Pinjollët e Regjimit Komunist… që drejtojnë sot Shqipërinë! nga Ilirjan Blloshmi

Byroja Politike... nji pjesë e të cilëve u eleminuan...

Byroja Politike… nji pjesë e të cilëve u eleminuan…

Pinjollët e Regjimit Komunist… që drejtojnë sot Shqipërinë!

nga Ilirjan Blloshmi

-Edi Kristaq Rama - kryeministër, djali i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Po ashtu nip i anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka.
-Gramoz Kaso Ruçi – kryetar i grupit kuvendor të PS-së. Ish sekretar partie e sekretar i parë i Komitetit të PPSH-së së Rrethit të Tepelenës.
-Taulant Kasem Balla - nënkryetar i grupit kuvendor të PS-së. Babai instruktor i Komitetit të PPSH-së në Librazhd.
-Ilir Hamit Beqaj - ministër i Shëndetësisë. Djali i Hamit Beqajt instruktor në KQ të PPSh-së dhe ndihmës i Nexhmije Hoxhës.
-Ditmir Sulejman Bushati - ministër i Punëve të Jashtme. Djali i sekretarit të parë të komiteteve të PPSH-së në disa rrethe.
-Milva Ekonomi - ministre e Ekonomisë. Nusja e djalit të ministrit të diktaturës, Piro Dodbiba.
-Besnik Mit’hat Bare - deputet i PS-së. Babai i tij ka qenë kryetar dege dhe zëvendësdrejtor i burgjeve.
-Blerina Guri Gjylameti (Maçolli) - deputete të PS-së. Nuse e djalit të ish oficerit e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Robert Gjylameti.
-Besnik Rrapo Dervishi - kryetar i komisionit për informimin, i biri i ish anëtarit të KQ të PPSH-së dhe ministër i përjetshëm.
-Vexhi Adem Muçmata - deputet i PS-së, ish hetues i diktaturës.
-Erion Luan Veliaj - kryetar i Bashkisë së Tiranës. Djalë i dy ushtarakëve të regjimit. Familje enveristësh, si nga fisi i vet ashtu edhe nga nëna, fisi Ormënaj.
-Fatmir Sazai Xhafaj – instruktor i Komitetit të Rinisë. Bashkëshortja vajzë e Hymer Berberit, funksionar në disa ambasada.
-Blendi Pëllumb Klosi - ministër i Mirëqenies. Djalë ushtarakësh të regjimit. Gruaja e tij, Nora Ndue Gega, e bija e oficerit të Sigurimit të Shtetit.
-Ervin Alfred Bushati - deputet i PS-së, nip i persekutorit me damkë Myftar Tare.
-Saimir Bashkim Tahiri - ministër i Punëve të Brendshme. Është nip i oficerit të Sigurimit, Mehmet Kapaj, me profesion bari dhensh. Njihen bëmat e tij në vitet 1966-1982 në Tepelenë, Ersekë apo Elbasan.
-Bledar Melsed Doracaj, drejtor i përgjithshëm i Gjendjes Civile. Është nip i Hysen Doracajt, kryetar dege në MPB në vitet 1975-1986.
-Blerina Doracaj (Shtylla), këshilltare e ministres Milena Harito (Shteto). Bashkëshorte e Bledarit. Është vajzë e oficerit të MPB-së, Ilir Shtylla dhe evidencieres së Sigurimit të Shtetit, Natasha Kamberi.
-Bekim Osman Murati, drejtor i prefekturave në MPB. Është djali i ish sekretarit të parë të Dibrës. Për ata që kanë harruar, shoku Osman Murati ka qenë edhe ministër i Tregtisë në kohën e tollonave, në vitet 1982-1990.
.
Kohe diktature - Koha e Njeriut te Ri

Kohe diktature – Koha e Njeriut te Ri

-Irma Dashamir Bime, drejtore e Arkivit. Bija e oficerit të Sigurimit të Shtetit, i cili ka qenë zëvendëskryetar e më pas zëvendësdrejtor i Punëve të Brendshme në Tiranë. Si injorant që ishte mbiemrin e shkruante gjithnjë gabim në “Bimi” e jo “Bime”.
-Zihni Nazif Bime, shef i burimeve njerëzore në MPB, ish oficer Sigurimi. Xhaxhai i Irma Bimes.
-Besnik Shehu, ish oficer Sigurimi, këshilltar i ministrit Saimir Tahiri.
-Valbona Subhi Kaso, drejtoreshë e përgjithshme në MPB. E bija e oficerit të Sigurimit.
-Julia Arqile Done, drejtoreshë e përgjithshme në MPB. Mbesa e sekretarit të Komitetit të PPSH-së në Tepelenë Fone Done.
-Arben Skëndo, drejtor i SHKB-së në MPB, ish oficer Sigurimi në katunde.
-Fatjola Sokol Lubonja, drejtore në MPB, mbesë e shoferit të Enver Hoxhës me mbiemrin Pullazi.
-Loris Frederik Ymeri, drejtor i kabinetit të ministres Milena Harito. Është djali i drejtori të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1990.
-Milena Fatos Harito (Shteto), ministre pa ministri. Është mbesë e anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Qirjako Harito, si dhe në lidhje me familjen Koleka.
-Bledar Triumf Çuçi, ministër pa ministri. Është nipi i oficerit famëkeq të Sigurimit të Shtetit, Edip Çuçi.
-Endri Përparim Fuga, drejtor komunikimi i kryeministrit. Nip i dy funksionarëve të lartë të regjimit si Myqerem Fuga dhe Iljaz Reka.
-Sonila Llambi Gegprifti (Qato), drejtore e përgjithshme, vajzë e kandidatit të Byrosë Politike dhe ministër.
-Mimi Pjetër Kodheli, ministre e Mbrojtjes. Babai instruktor në Komitetin Qendror të PPSH-së.
-Arian Skënder Kraja, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Babai ka qenë hetues në procese politike.
-Ogerta Dionis Manastirliu, drejtoreshë e përgjithshme. Babai i saj oficer i Sigurimit të Shtetit.
-Fatos Iljaz Reka, ambasador në Maqedoni, ish oficer i Sigurimit të Shtetit..
-Ervin Bilbil Mete, zëvendësministër i Financave, drejtues i partisë komuniste G99. Djali i hetuesit të Sigurimit.
.
Ilirjan Blloshmi Sekretar i Përgjithshëm
Vatra Manhattan Branch
 
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook