back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Populli shqiptar e kupton Holokaustin më mirë se kushdo… Një reagim njerzor e kombëtar, nga Agim Aliçkaj – antar bordit Lobit Shqiptaro Amerikan

Gazeta

Agim Aliçkaj
Agim Aliçkaj

Populli shqiptar e kupton Holokaustin më mirë se kushdo…

Një reagim njerzor e kombëtar, nga Agim Aliçkaj –

antar bordit Lobit Shqiptaro Amerikan

“Janë ngritë si lugatët shovinistët serbë, titistët, stalinistat, neo-komunistët, të painformuarit, historianët e pavlerë dhe analistët e shitur te armiqët tanë, për të njollosur figurën kombëtare të atdhetarit Xhafer Devës!” – theksoi Agim Aliçkaj, – familja e të cilit kishte strehu-shpëtue me dhjetra Hebre të ikur nga Serbia, Gjermania, nga Holokausti në L2B
Shqetësimi i panevojshëm e Ambasadorit Gjerman ne Prishtinë, z. Jorn Rohde 
Një reagim njerzor e kombëtar, nga miku ime i nderuar z.Agim Aliçkaj – antar bordit Lobit Shqiptaro Amerikan
(me poshtë mundeni ta lexoni letrën në gjuhën Shqipe dhe Angleze drejtuar ambasadorit)

Rashkoci - Deva- Krasniqi - Kaliforni 1972
Rashkoci – Deva- Krasniqi – Kaliforni 1972

Washington, 14 shkurt 2022
-Zoti Rohde është i ndjeshëm ndaj krimeve naziste të para 8 dekadave. Ndërsa klasa politike shoviniste serbe mburret me krimet e veta dhe kjo nuk i shqetëson ndërkombëtarët, as disa zuzarë shqiptarë.
Shqetësimi i ambasadorit të nderuar të Gjermanisë, i nxitur nga plani i vonuar për restaurimin e shtëpisë me vlera arkitekturale të patriotit shqiptar Xhafer Deva është i kuptueshëm, edhe pse është i panevojshëm dhe nuk i përgjigjet realitetit.
Komenti im për te në Twiter:
“Ju lutemi mos u shqetësoni zoti Ambasador. Populli shqiptar e kupton Holokaustin më mirë se kushdo. Ai e ka vuajtur një version të tij, të përgaditur në Serbi. I ashtuquajturi “bashkëpunim” i z. Deva me nazistët shpëtoi çdo hebre që arriti në tokat shqiptare. Nazistët ishin për të “një e keqe e nevojshme” për të luftuar pushtimin serb dhe komunistët që vranë 50 mijë shqiptarë. Jam krenar për faktin që babai im Arif Aliçkaj, ndihmoi hebrenjtë që iknin nga Serbia dhe vende tjera”.
Janë ngritë si lugatët shovinistët serbë, titistët, neo-komunistët, të painformuarit, historianët e pavlerë dhe analistët e shitur te armiqët tanë, për të njollosur figurën kombëtare të Xhafer Devës.
Por merreni nga babai im, sinqeriteti dhe fjalët e të cilit ishin me peshë dhe vlerë të madhe, i cili si ushtrues detyre të Sekretarit të komunës së Deçanit gjatë viteve 1943-44, në bashkëpunim me shpëtimtarin e hebrenjve të pranuar nga Yad Vashem Arsllan Rezniqin, muar pjesë direkte në përpjekjet gjithëkombëtare shqiptare për shpëtimin e hebrenjve. Ai thoshte se: Xhafer Deva, ishte patriot i flakët, i shkolluar, i mençur dhe trim, ideali i të cilit ishte luftimi dhe shporrja e okupatorit serb, kundërshtimi i komunizmit serbo-rus, shpëtimi dhe bashkimi i kombit shqiptar.
Xhafer Devën, njësoj si Shaban Polluzhën nuk mundën ta mashtrojnë partizanët komunistë serbë dhe as ata shqiptarë. Ai jua kishte futur frigën në palcë forcave terroriste, çetnike dhe partizane serbe. “Bashkëpunimi” i tij me nazistët, përfshirë edhe takimin e organizuar nga ata me çetnikun serb Kosta Peçanac ishte formal, vetëm për t’jua bërë qejfin nazistëve, duke punuar dhe vepruar nga ana tjetër vetëm për interesa kombëtare. Ai nuk i zbatoi urdhërat e nazistëve për dorëzimin e hebrenjve. Për këtë, u përkrah dhe respektua nga hebrenjtë dhe u muar në mbrojtje nga shteti amerikan deri në vdekje.
Nazizmi, të cilit i afrohet vetëm komunizmi, bën pjesë ndër të këqijat më të mëdha të njerëzimit. Ai ishte fatkeqësi kombëtare gjermane. Kombi i ngritur gjerman është penduar dhe ka kërkuar falje me qindra herë për krimet naziste, i ka dënuar shkaktarët dhe marrë përsipër pasojat. Përfaqësuesit e tij i bren ndërgjegja dhe i luftojnë idetë fashiste edhe sot e kësaj dite, nganjëherë duke e tepruar pa nevojë siç është rasti me ambasadorin Rohde.
Nga ana tjetër është shteti jocivilizues serb, përfaqësuesit e të cilit nuk i pranojnë gjenocidet dhe nuk kërkojnë falje nga shqiptarët dhe popujt tjerë të Ballkanit për krimet të cilat jan kryer nga gjenerata e tyre, me pjesëmarrje direkte të shumë prej tyre. Ata hapur dhe pa pikë turpi i festojnë dhe glorifikojnë kriminelët e luftës duke ju ndërtuar monumente dhe duke jua ngjitur rrugëve dhe shesheve emrat e tyre.
Disa nga diplomatët dhe mediatorët ndërkombëtarë, duken të patrazuar nga sjelljet jonjerëzore serbe. Ata, edhe pas dështimeve të shumta në dialog, vazhdojnë me kërkesa dhe presione absurde mbi qeverisjen kombëtare, të pakorruptuar e të pa nënshtruar të Kosovës, të udhëhequr nga Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, për të bërë lëshime shtesë ndaj shovinistëve dhe kriminelëve serbë.
Në përkrahje të armikut barbar serb, po dalin edhe disa shqiptarë zuzarë, politikanë të opozitës, gazetarë dhe analistë të shitur, përfshirë edhe kryeministrin aktual të Shqipërisë.
Të gjithë këta bashkë janë duke ia rritur apetitet Serbisë për grabitje të tokave shqiptare, duke e bërë gati të pamundur zgjidhjen e konfliktit në Ballkan. Katër gjenocide dhe krimet tjera të vazhdueshme serbe mbi shqiptarët nuk mund të fshihen dhe nuk mund të harrohen.
Nuk ka forcë në botë që mund t’ia marrë Kosovës lirinë e fituar me gjak dhe sakrifica të panumërta…

Xhaferr Deva (1904-1978)
Xhaferr Deva (1904-1978)

The Albanian people understand the Holocaust better than anyone

Unnecessary concern of german ambassador Jorn Rohde

nga Agim Aliçkaj – february 14, 2022 

-Mr. Rohde is sensitive to the Nazi crimes of 8 decades ago, while the Serbian chauvinist political class boasts of its crimes without care from some international representatives or Albanian villains.
The concern of the honorable German ambassador, prompted by the long overdue plan for the restoration of the house with architectural values of the Albanian patriot Xhafer Deva is understandable, although it was unnecessary and does not correspond to reality.
My comment to him on Twitter:
“Please do not worry, Mr. Ambassador. The Albanian people understand the Holocaust better than anyone. They have suffered a version of it, made in Serbia. The so-called “cooperation” of Mr. Deva with the Nazis is that he rescued every Jew who made it to the Albanian lands. The Nazis were for him “a necessary evil” to fight the Serbian occupation and the communists who killed 50 thousand Albanians. I am proud of the fact that my father, Arif Aliçkaj, helped Jews fleeing Serbia and other countries.”
Serbian chauvinists, Titoists, neo-communists, the uninformed, worthless historians and analysts sold to our enemies have risen like vampires trying to tarnish the national image of Xhafer Deva.
But take it from my father, whose sincerity and words carry great weight and value, who as acting Secretary of the Municipality of Deçan during 1943-44, in collaboration with the savior of the Jewish people accepted by Yad Vashem Arsllan Rezniqi, took a direct part in the Albanian nationwide efforts to save the Jews. He said that Xhafer Deva was an ardent, educated, wise and brave patriot, whose ideal was to fight and oust the Serbian occupier, to oppose Serbian-Russian communism, to save and unite the Albanian nation.
Xhafer Deva, like Shaban Polluzha, could not be deceived by Serbian or Albanian communist partisans. He had instilled fear in the Serbian terrorist, chetnik and partisan forces. His “cooperation” with the Nazis, including the meeting organized by them with the Serbian chetnik Kosta Peçanac, was formal, only to please the Nazis, working and acting on the other hand only for national interests. He did not obey the Nazis’ orders to surrender the Jews. For this, he was supported and respected by the Jews and was taken under protection by the American government until his death.
Nazism, to which only communism is close, is one of the greatest evils of mankind. It was the German national disaster. The German nation has repented and apologized hundreds of times for Nazi crimes, punished the perpetrators and assumed the consequences. Its representatives are consumed with conscience and fight against fascist ideas to this day, sometimes exaggerating unnecessarily as is the case with Ambassador Rohde.
On the other hand is the uncivilized Serbian state, whose representatives do not accept the genocides and do not apologize to the Albanians and other peoples of the Balkans for the crimes committed by their generation, with the direct participation of many of them. They openly and shamelessly celebrate and glorify war criminals by building monuments to them and putting their names on the streets and squares.
Some of the international diplomats and mediators seem undisturbed by the inhumane behavior of the Serbs. They, even after numerous failures in the dialogue, continue with absurd demands and pressures on the uncorrupted and independent national government of Kosova, led by President Osmani and Prime Minister Kurti, to make additional concessions to Serbian chauvinists and criminals.
In support of the barbaric Serbian enemy are also lining up few rogue Albanians, opposition politicians, journalists and sold-out analysts, including the current Prime Minister of Albania.
All of them together are increasing Serbia’s appetite for further theft of
Albanian lands and making it almost impossible to resolve the conflict in the Balkans. Four genocides and other Serbian crimes against Albanians cannot be hidden and will not be forgotten.
There is no force in the world that can take away from the people of Kosova their freedom gained through blood and countless sacrifices…

Marre nga muri i Fb i Sylejman Morina, 14 shkurt 2022 

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.