Poezia e parë në gjuhën shqipe nga nga Sadik Bejko

Lekë Matranga (1567-1619)

Lekë Matranga (1567-1619)

Poezia e parë në gjuhën shqipe

nga nga Sadik Bejko

Poezia e parë në shqip është shkruar nga Lekë Matrënga
Lekë Matrënga, i njohur si Luca Matranga, ka lindur më 1567 në fshatin Hora e Arbëreshëvet/ Piana degli Albanesi, ka vdekur më 1619 në Palermo.
Ishte prift dhe shkrimtar arbëresh nga Siçilia, Itali.
Studoi në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë, themeloi në vendin e lindjes shkollë. Libri i tij me emrin E mbsuame e krështerë, shkruar në vitin 1592, përbën dokumentin e parë filologjik të toskërishtes së shkruar dhe të dytin të shqipes, fill pas “Mesharit” të Gjon Buzukut.
Matranga përdori gjuhën shqipe, arbërishten e folur në Piana degli Albanesi, ndryshuar në disa tipare fonetike, në mënyrë që të kuptohej edhe nga arbëreshët e kolonive të tjera. Libri përbëhet nga 28 fletë.
“E mbsuame e krështerë”, e njohur dhe si Dottrina Christiana, u botua në Romë më 1592.
Lekë Matrënga në këtë vepër sjell poezinë e parë në gjuhën shqipe. Poezia, veç të tjerash, ka rëndësi, se gruan, femrën, e përmend që në vargun e dytë të saj….
Figura të mëdha të botës arbëreshe

Figura të mëdha të botës arbëreshe

Gjithëve thëres, kush do ndëlesë,
të mirë të krështë, burra gra,
mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,
se s’ishtë njerii nesh çë mkatë s’kaa;
e lum kush e kujton se ka te vdesë,
e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,
se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
e bën për bljr të tij e për vëlla.
Po e sjellim në gjuhën e sotme:
Të gjithve ju thërras, kush do ndjesë,
Ju të mirë të krishterë burra dhe gra
të shihni meshën me fjalën e Zotit tonë
se asnjeri prej nesh nuk është pa mëkate.
Dhe lum kush e kujton se do të vdesë
Dhe i bashkuar mendërisht me Zotit tonë
Krishti në parajsë atij i bën pjesë
e ka për bir dhe për vëlla.

.

Matteo Mandala - Leke Matranga - Njeriu, koha, vepra

Matteo Mandala – Leke Matranga – Njeriu, koha, vepra

Prof. Mateo Mandala ka bërë një studim mjaft të vlerësuar mbi këtë autor dhe vepër.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook