back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Peticion: Në nderim të Grave dhe Nanave n’Kampet e shfarosjes

Gazeta

Prof. Sami Repishti
Prof. Sami Repishti

PETICION:

Shkëlqesisë së Tij Dr. Bujar Nishani

President i Republikës së Shqipërisë

Pallati Presidencial
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

I nderuemi z. President;
Ne, të nënshkruemit, ish të persekutuem politikë dhe anëtarë të familjeve të internueme gjatë rregjimit komunist të Shqipërisë (1945-1991) marrim sot inisiativën me kërkue nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, nderimin dhe mirënjohjen zyrtare të viktimave të politikës represive të dëbimit në kampe përqendrimi të mbrendshëm, me dekrete presidenciale, të dhjetra mijëra qytetarve të pafaj – sidomos pleq, gra dhe fëmijë – si akt hakmarrje nga qeveria komuniste kundrejt elementeve demokratë të arratisun jashtë shtetit me qëllim që të evitojnë arrestime, tortura, dënime dhe pushkatime të pajustifikueshme.
Këtu poshtë rreshtojmë listën e familjarëve të internuem për 45 vjet me rradhë në kampet e dëbimit komunist. Njena nga këto viktima të pafajshme ka qenë edhe Zonja Sava Kuqeshi – Zguri, e lindun 100 vjet ma parë dhe që feston kët vit njiqind vjetorin e lindjes së bashku me lindjen e shtetit të pavarun Shqiptar-Tue marrë parasysh dinjitetin e naltë të viktimave dhe nderin e madh që ata i bajnë këto HEROINA Kombit shqiptar dhe lëvizjes së rezistencës anti-komuniste në Shqipëri për 47 vjet me rradhë;
-tue marrë parasysh natyrën barbare të internimeve komuniste dhe vuejtjet e papërshkrueshme të viktimave të përballueme me nji heroizëm që tejkalonte të zakonshmen dhe kurajon e tyne civile, si shembuj të nji qytetarie të naltë dhe koshiente; dhe,
-tue marrë parasysh detyrën tonë morale për nji mirënjohje ndaj Grues HEROINE Shqiptare, fisnikërisë tradicionale të kryqzueme pa faj, të bashkëshortëve, nanave, bijave dhe motrave tona, vuejtja dhe përkrahja e të cilave i ka dhanë lëvizjes demokratike shqiptare në luftën kundër komunizmit përmasën e saj ma njerëzore…

Sava Kuqeshi Zguri (1 mars 1913)
Sava Kuqeshi Zguri (1 mars 1913)

Ne, të nënshkruemit, paraqesim këtë PETICION me të cilin kërkohet:

Dhania e titullit NDERI I KOMBIT,

plakës sot 100 vjeçare,

Zonjës e Nënës Sava Kuqeshi – Zguri,

si përfaqsuese e të gjitha atyne grave dhe nanave shqiptare
që u banë viktima të komunizmit pa asnji faj,
si dhe kurajos civile të jashtzakonshme
që ato treguen gjatë të gjithë periudhës dyzete-e-shtate vjeçare
obskurantiste të viteve 1944-1991.
Me nderime Sami Repishti

(Lista emri dhe mbiemri)
1)Prof. Sami Repishti
2)Jozef Radi
3)Pjerin Ndreka
4)Avni Delvina
5)Arbër Ahmetaj
6)Natasha Lako
7)Darling Vlora
8)Serafina Hasanbelliu
9)Ilir Seci
10)Kolec Traboini
11)Kozeta Këze Zylo
12)Qemal Zylo
13)Noni Thano
14)Lindita Dema Harizaj
15)Dr.Prenjo Ymeraj
16)Juela Sulka
17)Kozeta Mamaqi
18)Pirro Kuqeshi
19)Gëzim Zilja
20)Zenepe Gjabri Kolgjini
21)Shpëtim Brahamaj
22)Markela Sina-Bakalli
23)Magdalena Buzi
24)Ligor Kokali
25)Donika Vokopola-Pojani
26)Marsida T. Najdeni
27)Kastriot Dosti
28)Flamur Bylykbashi
29)Mardena Kelmendi
30)Romina Pano
31)Gramoz Kamani
32)Flutura Mctosh
33)Rita Thanou
34)Entela Hemetsberger Selimi
35)Bashkim Mula
36)Zef Nacaj
37)Bedra Kaba
38)Antigoni Buzi
39)Sabri Xhebexhiu
40)Vlash Krajni
41)Rudolf Gjoka
42)Vera Zhulati
43)Donika Hadzselimoviç – Shehu
44)Ruben Hajnaj
45)Anila Hajnaj
46)Edlira Shehu
47)Alma Zgjani
48)Lumturi Grabova
49)Zenepe Muda
50)Edmond Hasani
51)Mario Kuqeshi
52)Thoma Plasoti
53)Irini Nushi
54)Dritan Neza
55)Aretha A. Franklin
56)Viola Bekridheli
57)Sabaudin Kurti
58)Viola Doko
……………………….
lista e deklarimit të mbështetjes së peticionit do të vazhdojë të plotësohet

Lista e Grave dhe Nënave mbi t’cilën u mbështet Peticioni

Kjo listë  është e hartuar vetëm me kujtesë…
Është lista e Nënave dhe Grave nga familjet ma të njohura shqiptare që kanë jetue për nji kohë të gjatë vetëm në Kampin e Interrnimit në Savër dhe që i kanë rritë fëmijët e tyne pa burra,  sepse ata o ishin vra maleve, o ishin pushkatuar, o kishin vdekur në burgje, o ishin zhdukur ose ishin arratisë jashtë Atdheut… me nji fjalë këto Gra, Nëna dhe Familje shqiptare mund të quhen të marra peng nga regjimi komunist për gati nji gjysëm shekulli!!! (Kjo listë fillestare kishte vetëm 52 emra, ma pas ajo u plotsua dhe u banë 61 emra, dhe së fundi, falë bashkpunimit të mjaft prej bashkvuejtsve kjo listë u ngjit në 75 emra grash, çka tregon përmasat kriminale të diktaturës po edhe qëndresën heroike të këtyre Grave dhe Nënave nga familjet ma të njohura shqiptare…)

Savër 1969 -Brigadë bujqësie me gra të Interrnuara
Savër 1969 -Brigadë bujqësie me gra të Interrnuara

1.Sava Kuqeshi (nga Leskoviku)
2.Caje Merlika (nga Kruja)
3.Velide Çapa (nga Dukati i Vlorës)
4.Vaje Kupi (nga Kruja)
5.Ana Pervizi (nga Skuraj i Kurbinit)
6.Xhina Mirakaj (nga Shkodra)
7.Kune  Mirakaj (nga Iballa e Pukës)
8.Cube Mirakaj (nga Iballa e Pukës)
9.Rukije Dine (nga Maqellara e Dibrës)
10.Sulltana  Dine (nga Maqellara e Dibrës)
11.Mrikë Markagjoni (nga Oroshi i Mirditës)
12.Marta Markagjoni (nga Oroshi i Mirditës)
13.Hajrie Mulleti (nga Tirana)
14.Vocërr Sherifja (Hoxha) (nga Tropoja)
15.Kadife Matjani (Matjani i Lushnjes)
16.Lekani Gjoka (nga Brezhdani i Përmetit)
17.Gjylije Kolgjini (nga Kukësi)
18.Hanife Alla (nga Zgoshti i Librazhdit)
19.Hava  Alla (nga Zgoshti i Librazhdit)
20.Hazize Biçaku (nga Lenia e Librazhdit)
21.Kadife  Biçaku(nga Lenia e Librazhdit)
22.Merushe Plaku (nga Çamëria)
23.Vasfije Dema (nga Homeshi i Dibrës)
24.Tefta Dema (nga Homeshi i Dibrës)
25.Dhemashqini Kokali (nga Aliko e Sarandës)
26.Hatixhe Çeliku (nga Borja e Kuksit)
27.Kafile (Kaloshi) Sina (nga Muhurri i Dibrës)
28.Dije (Pirra) Sina (nga Muhurri i Dibrës)
29.Hane Sina (nga Muhurri i Dibrës)
30.Xhevrije Spahiu (nga Kolesjani i Kuksit)
31.Xhevahire Spahiu (nga Kolesjani i Kuksit)
32.Nine Destanishta (nga Shkodra)
33.Nalo Hoxha (nga Gjirokastra)
34.Sheme Kaloshi (nga Peshkopia)
35.Liçe Kaloshi (nga Peshkopia)
36.Tushe Lamçe (nga Elbasani)
37.Dije Lamçe (nga Elbasani)
38.Lefkothe Anastasi (nga Vllaho-Psillotere e Permetit)
39.Hava Kulla (nga Zemblaku i Devollit)
40.Mynever Kulla (nga Zemblaku i Devollit)
41.Nëna (Ali Kullës) (nga Zemblaku i Devollit)
42.Nëna (Irfan Kullës) (nga Zemblaku i Devollit)
43.Mrikë Gjergji (nga Malsia e Madhe)
44.Afroviti Guvelli (nga Dhivri i Sarandës)
45.Zeqije Agolli (nga Peshkopia)
46.Jorgjica Kënuti (nga Dropulli i Poshtëm)
47.Bute Berisha (nga Tropoja)
48.Aishe Neza (nga Tropoja)
49.Kaliopi Peçi (Leshnicë e Sarandës)
50.Xhemile Cani (nga Peshkopia)
51.Hane Bami (nga Kruja)
52.Feruze Brahamaj (nga Greshica – Mallakaster)
53.Sabrete Asllani (nga Luftinja e Tepelenës)
54.Vezire Taho (nga Starje e Ersekës)
55.Rush Metalia (nga Tropoja)
56.Jalldez Staravecka (nga Skrapari)
57.Qazime Belishova (nga Mallakastra)
58.Lin Tushja (nga Puka)
59.Pashke Sokoli (nga Puka)
60.Mynever Baruti (nga Kolonja)
61.Cyme Osmani (nga Malsi e Madhe)
62.Gjyste Pjetri (nga Malsi e Madhe)
63.Age Franja (nga Malsi e Madhe)
64.Zengjine Laholli (nga Vidohova e Korçës)
65.Resmie Laholli (nga Vidohova e Korçës)
66.Gurie Beli (nga Korça)
67.Nana e Vatnikëve (Prel dhe Gjon) (nga Lekbibaj -Tropojë)
68. Ike Tola (nga Peshkopia)
69.Nëna e Maçëve (Musa, Tomorr e Kujtim) (nga Tirana)
70.Nëna e (Qani Capes) (nga Peshkopia)
71.Nëna e Enver Demirajt (nga Korça)
72.Shadire Selimi (nga Kolonja)
73.Hazbije Molla (nga Skrapari)
74.Nëna e Muço Jahos (nga Konispoli)
75.Gjyste Prenga (nga Malsia e Madhe)

Shenim: Deri me datë 21 mars 2013, ora 23.00; shkrimin me Peticionin drejtuar Presidentit të Republikës e kishin vizituar 14161 persona; lanë shenjën e Pëlqimit 377 persona; e bënë pjesë të tyre kët shënim 99 mure individësh nga me të ndryshmit (me 770 Pëlqime dhe 74 shënime); dhe e deklaruan publikisht mbështetjen e tyre në përkrahje të peticionit për Dekorimin e kësaj nëne heroike 100 vjeçare, hartuar nga Profesor Repisht 58 persona…; gjithashtu u lanë rreth 104 shënime për kët shkrim… (Kërkojmë ndjesë për çdo pasaktësi dhe harresë dhe pranojmë me kënaqsi çdo bashkpunimindhe çdo informacion të ri…)

Related Images:

More articles

5 KOMENTET

  1. Ky petición u iniciua nga Profesori i nderuar Sami Repishti
    dy vite më parë,
    në nderim të nji Gruaje, të nji Nëne Shqiptare
    kur ajo mbushte 100 vitet e jetës,
    po s’ishte fjala vetëm për Atë Nënë
    po për gjithë Nënat Shqiptare që u sakrifikuan nën diktaturë
    e që shumica e tyre sot nuk janë më
    Ata e meritojnë respektin e shtetit ashtu sic kanë gëzuar dikur respektin e njerzve
    Ky Peticion u nënshkrua nga mjaft figura të njohura dhe u përkrah nga qindra e mijra vetë,
    disa prej emrave dhe informacioneve janë të shënuara,
    Ai u botua edhe në mjaft gazeta…
    Po atij Shteti që dikur i dhunonte këto Nëna e Gra
    i ngjan mjaft ky Shtet që heshti dje… që hesht sot… e që sigurisht do të vazhdojë të heshtë edhe nesër…
    Nuk ka beteja të humbura, kur njeriu mbron nji të kauzë të drejtë
    ato vetëm se shtyhet për ca kohë më pas… Asgjë më shumë!

  2. Pershendetje i nderuar z, Repishti!
    Deshirojme shendet e mbaresi per ju dhe familjen Tuaj. Ju falenderojme per kete inisiative dhe njekohesisht ju mbeshtesim. Une qe po ju shkruaj jam familjare e Mandeles Shqiptare: Osman Kazazi, kryer 42 vjet burg politik 1944/1989. E vetme, nje nder pese motrat e Osman Kazazit qe sot eshte gjalle, por shume e renduar nga ana shendetsore eshte Xhevrije Kazazi, e cila si ajo dhe 4 motrat e saj nuk u martuan por ngelen per 42 vjet rresht me trajste ne krah rrugeve per ne Spaç, per t’i çuar ushqimet dhe veshmbathje vellait te vetem te tyre Osman Kazazit, ose siç e therrisnin ndryshe: Lal Osmani. Sygjeroj nese ju do te pranon qe edhe emri i familjes tone t’i bashkengjitet ketij peticioni.
    Duke shpresuar qe peticioni te vleresohet nga Shkelqesia e Tij Z.Nishani per nenat, motrat, bijat qe qendruan heroina dhe i mbijetuan diktatures. Edhe nje here duke ju falenderuar lutem pranoni shprehjen e konsiderates time me te larte per Ju familjen Tuaj dhe per te gjithe nenat e motrat qe i mbijetuan kerbaçit komunist.
    Me respekt superlativ Zamira Bushati (Kazazi)

    • E nderuar znj. Zamira… e kuptoj edhe shqetesimin tuaj dhe vuajtjen tuaj… sigurisht motrat e Osman Kazazit kane qene jo vetem nji shembull dashnie po edhe nji shembull sakrifikimi, problemi eshte se e gjithe kjo perpjekje tashme e shtrime ne kohe, po kapercehet ne heshtje prej shtetit… Dhe ideja e shkrimit dhe e Peticionit eshte e lidhur me faktin se 75 gra dhe nena i kane rritur femijet e tyre ne nji kamp te vetem… dhe sot eshte nji heshtje dhe shperfillje e turpshme nga ana e atij shteti qe flet per liri dhe demokraci… Perpiqu te na kuptosh qe nuk eshte fjala se ne nuk e dime sakrificen e nenes dhe tezeve te tua… po kemi perballe nji sfinks… qe vetem hesht!!!!

  3. Miredita, deshiroj te jeni mire. Me ke bere te qaj pak sot. Ishin lot te mire, sepse kujtova me shume mall momente te bukura qe une kam pasur me shume nga keto nenat, qe ti me mjaft respekt i ke permendur. Ah, keto Nena, ishin Nenat e te gjitheve! E kujtoj me shume malle nenen Xhine kur vinte e pinte kafen me gjyshen time. Nenen Sheme qe padashje, as vete s’e si, s’e kisha kujtuar per shume kohe, me fal! Edhe gjyshet e mija, Lice Kaloshi dhe Xhemile Cane… Jo, nuk paguhet kurre haraci i viktimave te komunizmit, jo vetem ne Shqiperi, po ne asnje vend te botes. Ishte nje jete e mbushur me terror dhe persekutim dhe tmerret e asaj kohe jane dhe do te jene gjihnje te fresketa ne kujtesen e shume Shqiptareve. Kodet penale, shpesh denimet pa gjyq dhe ne mungese te proceseve gjyqesore, kerkonin vdekjen e njerzeve qe quheshin fajtore per konspiracion kunder Partise dhe shtetit. Gjyshes time, Lice Kaloshi, keto ligje e kjo parti ja mori burrin dhe tre djemte e saj; gjyshi im i nderuar, Hazis Kaloshi 48 vjec; xhaxhai im, Asllan Kaloshi 21 vjec; xhaxhai im Ilmi Kaloshi 19 vjec; xhaxhi im, Muharrem Kaloshi ne burg 16 vjec dhe vdiq ne burg ne moshen 19. Te kjo dite, me perjashtim te xhaxhait tim, Ilmi vendndodhja e trupave, e eshtrave te tyre mbetet e panjohur. Gjyshja ime ishte nje heroine qe kurre s’iu perkul jetes dhe fatit te keq, qe neper kenetat e Myzeqese i rriti femijte e saj (ata qe mendonin se ishin me fat pse i shpetuan plumbit, po jo fatkeqsise per jeten qe i priste!) me shume duke i ushqyer me shprese se sa me buke! Pyes veten: cfar do te tonin sot keto nena fisnike per ato pervoja te hidhura dhe ato tmerre te provuara, nese do te mund te flisnin? Po duke mare parasysh zemrat e tyre madheshtore, inteligjencen, guximin dhe miresine e tyre, une mendoj se ato do te na thonin te ecim perpara. Zoti President, nese ndjehet ne lartesine e rolit qe ka, duhet ta aprovoje kete peticion, ose ta kaperceje ne heshtje si deri sot, por per mendimin tim, aprovimi e ketij peticioni do te sjelle shpresen per demokraci te vertete ne Shqiper!; Nje falje zyrtate per viktimat a komunizmit dhe familjet e tre, do te thote ngritje e nje komisioni vertet pajtues, qe te pranoje te hape arkivat komuniste, per te gjithe ata drejtues pergjegjes, te cilet kane kryer krime dhe te lejoje qe ato familje qe pesuan per 50 vite te fillojne nje proces sherimi, sepse vetem keshtu njerzit mund te besojne ne qeverine dhe udheheqesit e tyre!!. Ju faleminderit shume zoti Jozef per respektin dhe nderin qe iu beni ketyre heroinave, qe sot shumica e tyre jeton vetem ne kujtimet tona…gjithe te mirat dhe respekt.

  4. Jozef Radi, ju pershendes per kete peticion! Zoti President po te jetë me zemer dhe nese ka gjak ne trup, duhet te marr parasysh kete kerkesë per ato nena qe kanë renë ne paqe dhe s’janë me, per ato motra dhe vajza qe kanë jetu ne ate ferr te komunizmit, ne ate sketerrë te pafund…e mbështes këtë peticon! Me respekt….

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.