back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pse s’ka mushkonja në Disney World?!

Gazeta

Statuja e Walt Disneyt në Disney Word
Statuja e Walt Disneyt në Disney Word

Pse s’ka mushkonja në Disney World?!

Si ka mundësi një park aq i madh në Florida është pothuajse pa mushkonja??
Park Disney World i ndërtuar në ish kënetë, i ndërlidhur me kanale ujore, liqene artificiale dhe fontana të shumta në çdo cep, shto dhe faktin që klima e Floridës është parajsë për mushkonjat, përsëri ajo është pa mushkonja.
Si ka mundësi??
Ja si e ka menaxhuar problemin e mushkonjave.
Gjeniu Walt Disney, takon në vitin 1964 gjeneralin Joe Potter që ishte përgjegjës për kanalin e Panamasë, vend ky i njohur për malarie dhe zika virusin. Gjenerali e kishte eradikuar mushkonjën dhe mbas bisedimeve mes Walt Disney dhe Joe Potter, ai punësohet menjëherë si përgjegjës për kontrollin e mushkonjave në Disney World.
Një vend aq i madh dhe i hapur nga ora 8 deri në 24 orë gjithë kohës, e ku vizitohet mesatarisht nga 250.000 njerëz çdo ditë, eshte e pamundur dhe ishte jo e shëndetshme të bëhej spërkatja me avione. Gjithashtu jo e efektshme edhe kjo.
Po si arrihej?
Personazhe të Disney Word
Personazhe të Disney Word

Falë metodave dhe eksperiencës të gjeneralit Joe Potter që përdoret edhe sot. Ja çfarë bëri Disney World:
1.Edhe pse parku është gjigant, i gërshetuar me kanale, liqene, lumenj, fontana pothuajse kudo, i gjithë uji është vazhdimisht i rrjedhshëm, gjë që nuk i lejon mushkonjat të vendosin vezët në ujë.
2.Dizney World është kujdesur me përpikmëri që në park të ketë kafshë sidomos lloje peshku që ushqehen me mushkonja, po ashtu bimë që nuk pëlqehen nga mushkonjat.
3.Meqënëse Florida është vend ku shpesh ka reshje, dhe këto mund të formojnë pellgje uji që mund të jenë vend për shumim të mushkonjave, e gjithë arkitektura e ndërtimeve në Disney World është dizejnuar që në asnjë vend nën çati të mos formohen xhepa uji.
4.Meqënëse vend i preferuar për mushkonjat janë pleherat ushqimore, Disney World ka instaluar në çdo 30 feet kosha pleherash. Pse në çdo 30 feet? Sepse nga studimet e bera kanë ardhë në konkluzion se më tepër se aq largësi deri tek koshi i plehrave njeriu dembeloset dhe e hedh plehrat përtokë.
5.Walt Disney nuk deshte që të bëjë spërkatje me pesticide sepse deshte që parku të mbetej natyral dhe joshës, spërkatja bëhet me hudhër likuid në sasi që njeriu nuk mund ta ndjejë, kurse është i padurueshëm për mushkonjat.
6.Thuajse në çdo cep të parkut ka kafaze me pula që lëvizin lirshëm, por ato nuk janë për t’u ngrënë. Në fakt, pulat janë vendosur në vende strategjike në gjithë parkun. Pulat nuk sëmurën nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonja, por atyre u merren rregullisht gjak për të parë nëse kanë pësuar pickime nga mushkonjat dhe në vartësi të vendosjes së pulës merren masa kundër mushkonjave.
Çfarë gjenialiteti dhe përkushtimi për ta bërë një vend Disney Word me të vërtetë magjik…

Walt Disney - World Castle
Walt Disney – World Castle

Marrë nga muri i FB i Flamur Slova 21 shtator 2021

· 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.