back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Poetja Arbërore Luçia Albani (1534-1568) – nga Lutfi Alia

Gazeta

Luçia Albani (Vepër e e vitit 1558, e Giovan Battista Moroni - pronësi e Klaudio Albani)
Luçia Albani (Vepër e e vitit 1558, e Giovan Battista Moroni – pronësi e Klaudio Albani)

Poetja Arbërore Luçia Albani (1534-1568)

nga Lutfi Alia

Kapedani arbëror Mikel Laçi, në vitin 1468, emigroi në Urbino, ku u prit nga familja e kontit Federiku III i Montefeltro (1422-1482). (Stefano Andretta, Clemente XI, in Dizionario biografico degli italiani, XXVI, Roma, Istituto dell’Enciclopedia Italiana, 1982). Dy djemtë e Mikel Laçit, Gjergji dhe Filipi ishin në shërbim të Françesko Della Rovere, duka i Urbino, që mori drejtimin e dukatit pas vdekjes të Guidobaldo Montefeltro (1472-1508), i cili nuk la trashëgimtar. Në vitin 1508, duka Françesko Della Rovere ua ndryshoi mbiemrin nga Laçi në Albani, për të theksuar origjinën e tyre albaneze. (Pompeo Litta, Della Rovere di Savona, in Famiglie celebri italiane, vol. 12, Milano, 1834). (Gianluca Montinaro. Fra Urbino e Firenze. Politica e diplomazia nel tramonto dei Della Rovere (1574-1631), Edizione Leo S. Olschki, Firenze 2009).
Me fëmijët, nipat dhe mbesat e Gjergjit dhe të Filipit, dinastia Albani vazhdoi të përfaqësohet me figura të shquara në historinë e Italisë, ndër të cilët Papa Klementi XI; tetë kardinalë në vitet 1570-1801, poetia Luçia Albani (1534-1568); një senator i periudhës monokratike (1624) dhe me 4 princa Albani në vitet 1721-1852.
Gjergj Mikel Albani kishte dy djem, Altobelli dhe Hanibali. Altobelli kishte një djalë Gian Girolamo Albani (1508-1591); ndërsa Hanibali (1530-1581) kishte dy djem Karlin dhe Oracio (1576-1653). Karl Albani (1623-1684) i martuar me markezen Elena Moska, kishte djalë Giovanni Françesko Albani – Papa Klementit XI. Oracio kishte një vajzë Xhulia dhe dy djemë, i madh Hanibali ishte kardinal dhe Prefekt i Bibliotekës së Vatikanit (Pompeo Litta Bumi, Della Rovere di Savona, in Famiglie celebri italiane, vol. 12, Milano, 1834).

Papa Klementi XI (Gjon Françesk Albani) - Stema e Familjes Albani
Papa Klementi XI (Gjon Françesk Albani) – Stema e Familjes Albani

Djali i Altobellit, Gian Girolamo Albani, politikan, jurist dhe kardinal, u vendos në Bergamo. Ai u martua me finsiken veneciane Laura Longhi dhe lindën shtatë fëmijë, katër djem dhe tre vajza. Në vitin 1534, lindi Luçia Albani, të cilës i dhanë emrin e gjyshes nga nëna. Në vitin 1540, vdiq nëna Laura, që vuante nga tuberkulozi. Gian Girolamo Albani u detyrua t’i dërgojë fëmijët në Venecia te gjyshët nga nëna, ku ata ndoqën shkollën e Giambattista Ramnusio, ku jepte mësime breshiani Giovita Rapicio, latinist dhe gramatik italian.
Luçia Albani në përfundim të arsimimit në Venecia, në moshën 15 vjeçe, iu dedikua krijimeve të para poetike, me poezi të thurura në dialektin venecian dhe në latinisht.
Në moshën 16 vjeç, Luçia, pjestare e familjes fisnike Albani, kjo vajzë e bukur dhe e shquar për dhuntitë intelektuale, poetesha e suksesshme e me famë, ishte bërë më e njohur se poetesha tjetër bergamaske, fisnikja bashkëkohore Isotta Brembati (1530-1586).
Lucia Albani në vitin 1550, u martua me kontin Faustino Avogadro (1529-1564) dhe pas martesës u vendosën në Breshia e nga kjo kohë mori dhe mbiemrin Avogadro. (Bortolo Belotti, Storia di Bergamo e dei bergamaschi, 6 vol. Bergamo, Banca Popolare di Bergamo-Poligrafiche Bolis 1959) (Giovanni Cremaschi, Albani Giovanni Gerolamo, in Dizionario biografico degli Italiani, I, Roma, Istituto della Enciclopedia italiana 1960).
Krijimtaria poetike e Lucia Albani u njoh dhe u vlerësua në mjediset breshiane. Sonetet e saj recitoheshin në sallonet e fisnikërisë breshiane, madje e pranuan antare në “Accademia degli occulti” të Breshias, ku me dinjitet dhe personalitet shprehu formimin e saj si poete dhe me diskutime në fushën e filozofisë, si e kanë theksuar biografët dhe kritikët e shumtë letrarë, që kanë analizuar krijimtarinë e saj poetike dhe shoqërore.
Poezitë e Lucia Albani janë lirika që shprehin ndjeshmëri dhe frymëzim neoplatonik, të përqëndruara në meditime mbi dashurinë, si mjet i shprehjes të ndjenjave me vargje të rimuara, sidomos në sonetat, që ishin krijimet kryesore të saj. Krijimet poetike të Luçia Albani u vlerësuan nga poeti Girolamo Ruscelli, i cili përshiu dy nga sonetat e saj, në “Antologjia e poetëve breshianë” e botuar në vitin 1553.
Luçia e bukur, fisnike, e mençur dhe plot dinamizëm dhe entusiazëm rinor, në moshën 16 vjeçe u shqua si poete me krijime të shumta sidomos me sonetat. Në vitin 1553, Luçia zgjodhi 31 soneta dhe i bototi në veprën e parë poetike me titull “Rime”.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.