back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Pse triumfon gjithnjë e vërteta? – nga Hajro Çini

Gazeta

Hajro Çini
Hajro Çini

Pse triumfon gjithnjë e vërteta?

nga Hajro Çini

E vërteta është një nga emrat e krijuesit të gjithfuqishëm, dhe askush nuk mund ta mbysë! 
Por që të dalë në shesh duhen dy shtylla kryesore. I akuzuari padrejtësisht, duhet të jetë i pastër, dhe të ketë kurajon që të luftojë ta nxjerrë të vërtetën lakuriqe ashtu siç është. 
Energjia, balli lart dhe kurajo e Dr. Berishës për të sfiduar, në sallën e gjyqit, Blinken, vërteton më së miri se Dr. Berisha është i pastër si qelibari. Kurrë nuk kam dyshuar për këtë, por tani edhe kundërshtarët e tij më të egër, do çuditen me pastërtinë e tij.

Inxhinjeri Shkëlqim Bumçi - i dënuar me 25 vite burg!
Inxhinjeri Shkëlqim Bumçi – i dënuar me 25 vite burg!

Shkëlqim Bumçi, në fund te viteve ’70 ishte projektues dhe arkitekt i njohur në gjithë Shqipërinë. Nga mendja dhe dituria e tij, ishin ndërtuar objekte e ura, që nga hekurudha Rrogozhinë-Fier, e deri tek kombinati Metalurgjik, hekurudha Librazhd-Prrenjas, etj vepra të madh të asaj periudhe. Nuk kishte qytetar në Elbasan, që nuk e dinte pse e kishin arrestuar Shkëlqimin. Ai ishte i martuar me vajzën e Spiro Kolekës, dhe pas ndarjes me të, Shkëlqimin e arrestuan. (informacion nga j.r.)

Në retrospektivë:
Më 16 shkurt 1976, arrestohet në Berat, inxhinieri i famshëm dhe frytdhënës Shkëlqim Bumçi, një nga miqtë e mi më të vyer. 
Akuza ishte shumë e rëndë: sabotim dhe se dënohej me pushkatim! 
Gjatë periudhës që Bumçi ishte në hetuesi, ishin dënuar shumë “sabotatorë”, pjesa dërrmuese me pushkatim!! (Në fakt, ai dënohej, sepse kundër tij kishte ngritur një shpifje, e bija e Spiro Kolekës – pse siç duket, këta e kanë gjenetike shpifjen)
Shkëlqim Bumçin e mbajnë në hetuesi për mbi 500 ditë kalendarike! Kishte të gjithë Byronë Politike kundër, me përjashtim të Mehmet Shehut, i cili nuk i doli kundër (i vetmi), por edhe nuk pati burrërinë ta mbrojë!
Në 27 qershor 1977, fillon gjyqi. 
Ishte premtuar plot zhurmë e bujë se gjyqi do të bëhej në Metalurgji, që ta shihnin të gjithë ata që kishin punuar me të, se çfarë “sabotatori” i tmerrshëm kishte qënë Ing. Bumçi! (Mirëpo, si Blinkeni-Soros-Psikopati dhe Basha sot, regjimi i kishte bërë llogaritë pa hanxhiun.) 
Bumçi jo vetëm që nuk ishte thyer, por me kurajo dhe guxim kishte mbrojtur veten dhe të vërtetën. Kështu që thyerja e parë e regjimit ishte se Gjyqi u bë me dyer të mbyllura!!! 
Shkëlqim Bumçit, i dolën plot 33 dëshmitarë ra! Të gjithë të mësuar e të porositur nga hetuesia se çfarë të thonin! Por inxhinjer Bumçi, asnjërin prej tyre nuk e linte pa e pyetur, pasi ata dilnin në gjyq. Mbasi ai fillonte pyetjet ndaj tyre, dëshmitarët fillonin të squlleshin. Kryeprokurori i Rrethit, Hysë Zaja (një nga ata 200 “petritët” e Milladin Popoviçit që në 1941) pëlliste dhe kërcënonte dëshmitarët që thyheshin para pyetjeve të Ing. Bumçit.
Si përfundim, mbas 8 ditësh gjyq, paradite e mbasdite, trupi gjykues, i kryesuar nga Sabri Rrapo, në nderin e tij, duke e ditur se kishte gjithë Byronë Politike kundër, por duke u mbështetur vetëm tek faktet, dhe tek mbështetja morale që mori nga zv. Kryetari i Gjykatës, Xhevahir Kapxhiu, i ndërroi nenin, dhe e dënoi me 5 vjet burg për “shpërdorime” administrative!!! 

Shkëlqim Bumçi - i ftuar në emisioni "Histori me Zhumues"
Shkëlqim Bumçi – i ftuar në emisioni “Histori me Zhumues”

Kjo ishte thyerja e dytë e rregjimit! 
Edhe pse ai dënim ishte i pajustifikuar, fakti që ai hodhi poshtë akuzën e Prokurorisë dhe Hetuesisë, e mbështetur direkt nga Enver Hoxha, Hisni Kapo, Spiro Koleka dhe e gjithë Biroja, me një përjashtim, ishte një akt shumë i guximshëm! 
Pak javë më vonë, një nga kriminelët më të mëdhenj të Byrosë Politike, Hisni Kapo, pasi shkarkoi disa nga hetuesit si të paaftë, i dorëzon Ing. Bumçit: Dënimin me 25 vite burg, nga të cilat, ai bëri 10 vjet dhe fitoi amnistinë e dhënë nga Ramiz Alia, pasi Enver Hoxha dhe Hisni Kapo kishin ngordhur! 
Jam ndjerë i plotësuar shpirtërisht nga qëndrimi heroik i Ing. Bumçit në verën e vitit 1977, jam ndjerë i pashpresë kur atë e dënuan me 25 vjet dhe shumë optimist kur ai u lirua. 
Përfundimisht, sado të fuqishëm të jenë ata që të akuzojnë, e drejta triumfon.
Sot Ing. Bumçi jeton i nderuar në Tiranë. 
I uroj mikut tim, jetë të gjetë dhe plot shëndet dhe lumturi!

Hajro Çini, 12 janar 2022

Për më shumë informazioni rreth Shkëlqim Bumçit, mund të ndiqni linkun: https://youtu.be/yON_M_BsJ7U

.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.