back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Përtej problemeve me Latinishten… – reagim kritik nga Genc Hoti

Gazeta

Libra të shkruar në latinisht
Libra të shkruar në latinisht

Përtej problemeve me Latinishten…

reagim kritik nga Genc Hoti

Kohët e fundit në tregun e librave ka dalë një libër spekulativ që kërkon t’u mësojë shqiptarëve në mënyrën më të shtrembër pozicionin e shqipes kundrejt latinishtes dhe italishtes. Sa çfarë kapaciteti intelektual disponon autori, do ta kuptoni nga rreshtat e mëposhtëm. Nuk pres reagime nga çdo shqiptar, por të paktën familjet e vjetra shkodrane duhet ta dinë pak si më saktë këtë problem në saje të aktivitetit që gjyshërit apo stërgjyshërit e tyre kanë pasur me Apeninet.
Emrin e autorit dhe titullin e librit nuk dua ta përmend, por rreshtat e mëposhtëm janë pjesë e një studimi mbi pozicionin e gegërishtes në kohën e sotme.
.
Gramatika Latine -1938
Gramatika Latine -1938
Sipas autorit: “Dihet se latinishtja përcolli të dokumentuar periudhën e lavdisë së Perandorisë Romake dhe vdiq bashkë me të, dhe të dyja mbetën në letër./ Latinishtja është pranuar si një gjuhë reference për shumë gjuhë të tjera europiane, po vetë latinishtja ku e ka zanafillën e saj? Si u krijua ajo? Pse rrojti kaq pak? Pse një gjuhë e vdekur në moshën e një xixëllonje gjuhësore u bë aq e famshme? Pse vdiq ajo? Këtyre pyetjeve mund t’u përgjigjet vetëm shkenca e etimologjisë e bërë sipas teorisë se embriomorfemave dhe vetëm kjo teori mund ta zbardhë enigmën e ngjizjes, ekzistencën dhe vdekjen e latinishtes…” (fq. 3)
Qysh në këto rreshta… është treguar tmerrsisht i paditur, e as që duhet vënë në diskutim, por shkurtimisht dua ta sqaroj se problemet mbi latinishten jo vetëm që nuk janë kështu, por ato janë jashtëzakonisht më ndryshe nga ato çka pretendon autori… Po ai… kërkon të krijojë një situatë kohore të favorshme për idetë e veta kur ndanë latinishten nga italishtja dhe të fusë në mes të dyjave shqipen! Për rastin e romakëve, autori pretendon se është ilirishtja ajo që i ka dhënë suportin e zhvillimit latinishtes, ndërsa për rastin e italianëve është shqipja ajo që i ka dhënë indicje italishtes. Por, e gjitha kjo është një mashtrim ordiner për gjënë më të thjeshtë fare:
.
Tekste shkollore të Latinishtes ne shkollat e mesme para 1944,
Tekste shkollore të Latinishtes ne shkollat e mesme para 1944,
Së pari, latinishtja është gjuha më jetëgjatësinë më të madhe deri më sot në Historinë e Njerëzimit, të paktën 2500 jam unë në gjendja ta vërtetoj praktikisht me librat e botuar përgjat shek. të XVII-XVIII-XIX-XX dhe që ndodhen në bibliotekën e gjyshit tim nga nëna, në Shkodër dhe në bibliotekën time këtu në Tiranë, pikërisht të shkruara në gjuhën latine.
Së dyti, se si ka lindur latinishtja duhet më ditë më së pari ekuacionin e lindjes së gjuhës së shkruar në shkakun dhe autorësinë e saj, gjë që e shpjeguam për helenishten e hershme të kohës së Solonit, dhe që nuk ka asnjë arësye pse të ketë ndodhur ndryshe në Romën e Dymbëdhjetë Tabelave. Pra Ligjet e Dymbëdhjetë Tabelave duhet të përbëjnë shkakun e lindjes së latinishtes me autorësi priftërinjtë politeiste të asaj kohe në Romën para Konsullore (shek. V-IV Para Kri.), kohë në të cilën ilirët akoma nuk kishin dalë në skenën e Historisë dhe nuk dinin abc e civilizimit njerëzor.
Së treti, vazhdimi i latinishtes nuk ka asnje lidhje me Perandorinë Romake dhe ajo ka vdekur vetëm për mendjet gjysmake të pseudoshqiptarëve me prejardhje të dyshimtë njerëzore.
Gjuha Latine ishte e pranishme në të gjithë politikën Europiane Feudale, pasi lidhja me Selinë e Shenjtë ishte një domosdoshmëri jetike për to.
Së katërti, gjuha zyrtare e Selisë së Shenjtë nga shek. I-rë deri në mesin e shek. të XX-të, ka qenë latinishtja. Të paktën familja jonë ka pasur nderin e jashtëzakonshëm të ketë në bibliotekën e saj përshëndetjen e Papës Benedikti XV-të më 1928, kur është martuar gjyshi im nga nëna, Kolë Laca me Cecilia Laca (Kaçulini), e cila ka qenë e shkruar në gjuhën e Shenjtë Latine (foto), çka tregon më bindshëm se çdo gjë se gjuha latine është prezente edhe përgjat gjysmës së parë të shek. të XX-të.
.
Akti martesor i Kolë Lacës me Cecilia Laca - Kaçulini, në latinisht nga Papa Bendikti i XV
Akti martesor i Kolë Lacës me Cecilia Laca – Kaçulini, latinisht nga Papa Bendikti i XV
Së pesti, gjuha latine është mësuar në të gjitha shkollat e mesme në Shkodër deri më 1944, dhe u hoq me ardhjen e komunizmit më 1945. Të paktën nëna ime i ka të ruajtura me një fanatizëm të skajshëm, edhe pse sot i ka kaluar të 92 vjetët (fotot) tekstet mësimore të asaj kohe, të cilat im atë i vendosi në bibliotekën e tij kur u martua më 1952. Ndërsa deri më 1992, të paktën, gjuha latine mësohej në Universitetin e Tiranës (fotot).
Së gjashti, dinamika e Gjuhës Latine në Itali është pak më e ndërlikuar, sepse ne shqiptarët i kemi mësuar këto probleme sipas mësimeve të Ismail Kadaresë dhe Alfred Uçit, të cilët i kanë kopjuar nga Enciklopedia e Madhe Sovjetike, por unë kam tentuar t’ja u kthelloj trurin bashkeatdhetareve të mi me artikullin “Dante Alighieri, Laicizmi dhe Kisha Katolike, po shqiptarët!”
Nuk ekziston një vijë ndarëse midis latinishtes dhe italishtes që të mund të nënkuptosh një “vdekje” të pretenduar të latinishtes, por ekziston një lindje e italishtes vulgare, por dhe kjo e gjitha sipas një propagande jo shumë të saktë. Në këtë pikë ngatërrohet me dashje lindja e italishtes vulgare me lëvizjen laike të inicuar nga Selia e Shenjtë. E para fillon që në shek. e VIII, me historianin Paul Diacre (720-799) autorin e Kronikave Lombarde, shkrimtarin Liutprand (920-972) dhe një sërë poetësh italianë nga J. Lentini (shek. XIII), Ch. Davanzati (1230-1280), G. D’Arezzo (1230-1294), etj, etj, përpara se të vijmë tek poeti Dante Alighieri (1265-1321) përfaqësuesi i italishtes, sipas shkollës bolshevike; ndërsa lëvizja laike fillon me poetin françeskan Jakopone da Todi (1236-1306) për të arritur tek laicizmi i Dante Alighierit. Në këtë proces historik as që bëhet fjalë për vdekje të Latinishtes së Shenjtë, por për një lindje të italishtes vulgare në kontakt të drejtëpërdrejtë me latinishten dhe kalimin e italishtes në një gjuhë moderne. Se çfarë pune ka këtu gjuha shqipe, hajde dhe merre vesh.
.
Tekste shkollore universitare te latinishtes
Tekste shkollore universitare te latinishtes
Së shtati, shqiptarët duhet të dinë një gjë që nuk ju a kanë thënë vetëm e vetëm që t’i sorollasin në botën e historisë: banorët e sotëm të Shqipërisë dhe Kosovës janë grupi i tretë popullor që jeton në këto troje, pasi më përpara kanë jetuar dy popullata më të hershme të cilat janë zëvendësuar nga pasardhëset. Kjo do të thotë që dardanët e djeshëm nuk janë kosovarët e sotëm (pas 1500 ata u çvendosën në trojet e sotme të shtetit shqiptar – tropojanët, mirditorët dhe pukjanët e sotëm. Vendin e dardanëve të djeshëm e zunë ilirët e Kroacisë, Bosnjës, Serbisë), apo ilirët dhe epirotët e djeshëm nuk janë shqiptarët e sotëm (shumica e tyre kanë populluar Greqinë, Apeninet dhe bregun Dalmat). Kështu që në këto lëvizje kanë qenë banorët autoktonë të gadishullit që kanë sjellë copa gjuhësore në trojet ku sot jetojnë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri.
.
Filip Fishta - Henrik Lacaj - Fjaluer Latin
Filip Fishta – Henrik Lacaj – Fjaluer Latin (1942)

Marrë nga Muri i Fb i Genci Hotit, 24 shtator 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.