Po në Vlorë ç’deshe në këtë mes-prilli o Kadare? – nga Adriatik Riza Dosti

Ismail Kadare - Vlore ,11 prill 2021

Ismail Kadare – Vlore, 11 prill 2021

Po në Vlorë ç’deshe në këtë mes-prilli o Kadare?

nga Adriatik Riza Dosti

…Kur shkon Ismaili [Kadareja] tek Ismaili [Qemali] ç’nuk të shkon në mend… dhe punon e fantazon mendje e gjorë për mirë e pëer keq…
Edhe pse thonë që Malua për Ismail Qemal ka kohë që njeh Edvin Beun e Tiranës e jo Plakun e mençur e atdhetar të Vlorës… Punë preferencash s’ke ç’bën…
“E bukur kjo Lungomarja që paska bërë Rama!” – tha Malua teksa gjerbte kafene e sabahut buzë Detit të Vlorës…
E bukur, e bukur o Malo, dhe mirë bën që e thua edhe Ti… po sikur ishte më i bukur akoma ai Teatri ynë kombëtar për të cilin ti nuk the asnjë fjalë se si dhe pse e prishi Rama!!
…E kam dashur Vlorën që në adoleshencën time! – tha Malua duke ngrënë një drekë të mirë me peshk të fresket… po edhe Vlora të ka dashur ty o Malo, dhe nuk të do veç sot që i vajte për “qokë” Partie…
“Kisha 20 vjet pa ardhur këtu tha Malua… po pse mo ç’të kish penguar të shkoje në Vlorë… aty e kishe… ç’ne t’u kujtua sot me 11 prill në ditën e vdekjes se kolerës komuniste ku ai pushonte me muaj të tërë në parajsën jugore shqiptare… apo vajte për ta ringjallur?!
Sikur ka nja dy “koincidenca” interesante kjo vizita jote e sotme në Vlorë o Malo… se aty sot ndodhen edhe Rama që po tall bythën me popullin e asaj ane… por po aty ndodhet edhe Meta qëe po i tregon muskujt Edvinit e po e kërcënon se po vodhi votat do t’i presi duart…
“Dikur kam duartrokitur gjëra që s’duheshin duartrokitur! – ju tha vlonjatëve Kadareja… 
Ok o Malo, ok… po sot pse po vazhdon të mbështesësh gjëra që s’duhen mbështetur?!
Aman më qafsh po s’ma the o Malo… Vajte për ta shuar… apo për ta ndezur zjarr në Vlorë?!
Mëe ke je ti kësaj radhe o Malo me hajdutin apo me ndëshkuesin e tij?!
Po si herët e vizitove Vlorën o Malo… sepse behari tamam – tamam siç thonë vlonjatet s’ka ardhur akoma… nuk durove edhe pak a derëzi… të shkoje të paktën në javën e parë të Majit atëhere kur vlonjatët çelin sezonin e tyre të dashurisë me Detin!!
Ore sinqerisht ç’ne kjo dashuri e ringjallur e jotja në moshën e pleqërisë për Vlorën o Malo… A po ku pyesin punët e Partisë për moshë thuaj… Po hë, ç’u bëre do të kenë thënë vlonjatët kur të panë sot diku pranëe asaj zone ku Rama po bënte fushatën e tij e po ju mbushte mendjen atyre edhe për një mandat të tretë… ku ke qenë… pse s’ke ardhur më parë e pse na ke munguar!?
“Po ja, – do të jeshë përgjigjur ti… këtu kam qënë por punëet e Partisë s’më kanë lënë do të vij e t’u takoj si dikur në adoleshencëen time… sot që më tha Partia… Erdha!
Gojëet e liga thonë se vajte në Vlore për të pritur Çmimin Nobel që “dikush” do ta sillte me vapor… se helbete kohë pandemie aropllanët ca herëe vijnë e ca herë s’kanë hiç dëshirë të fluturojnë fare… o Malo!
Ca të tjerë thonë që pas fotografive me Elisën e Veliajn sikur ke filluar të bëhesh edhe më i dashur me gjakun e ri të Partisë… ndaj dhe Tualet Balla i Librazhdit e Ulsiu pi Dibre janë bërë xhelozë aq sa nuk të shkon mendja..
Ca “zhurmëmëdhenj” thonë që Edvini të paska çuar haber e të ka thënë se ja pikërisht tani erdhi koha të më mbështesësh jo thjesht mua por Partinë… pasi atë shtëpinë muze në Gjirokastëer, atë tjetrën në Tiranë e Vajzën Ambasadore në OKB… nuk t’i bëmë as unë e as Erioni, por Partia…!
Dhe për Partinë ti historikisht ke lënë kokën o Malo… të mbahet mend si i shkrove atëhere… ku t’i kërkoj rrënjët e tua Parti… etj, etj 
Edvini në Vlorë e ti pas 20 vjetësh e pas Edvinit po në Vlorë… e pikërisht të dy bashkë në ditën e vdekjes së Komandantit që s’po lini gjë pa bërë për ta ri-ngjallur… Enver ai e Edver ky… aty-aty janë edhe pse ky i sotmi sikur ja ka kaluar atij të djeshmit më duket mua o Malo… por nuk e di ç’mendon ti…
E di pse te pyes se… m’u kujtua një letër publike e jotja para ca vitesh kur ju drejtove Bashës e i the… tërhiqu ti që të zgjidhet Edvini… dhe kjo në të mirë të shqiptarëve e të Shqipërisë[???]
E nuk është çudi që sot t’u thuash e t’u mbushësh mendjen vlonjatëve votoni këtë të Lungomares e jo atë të Flamurit Blu…
Po sot në Vlorë ç’të keshë kurdisur valle o Malo… jo për gjë, por mua ku s’më shkon mendja ndaj dhe rri e rri e pyes veten ç’në Kadareja sot në Vlorë… në 11 prillin e ngordhjes së Enverit… ç’ne në një kohë jo fort të justifikueshme e të përshtatëshme për të vizituar qytetin bregdetar të Shqipërisë… e sidomos ç’ne në të njejtën kohë me Ramën që po bën fushatë për mandatin e tij të tretë…
Jetojmë kohë të liga o Malo… ndaj ku s’të vetë kjo kodosh mendje…
Qoftë pa zarar ishalla, por zor të jetë kështu se ti nuk je i lojtur nga mendja të ri -dashurohesh me Vlorën “tende” pas 20 vjetësh kësisoj…
Nejse çudia me e madhe vetëm 3 ditë zgjat themi ne shqiptarët o Malo… hajd mo po durojmë deri nga e Mërkura sa të marrim vesh tamam-tamam se ç’deshe ti në Vlorë kur aty ishte edhe Shefi i madh i Partisë e i Qeverisë tënde…
Sikur ke shkruar diçka edhe për një Prill të Thyer ti o Malo… apo gaboj unë?
.
Marre nga Muri i Fb i Adriatik Riza Dosti, 12 prill 2021
.
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Hapësirë Debati  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook