back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Pesë vjetori i ndamjes nga jeta i Robert Elsiese, Bir i Thethit – nga Zef Manima

Gazeta

Dr. Robert Elsie (1950-2017)
Dr. Robert Elsie (1950-2017)

Pesë vjetori i ndamjes nga jeta i Robert Elsiese, Biri i Thethit!

nga Zef Manima

Pesë vjetori i ndamjes nga jeta i hebrejit, Biri i Thethit!
Dr. Robert Elsie (leu në Kanada, 29.06.1950 – 02.10.2017, në Theth),
Përkthyesi n’anglisht i “Lahutës së Malcis” të At Gjergj Fishtës

Varri i Robert Elsiesë në Theth-Fushë
Varri i Robert Elsiesë në Theth-Fushë

Të dashtun temalas, shllakas, dushmanas, toplanas, thethjanë dhe mbarë kush i thotë bukës – bukë! U bane pesë vjet i ndamjes prej ksaj jete kanadezi-hebre, Dr. Robert Elsie, nji mik i kombit shqiptar, por edhe i jemi personalisht. Ka arsye të madhe ta kujtojnë Temali, Dushmani, Shllaku, Toplana, Thethi dhe mbarë Trojet Etnike të Shqipes!
Ja pse duhet të kujtohet Dr. Robert Elsie:
1.Ishte nji nga dy përkthyesit n’anglisht i Poemës Kombtare të “Lahutës Malcis” së At Gjergj Fishtës!
2.Albanolog i shquar, foli dhe shkruejti në shqip dhe anglisht, libra mbi fiset, mbi rracën, mbi etno-kulturën, historinë e Maleve dhe të fushave shqyptare.
3.Ishte mik dhe vllai i shqyptarve, kryesisht i Malcorve të Veriut, i Thethit në veçanti!
4.Nuk mori asnji nderim simbolik nga Albanologjia, Letërsia, Historia dhe Etno-Kulturologjia, nga Akademia e Tiranës dhe e Prishtinës!
5.Asnji nderim shtetnor honorifik nga Presidenca dhe Kryeministria apo ministritë përkatëse!
6.Pse gjithë kjo Heshtje ndaj Tij?
7.A thue gaboi, mëkatoi Dr. Robert Elsie, në Përkthimin n’anglisht, si gjuhë mbarë botnore të kryeveprës së vetme kombtare e 15.563 vargjeve, te “Lahuta e Malcis” sikurse kolegu i tij i hershëm, i ndjeri, Martiri, Shenjtori, Imzot, Prof. Jul Bonatti (Shkodër, 24.05.1874 – Durrës, 05.11.1951), përkthyes i Lahutës n’italisht, qi pësoi vdekje kanibale-horror të organizuem nga hetuesia enveriste-sllave-komuniste e Ministrisë Brendshme Tiranë; mbi trupin e Tij për së gjallit, i shqyem nga dhambët e “të sëmurve psihikë” në Spitalin Psihikë të Durrsit)?
8.Pse heshti Nderi i Kombit – I. Kadare për kët sjellje fyese të autoriteteve albanologe, akademike/qeveritare dhe presedenciale ndaj Dr. Robert Elsie? A thue u fyen vllaznitë e tij sllavo-greke?
9.A gaboi qi foli hapun edhe për krijimtarinë e Kadaresë jashtë kontureve ideologjisë komuniste sllave-enveriste?
10.Pse tmerrohen Tirana-Prishtina prej përkthyesit Robert Elsie?
11.Mos i ka shqetsue jeta private sikurse e Dr. Franc Nopças?
12.Pse gjithë ky trajtim kompleks – paragjykues nga Tirana Zyrtare ndaj ktij albanologut të madh kanadez?
Arsyeja që na shtyn asht se heshtja shkakton kombit dhimbje!

Robert Elsie (1950-2017)
Robert Elsie (1950-2017)

Lahuta e Maleve qi sot asht shue krejt O vllazën e motra!
Përkthyesin Prof. Robert Elsie e nderojnë me pastërtinë Krojet dhe Shqiponjat e maleve: – Bijtë e Dedë Gjo’Lulit (Tre herë Fatos i Kombit) dhe të Prekë Calit – Malcorët e Thethit, Princat e Maleve, qi me qirinj, me kryq, me lutje në Zot dhe me kunorat që ja vendosin çdo vjet te vorri i tij në Theth në qetsinë e përjetshme të Bjeshkve Lahutare!!
Duke nderue Dr. Elsienë kemi nderue Kulturën e Kombit, Kontributin e jetës së Tij për Shqypnin dhe për frymzim nga shqyptarët dhe studjuesat në breza!
Mos u harroftë e Pushoftë në paqen e Maleve të Lahutës, së Krismave kundër turkut e sllavit dhe tradhtorve të kombit – liderve të partive të aktuale të PS-PD!
Prekë Cali – Nderi i Kombit ndjehet i qetë se pushon në Përjetsi pranë Tij, në Logun e Thethit – në Lterin e Amëshimit – Malsori i Thethit dhe Biri i Kanadasë, albanologu i Madh – hebreu, Dr. Elsie!
Vendosni lule dhe ndizni qira, o k/bashkiakë, albanologët dhe rektorja e Universitetiti të Shkodrës e mbarë studjuesve, te vorri i hebreut, Dr. Elsie
Shoqata Atdhetare – Kulturore “Shllak-Dushman-Temal”.
E përgatiti me dashni e Mirënjohje – Zef Manima
E diel, 2 tetor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.