Pse ma vratë Musinenë!? – Poezi nga Meti Fidani

Musine Kokalari... ëndrrimtarja e përjetshme

Musine Kokalari… ëndrrimtarja e përjetshme

Pse ma vratë Musinenë!?

Respekt dhe krenari
për këtë intelektuale të klasit europian e botëror,
që regjimi enverian e dënoi
me burgim e internim të përjetshëm, opozitaren e parë antikomuniste…
Ky mbetet një nga krimet më të paskrupullta të diktaturës…
Jo vetëm ne që e kemi njohur,
por gjithë brezat duhet të përulen me respekt,
çdo 14 gusht, në përvjetorin e vdekjes…
së pavdekshmes Musine Kokalari!
Meti Fidani, 14 gusht 2016

Musine Kokalari (1917-1983)

Musine Kokalari (1917-1983)

Pse ma vratë Musinenë!?

Poezi nga Meti Fidani

Diktator, me dyqind shokë
që vret mendje, që pret kokë
o shpirtkazëm, o Enver
Musinenë, ti mos ma merr!

Ju diktatë e ju rezila
ju bre bisha e ju katila,
ju ministra e ju bllokmenë
ma prangosët Musinenë?!

E vratë ju mendjen e zgjuar
ata sy, aq të kulluar
ata sy që larg u tretën
vrat’ shkrimtaren, vrat’ poeten…

Pse ma kalbët në tortura,
Apo tha: “Poshtë diktatura!”
Pse ma lidhët me zinxhira,
pse bre, pse? Ju vraft’ e mira!

O diktatë, o mor syleshë
mos e mbysni një mbretreshë,
Lidhur syt’ e lidhur gojën
Pse mor mos ju pafshim bojën!

Ju pyklesha, ju gdhënj drrasë
prokurorë veç me pesë klasë
Pse ma lidhët këmb’e duar
A kishit zemër, o të uruar?!

Pse Enver ia nxive jetën
pse në sy, t’tha të vërtetën
pse s’e le, të shkoj’ përpara
pse Enver, të humbtë fara

Të humbt’ ajo far’ që mbolle,
pse e mbylle n’at’ kasolle
aman, t’mos kujtoj se plasa
at’ barakën me dërrasa.

Ja, aty ku rresht Rrësheni
Pse e mbylle, o qenbirqeni
At’ zonjëz ndër Kokalarët
Soj i parë, ndër të parët

E kujtoj, të qaj, të thërres
po çfar’ bëtë o derëzes
pse më vratë Musinenë
ptuu… u çmendshi… e marrçi dhenë!

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Kafe letrare  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook