back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Princi Wilhelm Wied më 1914 – dhe nji foto e asaj kohe

Gazeta

Pallati i Princ Wiedit, në vendlindje dhe delegacioni shqiptar që i ofroi Kurorën e Skënderbeut.
Pallati i Princ Wiedit, në vendlindje dhe delegacioni shqiptar që i ofroi Kurorën e Skënderbeut.

Princi Wilhelm Wied më 1914,

dhe nji foto e asaj kohe

Princi Vilhelm Vidi arriti në Durrës më 7 mars 1914, në orën 3 pasdite. Rrethet patriotike si dhe përkrahësit e tjerë të Vidit nga radhët e çifligarëve e pritën me entuziazëm ardhjen e tij në Shqipëri, me bindjen se ai do të realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqërore. Për kryeqytet të Shqipërisë Princ Vidi zgjodhi pikërisht Durrësin, ku edhe kishte ndikim të fortë Esat Pashë Toptani. Esat Pasha me qëllim që të siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin qeverisës të princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirëpret caktimin e tij për princ të Shqipërisë, por fshehurazi vazhdoi tërë kohën, të nxiste lëvizjen për një princ mysliman në vend.
Më 17 mars, Vidi formoi qeverinë e re shqiptare, në krye me Turhan Pashë Përmetin, një diplomat i vjetër që kishte qenë ambasador i perandorisë Osmane për 25 vjet rresht në Peterburg të Rusisë.
Kabineti i Turhan Pashë Përmetit, dhe qeveritarët që e përbënin:
 
1.Esat Pashë Toptani – Ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme;
2.Aziz Pashë Vrioni – Ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë;
3.Myfit bej Libohova – Ministër i Drejtësisë dhe i Kultit;
4.Dr. Mehdi bej Frashëri-Ministër i Financave;
5.Hasan Bej Prishtina – Ministër i Postë-Telegrafikeve;
6.Dr. Mihal Turtulli – Ministër i Arsimit;
7.Prenk Bib Doda – Ministër për Punët Botore.
 
P.s. Adela Adel: Kjo foto është bërë në pallatin e Vidit, në vendlindjen e tij. Ky ka qenë delegacioni shqiptar që i ofroi Kurorën e Skënderbeut.
 
Marrë nga Muri i FB i Agustin Mirakës, 8 shkurt 2018
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.