Përgjigje e Letrës së Kujtim Cekanit nga Komisioni E.U.

Flamujt e Komisioni Europi

Flamujt e Komisioni Europian

Përgjigje e Letrës së Kujtim Cekanit  

nga Komisioni E.U.

Para disa ditësh Qytetari Kujtim Cekani
i drejtoi nji leter Komisionerit Johannes Hahn
ku shprehte shqetesimin per moshapjen e Dosjeve
dhe manipulimin e procesit te Lustracionit ne politiken shqiptare.
Nji shqetesim qe nuk eshte thjesht i tij,
por i çdo qytetari qe kerkon qe jeta politike dhe ajo administrative
te pastrohet nga gjithe ata njerez qe i kane sherbyer
makines kriminale te dikatures komuniste.

Pergjigja e Komisionerit Europian

Pergjigja e Komisionerit Europian

Ares, 4 dhjetor 2015

I nderuar Z. Cekani,
Faleminderit për letrën që ju drejtuat Komisionerit Johannes Hahn në nëntor, në të cilën ju ndani disa shqetësime lidhur me procesin e demokratizimit dhe drejtësisë për krimet e kryera gjatë diktaturës komuniste.
Komisioneri Hahn më ka ngarkuar mua që t’ju përgjigjem. Sqaroj se Shqipëria është kandidate për anëtarësim, dhe se ajo është duke kaluar nëpër procesin e Stabilizim Asociimit, dhe çështjet që lidhen me funksionimin e demokracisë, gjyqësorit dhe të drejtave themelore janë vendosur në mënyrë të rregullt në qendër të angazhimit nga ana e Komisionit Europian.
Komisioni është duke u mbështetur me të gjitha instrumentet e veta, të monitorojë dhe të mbështesë konsolidimin dhe funksionimin demokratik të shtetit të Shqipërisë, si dhe fortifikimin e përgjithshëm të qeverisjes të siç edhe ju e përmendni në letrën tuaj, vendi është konfrontuar edhe me çështjen e Hapjes së Dosjeve të ish-Shërbimit të Sigurimit të Shtetit që operonte nën Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Komisioni e vuri në dukje dhe në prill të vitit 2015, u miratua një legjislacion përkatës. Themelimi i trupit që do të mbikëqyrë zbatimin e kësaj iniciative do të jetë një hap i rëndësishëm.

Juaja Sinqerisht,
Michella Matuella

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook