back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Portrete kriminelësh e kopukësh të pandëshkuar – nga Agron Tufa

Gazeta

Lek Ymeri - Oficer Drejtimit në MPB
Lek Ymeri – Oficer Drejtimit në MPB

Portrete kriminelësh e kopukësh të pandëshkuar

nga Agron Tufa

Sot Lekë Imeraj është një person i respektuar. Së paku, së jashtmi. E quan veten “shkrimtar” (aq sa ka të drejtë ta quaj veten kushdo që bërllokun e shkronjave e hedh dhe e boton me paret e veta), por këtë alibi ia ka ushqyer edhe e ashtuvetëquajtuna “Shoqata e shkrimtarëve” të Shkodrës, anëtar i së cilës pretendon se është. Nuk e di në ekzistojnë (pas rënies së LSHA të Shqipërisë) degë të një trungu të vdekur, por e zëmë se ekziston. Asgjë të keqe nuk ka. Atëherë a ia ka idenë kjo shoqatë se kush është anëtari i saj, Lekë Imeraj, i cili promovon librat e vet (ndër to dhe mbi “diktaturën”) me emrin e kësaj shoqate? Kuptohet që biblioteka publike e Shkodrës “Marin Barleti” ku bëhen promovimet e librave të tij, ashtu dhe studiot televizive që transmetojnë intervistat e çupërlinave me këtë farë personaliteti – asgjë nuk dinë e s’kanë si të dinë për Lekë Imerin e para viteve 1991. Me një gërmë shtesë në fund të mbiemrit ai tashmë është një “personalitet tjetër”, shkrimtari, psikologu, azilant politik në Gjermani dhe aspak jo më Oficeri i Drejtimit i Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale në MPB (1983-1991), një bishë e pangopur, e tejzellshme në shërbim të terrorit më egër të diktaturës. Është protagonisti i zi i shtypjes së Revoltës së 22 majit 1984, nga të burgosurit politikë, në krye të forcave speciale nga MPB. Është bash njaj, sipas dhjetra të mbijetuarve, që merr megafonin në dorë dhe nga lartësia e Vendrojës u jep ultimatum të rebeluarve të dorëzohen për 5 minuta. Pastaj e flak megafonin, që rrokulliset nëpër gurë. Fill pas kësa “bunace” 5 minutëshe fillon sulmi i bishave të Lekë Imerit në kamp tok me togën e policisë së Edmond Cajës. Dihen rezultatet e asaj masakre: Sandër Sokoli vdes në tortura, Konstandin Gjordeni merr plumb në shpatull, dhjetra të rrahur për vdekje (Ahmet e Skënder Tufa, Haxhi Baçinozi, Bedri Blloshmi, Bajram Vuthaj, Dush Martini, etj) dhe në fund, dy të pushkatuar me gjyq: Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli. Kjo qe vepra e “shkrimtarit” Lekë Imeri në bashkëpunim me kriminelin Edmond Caja në burgun e Qafë Barit me 22 maj 1984.
Për ironi, kjo dyshe e zezë e MPB Imeri-Caja sot gjenden me azil politik në Gjermani.
Në një replikë të para dy viteve Lekë Imeri replikon “ashpër” me ish të burgosurin e QB Lek Mirakaj, duke bërë presion në stilin e “psikologut” dhe i kërkon atij “t’i lypë ndjesë” publike për shpifje” (Zot ruana fiqirin!).
Unë personalisht, duke besuar se shpreh dëshirën e mijëra njerëzve për drejtësi, propozoj, që kur në Shqipëri të kthehet sërish shteti demokratik, kur të bjerë neodiktatura, atëherë këta kriminelë duhet, që në marrëveshje me shtetet ku janë strukur dhe në bazë të kallëzimeve penale, të ekstradohen në Shqipëri, apo kudo tjetër, në Hagë, nëse doni, që të japin llogari para drejtësisë, njëlloj siç është bërë jo pak herë me eksponentë të lartë e të thjeshtë të nazizmit.
Ndërsa për ta restauruar të plotë portretin e “shkrimtarit” Lekë Imeraj, ndiqni se përmes cilës “kudhër” është kalitur kjo kudër:
 
Lekë Imeraj - shkrimtar e përkthyes
Lekë Imeraj – shkrimtar e përkthyes

Lekë Imeri nga Lekbibaj Tropojë.

Me Arsim 2-vjeçar pedagogjik. Oficer kufiri dhe policie
Karriera kryesore:
1976-1979 – instruktor në Repartin 305 – Sarandë
1979-1982  – zëvendëskomandant i Repartit 305 – Sarandë
1982-1983 – komandant i Repartit 315 – Lezhë
1983-1991 – oficer drejtimi i Drejtorisë Zbatim Vendime Penale në MPB
1991-1992 – drejtor i Burgut të Tiranës
.

 

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Musa Osmani
    Për fat të keq, në Shqipëri diktatura qëllimin nuk e ka ndryshu, vetëm se djemtë, baballarët i kanë zavendësu.

    Mira Dine
    Kur e konfrontuam dje, pasi konfirmuan që ky person i dhënë si shkrimtar, përkthyes është torturues sadist i burgjeve, (pasi na kishte nxjerrë një status ku aludonte me parulla populiste mbi cilësine e popullit dhe na tregonte sesi duhej të sillej populli me të ligun)… Jo vetëm që nuk tregoi asnjë reflektim për sjelljen e tij, por bile na shau të gjithëve një për një dhe na quajti shpifës….
    Emri i tij Leke Imeraj sikur është krijuar me qëllim maskimi, se te gjithë deri sot kërkonin Lek Ymeraj.
    Aftësia kameleonike e kriminelëve komunistë po del haptaz…
    Po institucionet, si Televizioni shkodran apo Lidhja e Shkrimtarëve atje, si nuk e kanë zbuluar kush fshihet pas këtij sadisti, dhe kjo mbetet një gjëagjëzë….

    Caca Gjon
    Institucionet enveriane kriminelët do t’i reklamojnë si heronj që i kanë.

    Erind Maci
    Pusht komunist. Sa ka si këto histori të krimeve të pandëshkuara e xhelatët që shetisin nëpër Shqipëri të nderuar dhe bëjnë dhe karrierë. Si mund të bëhet ai vend me aq gjynahe thjesht të groposura.

    Aida Meti
    Krimineli! Ptuuu racë e qelbur!

    Ardian Doçi
    Maskarai! Mos ka marrë azil politik atje ky vemje?!

    Agron Tufa – Ardian Doçi
    Po!

    Artan Gjyzel Hasani
    Në pamundësi të plumbit që personalisht do ua jepja me gjithë dëshirë, këto plehra kriminale duheshin marrë zvarrë rrugëve të qyteteve 28 vjet me parë! Nuk i morëm. Nuk na lanë tanët t’i marrim zvarrë. Dhe tani “Bashkëvuajtesi dhe bashkëfajtori” kriminel dhe sigurims edhe tall menderen me ish viktimat e tij dhe të gjithë ne të tjerët… Eshtë e dhimbshme kur 28 vjet më pas lexoj që kur të vimë ne të djathtët në pushtet duhet t’i ndjekim këmba këmbës siç ndiqen nazistët dhe t’i përballim me gjykatat për krime dhe genocid. Ata e kanë hedhur lumin, i dashur Agron, pa iu hyrë asnjë gjëmb në këmbë madje. Gjithnjë kam besuar se ka vetëm një mënyrë për të larë hesapet me kriminelët e diktaturës dhe fatkeqsisht ajo nuk është rruga e gjykatës…

    Agron Tufa – Artan Gjyzel Hasani
    I dashur Tan, nuk i heq presje përvojës zhgënjyese. Të paktën me portretizime e botime si këto të shenjojmë konturet e Djallit, ndërkohë që nipat ndoshta të mos i marrin për engjëj. Paj kushedi o burrë, Ajo qorrja, Temida (Themis), hynesha e Drejtësisë, e gjen sokakun me ardhë edhe në Shqipëri?
    Tash për tash ajo ka të lidhur me fashë vetëm njërin sy. Si piratët.

    Dritan Ushtelenca
    Leka i maleve na i la regullat e na la dhe barutin, sa keq që s’na la edhe burra si ata të vedit me e ndezë.

    Arben Llukaj – Artan Gjyzel Hasani
    po ke shumë të drejtë i nderuar. Edhe unë ndaj të njejtin mendim me ju. E keqja është se ne i falëm para 30 vitesh këta kriminela, por tani ata maskarenj ose bijtë dhe bijat e tyre kanë marrë edhe pushtetin dhe po sundojnë

    Avni Delvina
    Çfarë nuk përmban kjo tokë! Kafshë e zellshme e krimit! Ja ku i ke në mes Tiranës s’i marrin zvarrë njerëzit… dhe të gatshëm për të vazhduar rrugën e Imerajt

    Semela Lushka
    Mir e thua: Zot ruajna fiqirin. Këta kriminelë bëjnë letërsi makabritetin e fytyrës së fshehtë. E pra demokracia s’vihet në vijë me anarshinë. Pse nuk hetohen këta ja dëshmitë i keni por ky shtet është rrotull të fërkon shpatullat e të fut shkelmin. Amerika, Gjermania Franca plot me këta kriminelë
    Kanë lënë hijet e tyre këtu e ndaj vemë mbrapsht ne.

    Zhivko Petrovic
    Këta lloj qensh duhet me i gjetë e me i varë në litarë

    Eleni Sherifi
    Janë strukur edhe nëpër Amerikë e jetojnë për qejf të tyre… kto duhen zhdukë me rrënjë, por BE dhe Amerika i ruan

    Ertila Zaloshnja
    Këta dhe fëmijet e tyre udhëheqin edhe sot. Bijtë më monstruozë se etërit.

    Jozefina Traboini
    Këto nuk kanë pikë faji, fajin e kemi ne që nuk dijtëm t’i ndëshkojmë ashtu siç bënë me ne!

    Nefi Kurti
    Fytyre kriminale, a nuk e ka të shkruar në ballë shëmtinë e tij?

    Hasan Dine – Nefi Kurti
    Brutal… Fizionomi kërcënuesi.

    Sokol Lukani
    Sa mirë ban z.Tufa që na i zbardh këto personazhe të cilët pasi janë rregulluar me dokumente dhe me gra në shtetin gjerman, na kapardisen nëpër tv lokale duke na përrallisë për librat që kanë shkrue por pa e ditë kush se kanë ndërrue mbiemrin!

    Petrit Nika
    Shkrimtar. Fantazmat e asaj të keqeje do ta prishin për kohë shumë të gjatë gjumin e Shqipërisë, miku im!

    Shaban Mera
    Mirë plumbin jo, por edhe i promovojmë. Poshtërsitë nuk kanë kufi, për këto raste e pranoj që jemi bashkfajtorë (u dehëm nga fitorja plebishitare e 92). Më kujtohet kur isha në Itali sollën nga Argjentina një nazist 93-vjeçar për krime lufte të ndodhura në një fshat të Pitresantes (Luca-Toskana), prandaj nuk duhet harruar asgjë. Me ishalla nuk dilet në derë të madhe-thoshte babai im

    Balil Gjini
    Prandaj është në kët farë derexheje ky vend, sepse asnjëherë s’ka dhënë drejtësi për sifete të tillë

    Xhafer Meçe
    Këta monstra janë të paturp. Ata janë hipokritë dhe gënjeshtarë të paskrupullt. Kanë kryer krime monstruze në kohën e komunizmit, ndërsa sot japin leksione demokracie. Sipas tyre, krimet nuk janë ndonjë gjë e madhe, “kanë zbatuar ligjin e kohës”, pra ata kanë vuajtur shumë në kohën e diktaturës dhe meritojnë statusin e azilantit politik në Europë. Ndërsa ata që vdiqën nga torturat e tyre kishin shkelur ligjin e kohës dhe nuk ka ndonjë gjë edhe pse nuk ju gjenden eshtrat. Paradokse më të mëdha se këto nuk gjen në botë.

    Viola Kusi
    E tmerrshme!!

    Arben Mlika
    Rrofshin sa malet e pafshin keq e më keq në nipër e mbesat e tyre!

    Milto Marko
    Për një shkelje të rregullave të trafikut dhe normalisht fajtori mban përgjegjësi, aq më tepër për krime ndaj njerëzimit! SPAK duhet ta filloje punën me ata që kanë gjak të pafajshëm në duart e tyre. Pastrimi i korrupsionit fillon nga këtu!

    Gezim Dervoshi
    E meriton plumbin kokës ky kriminel… fjalët e tjera janë vetëm fukarallëk!

    Keti Dibra
    Eshtë tamam ajo që thotë Artani.
    Dhe le të mos shpresojmë se dikush tjetër mund të veprojë
    nëse nuk veprojmë ne vetë. Këtu fillon e mbaron tërë puna që duhet të bëjmë.
    Mjerisht, ne jemi një popull pa
    memorje, pa dëshirë për të luftuar me të keqen sepse jemi ende në gjendjen e skllavit, i cili nuk di se ç’është liria dhe nuk e ka provuar se të dalësh nga ajo gjendje duhet luftë e gjak.
    Askush s’të fal asgjë!!!

    Rexhep Rrugeja
    Kemi tre dekada që udhëhiqemi nga këlyshet e komunistave plus 45 vite që na udhëhoqën baballarët e tyre bëhen plot 75 vite. Këta kriminelë janë po ata që kanë qenë. Nuk hekin dorë nga e kaluara e tyre e errët. Këta këlysh komunistësh janë bërë miljarderë duke vjedhur. Në Shqipëri nuk ka ekzistuar asnjëherë demokracia. Këta kriminelë që kanë vrarë e kanë prerë marrin statusin e azilantit në Europë, ndërsa ata që u burgosën e u torturuan në burgjet e errëta të komunizmit nuk e përfitojnë azilin politik. Faji mbetet mbi ne që nuk i ndëshkuam këta kriminelë dhe i lamë në krye të qeverisjes. Po nuk u hapën dosjet e spiunëve, po nuk shkoj prona te i Zoti, po nuk u larguan nga politika këlyshët e komunizmit dhe po nuk u ndëshkuan krimet e tyre në Shqipëri nuk do të ketë asnjëherë demokraci. Komunizmi duhet shkulur nga rrënjët.

    Ymer Siqeca
    Tjeter rivrasje për të burgosurit politikë!?

    Havier Ramadani
    Sikur të bëhej kjo drejtësi, por kam frikë se kanë shpëtuar tashmë!

    Loela Xhafa
    Kur paskan pasur ndonjëherë ndonjehërë punonjës social burgjet komuniste. Se tani po habitem, ngaqë deri ne ’90 as emri nuk i dihej punonjësit social, lere me funksionet.

    Kujtim Cekani – Loela Xhafa
    Sakt… që aty njihet që është mashtrim

    Gezim Dervoshi – Kujtim Cekani
    Kam nji shokun tim të fëmijërisë këtu në fb, dhe më tha që e njihte kët bastard kur kryente dënimin në Torrovicë,

    Pjetër Logoreci
    Unë e paskam ndër miq “kët poet”, më vjen keq, nuk e paskam dijtë. I lshojsha Zotin.

    Kujtim Cekani – Pjetër Logoreci
    provo e pyete… direkt bllok të bën… po meqë e ke mik shiko a i ka fshire komentet tona të djeshme!

    Agron Tufa – Pjetër Logoreci
    S’ke ç’i bën o miku im. Ata të shkasin pa sapun!

    Ciljeta Bome
    Filozofia e kriminelëve…?

    Kujtim Cekani – Ciljeta Bome
    Tamam status krimineli

    Ciljeta Bome – Kujtim Cekani
    Po statuset e këtij kërrmes janë për personalitetin e tij… Ja ka dedikuar vetes… Këta janë njerëz me personalitet të kriminalizuar. Kanë dalë nga korniza njerëzore… Afrohen me bishën… dhe aktrojnë me njerëzit!!!

    Kujtim Cekani – Ciljeta Bome
    Paskemi qënë njerëz pa gjak ne!

    Dritan Ushtelenca
    Ihaaa or tej. Ti ke nipin e Spiro Kolekës në krye dhe më habitesh me ish-xhelatin, shkronjës. Unë për vetë habitem se si nuk i paska bë Kristaqi i Anetës një bust këtij, se shumë i zellshëm paska qënë?! Pastaj sa për zhgaravitjet e tij të botuara… ashtu ka ardhë puna, se dhe kokministri jonë i shet lajthitjet e bojatisura të tij për piktura.

    Agron Tufa – Dritan Ushtelenca
    Kush or majk? Për Shpëtimin e ke fjalën?

    Dritan Ushtelenca – Agron Tufa
    Edhe për atë.

    Stefan Paloka
    Informacion i dobishëm, profesor, pasi ndihmon në vendimmarrje të drejtë. Flas në nivel personal.

    Shpëtim Agolli
    Shiko ç’bëjnë këta mostrat, si më paska hyrë ky në shoqërinë time në fb. Biles pashë ca shokë të tjerë që kanë qenë edhe të burgosur politikë dhe e kanë shok në fb. Bëni mirë që na tregoni cilët janë këta monstra dhe sot flasin për demokraci. Bllok menjëherë.

    Agron Gjokaj
    Ky nuk qenka as Lek dhe as imer.

    Naim Karaj
    Keto monstra sot i bëjnë të gjitha se janë dhe kanë qenë në pushtet.

    Cezar Ndreu
    Shih statusin e tij çfarë hipokrizie

    Loela Xhafa
    Tamam fytyre krimineli! Çojani njëherë këto foton edhe thuaji se nuk duket si punonjës social këtu, por si Mengeleja në Auschvvitz

    Asllan Karaj
    Ata që vrasin e torturojnë kurrë nuk mund të jenë poetë sepse ata nuk janë njerëz. Çfarë është kjo mostër?

    Agron Tufa – Asllan Karaj
    Vazhdon të vrasë me vrerin e fjalëve

    Arian Turdiu
    Ai paska arritur kulmim e karrierës pas vitit 1990!! Nga Tropoja gjithashtu. Tribalizëm dhe aspak shtet antikomunist!

    Agron Tufa – Arian Turdiu
    Deri në vitin 1992 dhe aty stop!

    Abi Lalaj
    Shkrimtar i arsimuar nëpër kampe internimi, po pse nuk shkruan një liber mbi shërbimet e tij në diktaturë ky gjëja!

    Geri Shomo
    Dëshmia është gjëja më e mirë në këto raste, plera njerëzore të tilla duhet t’i njofin të gjithë për çfarë janë…

    Brunilda Spiro
    E kontrollova nuk e kisha mik në faqen time, i urrej?
    Kishin mundësi që brenda kornizave të atij sistemi të mos bëheshin kriminele, pavarësisht justifikimit, se i detyronin. Gjyshi im, pasi mbaroi lufta, me ato ëndrrat partizane të lyera me miell të bardhë, pasi pa çfarë ndodhte dhe i duhej të bënte në degën e punëve të brendëshme, preferoi të punonte shofer në parkun e mallrave ku i jepnin makinën më të vjetër, por i rregullonte vetë e ashtu punoi 40 vjet. Mallkuar qofshin Imerajt e shokët e tij!

    Bajram Mjeku
    Shqiptarëve u duhet vetingu si buka, si kripa. Pa veting, asnjëherë nuk do të jemi në gjirin e familjes evropiane.
    Më keq se kjo, komunistët satrapë, u veshën më petkat e demokracisë dhe prape janë në majë të pushtetit, pa dallim në Kosovë e Shqipëri…

    Ada Capi
    Unë nuk jam e persekutuar politikisht dhe si e tillë, mund të flas por nuk mund të gjykoj. Ama si qytetare, do të doja shumë që brezi i ri, përfshi tim bir, t’i njihte këta kriminelë për atë që kanë bërë. Harroni partitë; ato s’kanë për të lëvizur një gisht për të humbur disa vota. Organizoni gjyqe ndërkombetare ku të dali e vërteta! Bëjeni për vete, fëmijet tuaj po edhe për timin.

    Drita Braho Sadiku
    Të ndëshkohen ktiminelët dhe mbështetësit e tyre. Media e korruptuar, me njerëz të paaftë që bëjnë promovimin e tyre! Poshtë kimunizmi!

    Pjetër Logoreci
    Shpresoj qi ka me i lanë fmijëve në testament, mbrapshtinë e krimeve e të tija, ose nji vëllim me kujtimet e “Karrierës” në prozë ose ndër vargje, mbasi asht poet…

    Lek Mirakaj
    Replica qe e ndezur, po përfundoj duke u justifiku se ja kanë shpifur “shokët e tij”

    Meri Thani
    Kontrolloni foton e tij të profilit. Një pëlqim nga Kurt Kola….!!!
    Sindroma e Stokholmit…??

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.