Periudha e shkollave të Ernest Koliqit në Kosovë – Pjesë nga një raport i vitit 1953, për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Shkollë fillore në Suharekë (1942-1944)

Shkollë fillore në Suharekë (1942-1944)

Periudha e shkollave të Ernest Koliqit në Kosovë

(Pjesë nga një raport i vitit 1953,
për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA),
me temën “Pakica shqiptare në Jugosllavi”)

Ernest Koliqi (1901-1975)

Ernest Koliqi (1901-1975)

“…Pas tridhjetë vjetësh robërie, grupet e mësuesve dhe të misionarëve vullnetarë që u dërguan në Kosovë nga qeveria shqiptare ishin të parët që iu drejtuan kosovarëve në gjuhën shqipe. Kështu, shkollat shqipe nisën punën në Mitrovicë të Kosovës; në Prizren u hapën shkolla e mesme e ulët dhe një gjimnaz, një shkollë normale në Gjakovë, e në Prishtinë një shkollë e mesme e ulët dhe e naltë normale me konvikte për 500 nxënës.
Në shkollat e sapohapura fillore në fshatra u punësuan mësues shqiptarë. Por, derisa në Kosovë brenda një periudhe të shkurtë kohore kuadri i mësuesve u rrit shumë, në vetë Shqipërinë ai u zvogëlu, duke qenë se qeveria e Zogut nuk kishte parashiku kurrë domosdoshmërinë e një kuadri të gjerë të mësimdhënësve.
Gjatë kësaj kohe u bë një studim i plotë i ligjeve administrative serbe në mënyrë që ato të mund të sinkronizoheshin me ligjet shqiptare. U krijue një sistem i tërë administrativ që përfshinte gjykatat, forcat e armatosura dhe policinë në fshatra, organizata sportive, kampet verore për të rinjtë, etj. Për më tepër, pesëmbëdhjetë bursa u krijuan për studentët që dëshironin të vazhdonin studimet e tyre në një universitet të huaj. Qëllimi ishte të arsimoheshin për të ardhmen një numër i caktuar specialistësh që do të familjarizoheshin me frymën e kulturës [X].
Me këmbënguljen e qeverisë për zhvillimin e arsimit publik, midis viteve 1941 dhe 1944, në shpirtrat e kosovarëve, te mësuesit, te zyrtarët dhe në veçanti te studentët, u mboll fryma e nacionalizmit. Inspektoratet dhe drejtoritë e arsimit publik dhe shkollat e nivelit të mesëm, kishin biblioteka të shumta të pajisura me libra me materiale në gjuhën shqipe për lëndë diturake të të gjitha llojeve.
Më shumë libra në gjuhën shqipe u botuan në Kosovë, sesa në Shqipëri gjatë gjithë pavarësisë së saj. As në shkollat fillore, midis zyrtarëve të qeverisë, nuk u ndi mungesa e librave. Serbët dhe malazezët u ankuan se qeveria nuk kishte hapë numër më të madh të shkollave fillore serbe. Arsyeja për këtë ishte se sllavët kurrë nuk kishin kërku zyrtarisht që të bëhej kjo gjë…”
.
Marrë nga muri i Fb i Agim Morinës, 8 gusht 2021

.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook