back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 19 Mars, 2024

Përmbytet Biblioteka Kombëtare – 12 mijë libra të damtuem – opinione të shqetësuara

Gazeta

Tragjedia e Bibliotekes Kombtare - Qershor 2018
Tragjedia e Bibliotekes Kombtare – Qershor 2018

Përmbytet Biblioteka Kombëtare – 12 mijë libra të damtuem

Opinione të shqetësuara

Irhan Jubica

Mbas zjarrit të pak kohëve ma parë, përmbytet kati i parë i Bibliotekës Kombëtare të Shqipnisë, tu’ damtue, sikurse raporton Përsiatje, 12 mijë libra.
Përpara betonizimit të Sheshit Skënderbej, nuk ka raportime të përmbytjeve as në Bashkinë e Tiranës e as në Bibliotekën Kombëtare.
Se çfarë vlere ka çmimi që “Spanja” i dha Sheshit, e dëshmojnë fotot e maposhtme.
Tash ka mbetë që mbas Teatrit Kombëtar që rrezikon me u shembë ose me u djegë, Bashkia me shembë edhe Bibliotekën Kombëtare me argumentin e përmbytjeve.
Gjatë historisë 106-vjeçare të shtetit, Shqipnia ka pasë shumë drejtues aksidentalë të kulturës, por asnji prej këtyne aksidenteve nuk ka qenë ma fatal për kulturën shqiptare sesa drejtuesja e tanishme.
Prokuroria e Përgjithshme, apo edhe ajo e Tiranës duhet me nisë hetimet dhe me kërkue ndëshkimin e përgjegjësve të damit të shkaktuem nga përmbytja në Bashkinë e Tiranës e sidomos në Bibliotekën Kombëtare.
Hetimet kryesisht munden me u nise edhe mbi raportimet ne media. Çështja mundet me qenë: dëmtim i pasurisë publike, si dhe dëmtim i vlerave të trashëgimisë kulturore.
Juristët munden me e mbështetë në nenet e ligjeve përkatëse.
.
Tragjedia e Bibliotekes Kombtare - Librat e Visar zhitit
Tragjedia e Bibliotekes Kombtare – Librat e Visar Zhitit

Eda Agaj – Zhiti

Ç’keqardhje e madhe për 12.000 librat e lagur në Bibliotekën Kombëtare nga përmbytja e fundit!, Ja, ja mes titujve si të përlotur, gjeta një libër me poezi të Visarit, e pashë në fotot që kanë hedhur në FB. Është “Thesaret e frikës”, poezi.
Kujtoj që Visari u dënua për poezi e megjithatë edhe në burg shkruajti fshehurazi. E ku nuk i fshehu, në kashtën e dyshekut, në thesin e ushqimeve, në opinga, ia rroposën shokët, pa e ditur se ku, edhe nën tokë. Mbrojtja e tyre ishte sakrificë dhe mrekulli.
Që të mos zgjatem, poezitë nga burgu dolën “pa u lagur”, jo vetëm të Visarit… dhe kanë arritur dhe në Bibliotekat e Romës , të Vatikani, etj, deri në Bibliotekën e Kongresit Amerikan.
Kur mendoj se janë largur 12.000 libra mbrëmë, ç’keqardhje e madhe, përsëris, dhe përgjegjësia bie mbi të gjithë, në fund të fundit.
Në pyetësorin e Prustit bëhet dhe kjo pyetje: nëse do të kishte njē apokalips, cilët do të ishin tre librat qē do të merrnin në Arkën e Noes? Ja, unë i mora tre librat e burrit tim, megjithëse të lagur… Janë dhe në kujtesë si dikur…
Por kjo keqardhje, kjo dhëmbje, fantazia, përgjegjësitë etj, – më tha Visari, – do të na risjellin shpëtimin, bibliotekën madhështore me arkitekturë si te Jorge Luis Borges. Amen!

Erald Kapri

Projekti i Sheshit Skënderbej shpenzoi disa milionë euro vetëm për të mbledhur ujërat e shiut. Me shiun e parë, 12 mijë libra të Bibliotekës Kombëtare dhe Arkiva e Bashkisë pothuaj u shkatërruan. A po nis prokuroria ndonjë hetim për këtë? Kush do mbajë përgjegjësi?! Apo juria e Barcelonës që dha çmim të parë…
.
Tragjedia e Bibliotekes Kombtare - Qershor 2018
Tragjedia e Bibliotekes Kombtare – Terja e Librave – Qershor 2018

.

Kastriot Dervishi

Eshtë depozita e nëndheshme e ujit përgjatë gjithë vijës së pallatit tē kulturës, e cila ka nisur një proces që nuk do ndalojë. këto depozita uji të ndërtuara pa miratimin e dijeninë e bibliotekës, kanë dëmtuar murin perëndimor ku ruhen librat. E keqja vetëm sa ka filluar.
 

Virion Graçi

Ky vend ka vdekur me kohë… Varrimi është proces i gjatë historik…
 

Sami Milloshi

Duket se janë pasojat e kalkulimeve të mangeta për çfarë ka ndodhur me hapësirën nëntokësore të sheshit. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi ligjore.
Në keto 25 vjet,mund të ishte bëre një Bibliotekë për se mbari si në gjithë Botën e qyteteruar. Por, nuk kanë dashur se janë të zenë se si të bëjnë milionat për xhepat e tyre.
Ata meritojnë karriken elektrike…
 

Jozef Radi

Sa shumë dashuri që ka ky shtet për teatrin e ri që kërkon të ndërtojë për Kryeqytetin… Po mirë, Biblioteka krejt aty afër është pse ka kaq pak dashuri për Bibliotekën shteti…
.
Tragjedia e Bibliotekes Kombtare - Qershor 2018
Tragjedia e Bibliotekes Kombtare – Qershor 2018

Hasan Bello

Biblioteka apo teatri? Kjo është çeshtja? Biblioteka miq! Sepse teatri është për kombe të civilizuar, me ndërgjegje kombëtare dhe qytetarë të konsoliduar, është një lloj luksi për shoqërinë tonë ende të paemancipuar. Ndërsa biblioteka është rruga që të çon drejt një kombi që e din se çdo të thotë teatër…
A e dini ju se kjo Bibliotekë, së bashku me Arkivin e Shtetit janë të vetmet vende të shenjta të kombit shqiptar? A e di ju se seicili prej nesh ka aty një pjesë të tijën? A e dini ju se rinisë shqiptare s’i ka mbetur më alternativë tjetër, veç facebook-ut dhe kafeneve?
 

Namir Lapardhaja

Këta që ankohen për kullat në Tiranë, mos të flasin fare për librat e Bibliotekës Kombëtare.
Ja, e shihni, pse duhen kullat, kështu që…!!
.

Lavanderia e Larjes dhe Tharjes ne Biblioteke Kombetare
Lavanderia e Larjes dhe Tharjes ne Biblioteke Kombetare

 

 
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.