back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Plani “Kalergi” – nga Ervina Toptani

Gazeta

Ervina Toptani 2022
Ervina Toptani 2022

Plani “Kalergi”

nga Ervina Toptani

Konti austriak Richard Coudenhove Kalergi.
(nëna japoneze, babai austriak, lindur në Tokio në nëntor 1894)…
kur globalizmi dhe teoria e tij përgatitej 100 vjet më parë.

Nuk po zgjatem me jetën e tij, po hyj drejt e në temë. Dua të sjell në vëmendje librin e dytë të Kalergi-t “Praktischer Idealismus” botuar në vitin 1925. Ky libër nuk është lejuar të përkthehet në asnjë gjuhë tjetër, përveç gjuhës origjinale, gjermanisht, dhe është zhdukur plotësisht nga qarkullimi si një libër i palejuar. Ideja e hedhur në libër (e cila sot quhet ide komplotiste dhe e pabesuar nga qarqe të shumta politike, por e studiuar ndjeshëm duke parë rezultatet) është ajo e ndryshimit të themelit tradicional të shoqërive ekzistuese, elitës historike. Sikurse dhe në librin e parë “Paneuropa” botuar në 1923, të cilit i referohen më së shumti studiuesit, duke mos përmendur e duke mos dashur të analizojnë librin e parë, për arsye që i përmenda më lart, pasqyrohet teoria e zëvendësimit të racës së bardhë me lindjen e një race të re hibride, një përzierje nga bashkimi i racave dhe popullsive, sidomos me dyndjen në Europë e më gjerë, të popullsive afrikane e aziatike. Synimi kryesor i këtij fenomeni nuk është sigurisht vetëm eksperimenti racor, por mbi të gjitha dominimi i kësaj race në të ardhmen dhe ndryshimi i rendit udhëheqës të saj. Synohet kështu eleminimi i demokracisë, e cila në librin e Kalergi-t quhet si një formë kalimtare politike shoqërore, një instrument që shërben për të bërë të mundur zëvendësimin e elitave momentale drejtuese me elitën që po vjen apo që ka ardhur tashmë, atë të eksponentëve financiarë ndërkombëtare, njohur ndryshe si elita aristokrate e bankave.

Richard Coudenhove Kalergi - Pan-Eur-Opa
Richard Coudenhove Kalergi – Pan-Eur-Opa

Në librin e Kalergi-t, pikësëpari theksohet se duhet eleminuar nacionalizmi si diçka e dëmshme për “melting pot”-in e racës së popullsisë së re botërore që vjen. Duke krijuar njeriun hibrid (që më kujton kaq shumë “njeriun e ri” komunist që E. Hoxha krijoi në Shqipëri, e ndoshta ky ishte dhe eksperimenti që bota donte të shihte ato 45 vite skëterre), do të jetë shumë e thjeshtë më pas për “elitën e re financiare” të dominojë ndjeshëm këtë masë popullsie pa asnjë memorie e ndërgjegje kolektive, pa identitet, pa histori e pa shpirt kombëtar. Një racë e re e aftë të pranojë dominimin e pakundërshtueshëm të “padronëve” të rinj, e bindur deri në fund për çdo ndryshim të dëshiruar e të kërkuar.
Që në vitin 1960, Kalergi ia dërgon planin e tij, Bankës Botërore për të menduar unifikimin e monedhës së përbashkët europiane, gjë që erdhi më pas. Po kështu është vepruar me figura e grupe të rëndësishme politike, në lidhje me planin e ndryshimit të rendit botëror, që në fillim viteve ’60 duke sugjeruar bashkimin e Europës dhe heqjen e kufinjve të saj. Të gjithë drejtuesit e rëndësishëm politikë europianë duhet të ishin pjesë e “elitës financiare” ndërkombëtare apo njerëz që ata i kanë përgatitur vetë përgjat viteve. Është e thjeshtë sot, pas kaq kohe, të njohim kush janë liderët kryesorë europianë, cilit “background” i përkasin, në cilat shoqëri apo grupe interesi bëjnë pjesë e çfarë mbrojnë më së tepërmi.
Gjithçka që ne jetojmë sot, ajo që na serviret, që ndodh nëpër botë, luftërat e planifikuara, krizat politike, financiare e shëndetësore, besoj tashmë të gjithë e kuptojmë që janë të planifikuara, sfidat e reja në fusha të ndryshme, janë një skenar i mirëmenduar për ta çuar rrotën e historisë që do të vijë aty ku është menduar të paktën një shekull më parë, por kam arsye të mendoj se mund të ketë qenë edhe më herët se kaq. Ne jemi vetëm spektatorë që rrëmujshëm mendojmë në të voglën tonë për t’u bindur e për t’iu shmangur rrezikut, të cilin e kanë në dorë për ta “menaxhuar” instancat e larta politike, në këtë rast ato ndërkombëtare.
Unë nuk do të ndalem me gjatë në analizimin e teorisë së qartë të kontit Kalergi, por sa më shumë vërej shashka politike, të paktën në Shqipëri, të hedhura për të çorientuar e ngatërruar opinionin publik, aq më shumë besoj fort se pak prej nesh kuptojnë realisht skenarët që janë përgatitur për të ndodhur në botë, sidomos në Europë, si ish-kontinenti me një histori të dukshme nacionaliste në përbërje të tij.
Thjesht për të kuptuar…..
Shkrimi erdhi si dëshirë pas leximit të librit të shkëlqyer të Marco Pizzuti-t “Rivoluzione non Autorizzata”, prof. Matteo Simonetti “Kalergi – la prossima scomparsa degli europei”, dhe një tjetër libri teoriko-analitik shumë të rëndësishëm në këtë respekt, botuar në 1932 “Brave New World” nga Aldous Huxley.
Jua sugjeroj, për këdo që ka dëshirë të thellohet.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.