back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

“Po përpiqem të laj gjynahet e jetës sime…” – Bujar Bakalli rrëfen për Kasem Trebeshinën!

Gazeta

Bujar Bakalli
Bujar Bakalli

“Po përpiqem të laj gjynahet e jetës sime…”

Bujar Bakalli rrëfen për Kasem Trebeshinën!

Desha të ndaj me ty po edhe me lexues të tjerë të kësaj faqeje, ca kujtime të miat ose ma saktë çfarë më ka ngelë mua nga koha si bashkëvuajtës me zotin Kasem Trebeshina.
Nuk di ta shpjegoj arësyen, por di që nuk jemi dashtë reciprokisht…
Ndodhesha në Burgun e Shënvasilit, ose siç e quanin në atë kohë “Përparimit” në Sarandë. I kisha shetitë të gjitha burgjet prej vitit 1975 e deri me 8 janar 1991, por burg si Shënvasili s’kishte më të tmerrtë. Me një heshtje të frikshme dhe prezencë aq të madhe vdekjesh, nuk ka pasë asnjë burg, ndoshta vetëm ai i Burrelit i periudhës 1945-1950. Vdisnin çdo javë 1 ose 2 të burgosur, dhe mund të them se ishte i vetmi burg me kët dinamikë vdekjesh, bile s’di as si ta shpjegoj! Aty u krijua një situatë komplekse terrori ku të gjithë ne të burgosunit pritshim për çdo ditë vdekjen! Komanda çdo muaj e rrethonte kampin me ushtarë sup më sup rreth telave me gjemba. Ne shpesh mendonim se kishte ardhë urdhëri i asgjesimit! Një kukuvajkë na këndonte çdo natë e dukej sikur na ndillte vdekjen, gjë që na drithëronte. Burgu kishte një infermieri, me 4 shtretën, por çuditërisht kishte vetëm aspirina dhe asgjë tjetër! Ushqimi më i dobët në gjithë historinë e burgjeve; thuajse vetëm bukë e ujë e asgjë tjetër, shkurt të gjithë jetonim me makthin e vdekjes. Në këto rrethana ishte dhe Kasemi Trebeshina, edhe ai si gjithë të tjerët priste rradhën e së keqes.
.
Kasem Trebeshina (1926)
Kasem Trebeshina (1926-2017)
Në 1987, na erdhën në atë kamp disa të burgosun nga Qafë-Bari dhe u hapën 2 dhoma të reja. Na lëvizën nga aty ku ishim, dhe mes të tjerëve na kapi lapsi edhe mua me Kasemin, dhe na çuan në njërën nga dhomat e reja që u hapën…
-Bujar, – më tha ai, – do të flemë bashkë… Ti lart dhe unë poshtë!
-Jo, – i thashë – ti Kasem do të flesh lart dhe unë poshtë. Dhe ashtu u bë. Për më shumë se nji vit, fjeta në të njejtin shtrat marinari me Kasemin.
Mbante gjithmonë, ndoshta 10 blloqe të trashë në krevat. Shkruante gjithë natën.
Çdo 2 javë, por ndodhte edhe çdo 10 ditë, komanda na bënte kontrolle. Kasemi 2 a 3 prej blloqe të vetat, i fuste ke kryet e krevatit tim dhe 2 a 3 m’i jepte t’I mbaja me vete në trup. Një herë gjatë kontrollit pata problem me policin e burgut.
-Ç’i ke këto libra? – më pyeti.
-Po i shkruja babës, – i thashë, – prandaj i mora me vete.
Mbas kontrollit, i them Kasemit: -O njeri, po pse mban 20 blloqe e libra te kryet e krevatit?!
Ajo çka desha të theksoj, asht përgjigja që më dha Kasemi:
“Kontribuova shumë në jetë me pushkë në dorë për ardhjen në fuqi të bandës kriminale të Enver Hoxhës, tashti po përpiqem të laj ato gjynahe, dhe po bëj të kundërtën, që të iki nga kjo botë 0 me 0!”
-Kasëm vllai, – i thashë… – e para kjoi që ti po bën është patriotizëm, kurse e dyta është heroizëm…
Kjo ishte dita e parë që e kam dashtë Kasëm Trebeshinën, po e kam dashtë fort!
Kasem Trebeshina gjatë 4 a 5 vjet burgu që unë mbaj mend është shoqëruar vetëm me elemente nationalistë, dhe shoku tij më i afërt emë konfidencial i tij ka qenë Ceno Caushi, një burrë i lartë e i nderuar…
Mund të them se Kasem Trebeshina ka qenë njeri i rrallë, flas nga pozitat e një njeriu krejt i paanshëm. Aty në burg ishim në betejë më vdekjen, e ku vdekjen e kishim përballë çdo çast, dhe para saj ishim të gjithë njësoj.
Por jo, ai shkruante gjithë natën. Sfidues mbi gjithçka… Te një shkrim që kishe paraqitur para ca kohesh lexova disa komente… dhe më erdhi shumë keq. Duket qartë, se ne shqiptarët i vrasim randë njerëzit e lartë dhe i poshtërojmë me mllef e ligësi ata. Të falenderoj për fjalët dhe përgjigjen që i dhe atij shqiptari… se po ta kishte ish bota komuniste, një disident si Trebeshina, do ta nderonte dhe do ta vlerësonte shumë. Ndaj ke të drejtë: asnjë prej shkrimtarëve disidentë rus, sot heroj të Rusisë dhe më gjerë, nuk kanë bërë aq sa bëri Trebeshina ne vendin e vet!
me respekt Bujar Bakalli, New York, 8 gusht 2021
 .

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.