
47.Dom Marin Shkurti, pushkatohet në vitin 1969
48.Dom Pjetër Gruda, vdes në burg,
49.Dom Tom Laca, i burgosur
50.Atë Serafin Kodra, ja nxjerin gabzherrin me thonj dhe vdesë.
51.Atë Frano Kiri, vdes i lidhur në një kufomë.
52.Dom Mikel Gjergji – Beltoja, pushkatohet në vitin 1974,
53.Atë Pjetër Meshkalla, i burgosur,
54.Dom Nikollë Mazreku, i burgosur, mbetet gjallë pas lejimit të fesë.
55.Atë Jak Gardini – italian, vuan 10 vite burg.
56.Atë Lek Luli, i vrarë tradhëtisht,
57.Dom Simon Jubani, i burgosur mbetet gjallë pas lejimit të fesë,
58.Dom Lazër Jubani (vllezër), i burgosur, i helmuar,
59. Atë Zef Pllumi, i burgosur mbetet gjallë pas lejimit të fesë,
60.Atë Konrad Gjolaj, i burgosur, mbetet gjallë pas lejimit të fesë,
61.Atë Ndoc Nikaj, i burgosur,
62.Dom Kolec Prennushi, i burgosur
63.Dom Ndre Lufi, i burgosur,
64.Atë Buon Gjeqaj, i burgosur,
65.Atë Pal Dodaj, vdes në burg,
66.Atë Augustin Ashiku, i burgosur,
67.Atë Pashk Bardhi, i burgosur,
68.Dom Shtjefën Kurti, nga Ferizaji Kosovë, pushkatohet në vitin 1973,
69.Atë Leon Kabashi, i burgosur mbetet gjallë pas lejimit të fesë,
70.Atë Anton Zogaj pushkatohet në Durrës në vitin 1945,
71.Dom Pal Gjini, i burgosur,
72.Dom Jak Gazulli,
73.Don Ndoc Sahatçia, i burgosur,
74.Don Pashk Muzhani, i burgosur, mbetet gjallë pas ljimit të fesë,
75.Atë Benedikt Demaj, i burgosur
76.Atë Rrok Gurashi, vdes në burg,
77.Atë Aleks Baqli, i burgosur, mbetet gjallë pas lejimit të fesë,
78.Dom Nikollë Shelqeti, vdes në burg në vitin 1948,
79.Dom Lekë Dredhaj, i burgosur,
80.Dom Zef Shestani, i burgosur,
81.Dom Dedë Plani, vdes nën turtura,
82.Dom Luigj Bushati, i burgosur,
83.Dom Frano Illia, i burgosur, mbetet gjallë pas lejimit të fesë, Papa e emëroi Ipeshkëv në vitin 1993.
84.Dom Mark Dushi pushkatohet në vitin 1948,
85. Atë Marjan Prelaj, i burgosur.
86. Dom Zef Bici, pushkatohet në vitin 1968.
87.Dom Robert Ashta, i burgosur mbetet pas lirimit të fesë, shugurohet Ipeshkëv në vitin 1993.
88.Don Ndoc Ndoja, mbetet gjallë pas lirimit të fesë, i burgosur.
89.Dom Kolec Toni, i burgosur,
90.Dom Anton Luli, i vrarë tradhëtisht,
91.Atë Gjergji Vata, i burgosur,
92.Dom Gjergj Simoni, shugurohet meshtar pas lirimit të fesë,
93.Dom Zef Simoni (vëllezër), i burgosur mbetet gjallë pas lirimit të fesë. Shugurohet Ipeshkëv në vitin 1993,
94.Atë Florian Berishaj, vdes në burg i qmendur,
95.Atë Gaspër Suma, vdes në burg,
96.Dom Jakë Zekaj, i burgosur
97.Dom Rrok Frishi, vdes në burg,
98.Dom Vlash Muqaj, i burgosur,
99.Dom Ndre Loku, i burgosur,
100.Dom Zef Shtufi, i burgosur,
101.Dom Prenk Qefalia, i burgosur,
102.Dom Karl Serreqi, vdes n1 burg,
103.Atë Qeshk Larja,
104.Atë Zef Saraqi,
105.Atë Karlo Markoviq, i burgosur,
106.Atë Pjetër Tuci,
107.Atë Marin Sirdani,
108.Atë Ndue Vila,
109.Atë Ndoc Nogaj, i burgosur,
110.Atë Qiril Cani,
111.Atë Donat Kurti, i burgosur,
112.Dom Nikollë Ashta, i burgosur,
113.Atë David Pici,
114.Don Ndue Suma, i burgosur,
115.Don Pjetër Tusha, vdes në burg,
116.Dom Ndue Soku,
117.Dom Nikollë Gjini, vdes në burg,
118.Atë Gjon Padovani, i burgosur,
119.Dom Kolë Shkoza,
120.Dom Tish Lisna,
121.Dom Ndoc Volaj,
122.Dom Luigj Kqira,
123.Dom Injac Dema, mbetet gjallë pas lirimit të fesë.
124.Atë Shtjefën Pistuli, i burgosur,
125.Atë Ferdinand Pali,
126.Don Lec Sahatçija, vdes në burg,
127.Atë Silvester Hili,
128.Don Lekë Sirdani, e hedhin të gjallë në ujra të zeza të qytetit.
129.Dom Nikollë Tinza,
130.Dom Shtjefën Vjerdha,
131.Dom Nikollë Trisku,
132.Dom Prenk Suli,
133.Imzot Gasper Gurakuqi,
134.Dom Luigj Kolaj,
135.Dom Viktor Volaj,
136.Dom Anton Saraqi,
137.Dom Anton Ndoqi, vdes në burg,
138.Dom Ndue Doqi, i burgosur,
139.Dom Marjan Arta,
140.Dom Mati Fishta,
141.Dom Ast Koka,
142.Dom Luigj Gashi nga Kosova.
143.Atë Leonard Shajaku, i burgosur,
144.Atë Nikollë Kola,
145.Atë Mark Temali,
146.Atë David Pepa,
147.Atë Zef Bici,
148.Dom Zef Gila, i burgosur,
149.Dom Pashk Gjadri,
150.Dom Loro Ndoja, i burgosur,
151.Dom Ernest Troshani, iburgosur,
152.Dom Nikollë Tusha, pushkatohet,
153.Dom Ndre Kroqi,
154.Dom Mëhill Çuni,
155.Dom Lazër Deda,
156.Dom Gaspër Jubani,
157.Dom Mark Shllaku,
158.Dom Nikollë Shllaku,
159.Imzot Gjergj Haberi, vdes në burg,
160.Atë Klement Miraj, vdes në burg,
161.Dom Vllash Muqaj, vdes në burg,
162.Atë Leonard Togaj, vdes nën turtura,
163.Atë Ambroz Marlaskaj,
164.Dom Preng Suli dhe
165.Atë Gjergj Gjekaj, i burgosur.

Edhe disa priftërinj shqiptarë nga Kosova kanë vuajtur dënime të mëdha me burgjet jugosllave komuniste gjatë vitit 1945-1990. E këta janë:
1.Dom Dedë Ramaj, nga Stublla e Vitisë,
2.Dom Pjetër Berisha, nga Terziajt e Gjilanit,
3.Dom Mark Shiroka, nga Prizreni,
4.Dom Rrok Mateu, nga Prizreni.

Tash në Shqipëri janë gjashtë Ipeshkëvi:
1.Argjipeshkëvia e Shkodrës,
2.Argjipeshkëvia Durrës – Tiranë,
3.Ipeshkëvia e Lezhës,
4.Ipeshkëvia e Rrëshenit, në Mirditë,
5.Ipeshkëvia e Shqipërisë së Jugut dhe
6.Ipeshkëvia e Vaut të Dejës.

Shënimet janë marrë nga librat:
-10 vjet burg në Shqipëri, nga Atë Jak Gardini – italian, botuar në Romë në vitin 1992
-Kisha e Ringjallur – nga Imzot Zef Simoni, botuar në Shkodër në vitin 2001.
-Një Monument nën dhe. Nga Fric Radovani, Shkodran botuar në Zagreb në vitin 2004.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.